PS mbyll fushatën elektorale në Durrës, Rama: Ndjesa e Xhelal Mziut e detyruar nga PD që s’ka kërkuar falje për Elbasanin! Prita që Likja të marrë sëpatën për kandidatin e vet (VIDEO)

Në stadiumin ”Niko Dovana”, në prani të shumë simpatizantëve e mbështetëse, kreu i PS-së, Edi Rama mbylli fushatën elektorale në Durrës. Ndërsa përmendi punët e bëra gjatë dy mandateve qeverisës, Rama i kërkoi votën  durrsakëve duke i premtuar se PS do bëjë për Durrësin më shumë nga sa është bërë në 100 vite.

Ai u ndal edhe njëherë te thirrja e rëndë për terror e vrasje e Xhelal Mziut dhe më pas te ndjesa e tij, për të cilën tha se ishte e detyruar nga frika nga PD. Për këta të fundit, Rama tha se nuk kanë kërkuar akoma falje për ngjarjen e rëndë në Elbasan, ku u vra Pjerin Xhuvani nga ish-polici i RENEA-s Arbër Paplekaj, pjesë e strukturës së armatosur në PD të vetëshpallur si mbrojtës së votës.

Rama përmendi edhe kandidatin e LSI, Etjon Joka, i cili u filmua duke blerë vota, ndërsa ironizoi duke thënë se kishte pritur që Meta të rrëmbente sëpatën për t’i prerë duart, pasi vetë ky i fundit ka deklaruar se “do t’i pritet dora kujtdo që prek një votë”.

Kryesocialisti nuk la pa ironizuar as opozitën, ku mori shembullin e Porto Romanos kur vendi mbulohej nga plehrat, për ta paralelizuar me kundërshtarët e tij politikë. Duke i quajtur këta të fundit “derrat dhe lopët e Porto Romanos”, Rama tha se shqiptarët duhet t’i paketojnë ata bashkë, që t’i marrë lumi i historisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:13
Rama ironizion opozitën: Derrat si dinozaur dhe lopët si krokodilë, paketojini bashkë dhe lërini t’i marrë lumi i historisë

 

I pranishëm në Durrës, në mitingun përmbyllës të fushatës elektorale të PS në këtë qark, kreu i PS-së, Edi Rama, nuk la pa përmendur investimet e bëra nga qeveria e drejtuar prej tij në këto 8 vite. Rama përmendi edhe Porto Romanon, ku tha se atje ku dikur grumbulloheshin plehra dhe rrinin ‘derra si dinozaur dhe lopë si krokodila, tashmë do të jetë ekoparku më i bukur i Ballkanit. Po ashtu ai nuk la pa ironizuar opozitën, ku tha se ‘derrat si dinozaur dhe lopët si krokodila’ duhen paketuar bashkë që t’i marrë lumi i historisë.

“Në Durrës ka akoma shumë familje që presin sepse ka akoma shumë ndërtesa që duhen ndërtuar thellësisht, por ka akoma plot familje që presin të futen në apartamente krejt të reja, të gjithë ata që kthehen në apartamentin e ri do kenë dhe një lagje ku do jetojnë si në mes të Europës. Tani kjo do pak kohë, por ne nuk kemi lënë askënd në rrugë. Apartamentet e reja do të jenë 100% falas, do jenë apartamentet më të bukura të Durrësit. Ne sot i kemi të gjitha arsye që të jemi krenar, sepse sot, pas 100 vjetësh, rubinetët në Durrës nuk fishkëllejnë kur i hap, por ka ujë në të gjithë territorin. Objektivi i ujit 24 orë është thjesht çështje e punës që është për t’u mbaruar. Për plehrat ju kujtohet në Porto Romano, edhe derrat kishte harruar edhe vdekja t’i merrte, derra që dukeshin si dinozaur, lopë si krokodilë, hanin plehra, ndërsa tashmë aty do të jetë ekoparku më i bukur i Ballkanit. Edhe pak dhe do ta kujtoni fjalën time kur të shkoni atje me kalamajtë, ndërsa derrat dhe ato lopët më 25 prill i keni te kutia e votimit. Votoni 12 që derrat si dinozaur dhe lopët si krokodilë mos ju dalin më përpara dhe mos ju rrejë mendja se kur flasim për shkuarjen mbrapa bëjmë retorikë, i patë, ka Zot që i nxori lakuriq, jo si puna ime paqësor, i nxori lakuriq për t’i kujtuar shqiptarëve se ky është momenti për ta ndarë historinë më dysh për familjen tuaj. Paketojini bashkë dhe lërini t’i marri lumi i historisë”, tha Rama.

 

Ora 17:52
Rama ironi me Bashën: Luli me flokët xhel dynjoja, u jep të gjithëve atë që se ka! Do t'u marrë votën dhe t'i çoji te tramvaji i Tironës

 

Kryeministri Edi Rama nga qyteti i Durrësit ka ironizuar sërish premtimet e kreut të PD-së Lulzim Bashës, i cili sipas tij thotë se u jep të gjithëve atë që nuk ka sesi ta ketë. Rama tha se të gjitha ato që thotë Luli do të vërtetohen 'mas pilafit', ta marr një hërë votën e këtyre dhe i çoj te tramvaji i Tironës.

