Rama mbyll fushatën në Tiranë: Pësoi transformim të jashtëzakonshëm, është kthyer në qendër graviteti për turizmin! Veliaj: Qyteti i ëndrrave

“Tirana është sot kryeqyteti i krenarisë sonë kombëtare.” Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në takimin me mbështetësit e PS në takimin përmbyllës të fushatës në kryeqytet. Kryetari i PS i vuri theksin turizmit duke thënë se askush nuk e mendonte Tiranën si destinacion turistik por sot është kthyer në qendër graviteti për turizmin.

"Tirana s’ka qenë asnjëherë një destinacion turistik. Asnjëherë vendi ku nëpër faqet e revistave, websitet e revistave të specializuara të gjeje Tiranën destinacion turistikë, sot është motor thithës për turistët, kjo përkthehet në ekonomi, të ardhura.Tirana qendër graviteti e turizmit", tha Rama.

Po ashtu u shpreh se Tirana ka arritur një transformim të jashtëzakonshëm dhe se për këtë arsye po kthehet gjithnjë e më shumë në vendin e mundësive të reja për çdo shqiptar. Mbështetësve socialistë,  Rama i tha se Tirana ka bërë një transformim të jashtëzakonshëm, ndërsa ndryshimin e pësuar gjatë viteve të fundit, zgjodhi ta sille më një shembull konkret nga biseda më presidentin Polak.

“Sot prita presidentin e Polonisë dhe më tha kam qen këtu në 2019 dhe nuk e besoj dot që është i njëjti qytet. Tirana ka hyrë në shpejtësinë e një transformimi të jashtëzakonshëm, të cilin ata që kanë mundësi të shkëputen pak në kohë e lexojnë më shpejt. Tirana ka shumë rrugë për të bërë, por e ardhmja s’është më pikëpyetje, por është përball nesh dhe është gjithmonë e më hapurJu e dini nga ku ka nisur kjo përpjekje, e çfarë hendeku e ndante Tiranën nga e ardhmja. Sot Tirana ka shumë rruge për të bërë.  Më vjen mirë që në këtë fushatë, nga të gjitha fushatat që mbaj mend, e kemi pasur jo më të lehtë, por kemi patur pasqyrën kuptimplotë të punëve kudo që kemi shkuar. Veprat konkrete, ndryshimet  e prekshme, mundësitë e reja që janë krijuar. Na kanë ndihmuar që fjalët të mos jenë siç ishin në fillim, por të mbështetura në realitetin e jetës së përditshme.

Nuk është e lehtë për askënd, por ama ka filluar të bëhet gjithnjë e më një jetë ku njerëzit përtej vështirësive shohin shpresë. Shohin mundësi. Jam jashtë zakonisht që përkoi me këtë moment të një dekade përpjekjesh, që ne të arrimë me të gjitha vështirësitë që kemi patur. Jo vetëm me të shkuarën, por dhe ato që lidhen me të papriturat marramendëse…Kriza e energjisë, emigracioni, tërmeti, pandemia, lufta në Ukrainë, sot kemi hyrë në ciklin 1 vjeçar të rritjes më të lartë historike të pagave. Kemi hyrë në procesin e përmbushjes së një