'Për ti lënë këta një herë e mirë në zgafellat e historisë. 25 prillit është përplasja fundit. Këta nuk janë këta, këta janë ai mallkimi që një herë merr pamjen emrin zërin e Haxhi Qamilit dhe një herë merr emrin zërin e Rrapush Xhaferrit, pastaj merr pamjen e Lulit. Flokët xhel dynjoja dhe ty thotë njerëzve fjalët gjithë sheqer dhe rrugën madje ja shtruan me sheqer. Jemi në burrat pa janë gratë! Luli u jep të gjithëve atë që se ka. U jep të gjithëve atë që nuk ka sesi ta ketë por ai di një gjë, që në historinë tonë ka pasur njerëz që janë bërë shumë e më shumë për ti rënë shkurt. Të gjitha ato që thotë Luli do të vërtetohet mas pilafit ta marr një herë votën e këtyre dhe i çoj te tramvaji i Tironës.  Me 25 prill nuk ka më shans që ky popull të hajë sapunin për djathë. Unë jam shumë i bindur që edhe kjo pjesëmarrje sot është shprehje e vendosmërisë e ndarjes së mendjes.'- tha Rama.

Ora 17:47
PS mbyll në Durrës fushatën elektorale, Rama: PD detyroi Mziun të kërkonte falje, kur akoma s’ka kërkuar falje për ngjarjen e Elbasanit! Prita që Likja të marrë sopatën për kandidatin e vet

 

Sot Partia Socialiste po  zhvillon mitingun përmbyllës në stadiumin ”Niko Dovana” të Durrësit, ndërsa në fjalën e tij kryeministri Edi Rama u ndal edhe njëherë te thirrja e rëndë për terror e vrasje e  Xhelal Mziut dhe më pas edhe faljes që ai kërkoi. Rama tha se Mziu u detyrua të kërkonte falje nga PD, për të cilët tha se ende nuk kanë kërkuar falje për ngjarjen e rëndë në Elbasan, ku u vra Pjerin Xhuvani nga ish-polici i RENEA-s Arbër Paplekaj, pjesë e strukturës së armatosur në PD të vetëshpallur si mbrojtës së votës. Po ashtu Rama u ndal edhe te kandidati i LSI, Etjon Joka, i cili u filmua duke blerë vota, ndërsa ironizoi duke thënë se kishte pritur që Meta të rrëmbente sëpatën për t’i prerë duart, pasi vetë ky i fundit ka deklaruar se “do t’i pritet dora kujtdo që prek një votë”

“Sot ju patë një fytyrë të dalë nga zgafelklat e historisë shqiptare. Një fytyrë të errët, që duket sikur shekujt e kanë harruar mes nesh, një fytyrë që është shëmbëlltyra më kuptimplotë, më reale më e prekshme më e padiskutueshme e atyre që duan me çdo kusht të na kthejnë mbrapa. Ky troklodit u tha disa njerëzve që ishin mbledhur aty që mjaftonte një telefonatë dhe ky me grupin e tij, do shkonin në vendin nga ku vinte telefonata dhe do bënin atë që bënë në Elbasan. Pastaj ky kërkoi falje. Falja e këtij nuk i duhet dreqit, jo shqiptarëve dhe falja e tij ka një problem të madh, kërkon falje nga frika pasi ata që e kanë nxjerrë të kërkoi falje , i kanë mbushur ato që nuk thuhen, nuk kanë kërkuar akoma falje për atë që ndodhi në Elbasan. Kërkojnë falje për një fjalë shume të rëndë të nxjerrë nga goja e një analfabeti funksional dhe nuk kërkojnë falje për atë që ndodhi në Elbasan. Po sot një deputet i Ilirit dhe Monikës u kap me presh në duar, duke blerë vota për llogari të Monikës, unë thash tani dil Like rrëmbe sëpatën e dil prei duart, Likja jo vetëm nuk doli, por bëri një postim: votoni, do jetë ditë feste, vetëm votoni”. O Like, Like! O lërë rikën o do të ta nxjerrin me zor dhe është më keq kur ta nxjerrin rakinë mëzor se sa kur e le vetë, se e le çik nga çikë se me zor e merr sfurkun dhe sëpatën dhe nuk di ku t’i gjesh vendin”, tha Rama.

Ora 17:14
Fotot+Video/ Rama miting përmbyllës në Durrës, stadiumi ‘Niko Dovana’ tejmbushet nga mbështetësit, trafik i rënduar në Sukth

Sot Partia Socialiste e Shqipërisë zhvillon mitingun përmbyllës në stadiumin ”Niko Dovana” të Durrësit.

Pamjet e para që vijnë nga Sukthi (pjesë bashkisë Durrës) tregojnë autostradën e rënduar nga trafiku i mjeteve që shkojnë nga Sukthi drejt stadiumit. Mbështetësit e PS nuk i ka penguar as moti i vrenjtur për të shkuar në mitingun përmbyllës. Pjesëmarrja është përtej parashikimeve.  Nga ana tjetër, pamjet e para që vijnë nga stadiumi ‘Niko Dovana’ tregojnë një pjesëmarrje masive, siç duket edhe në videon e mëposhtme.

1619191464_rama.jpg

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miri: 23/04/2021 18:50

    Sikur keto qe bejne thirrje per spata e lopata policia u ben ndonje akuze....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim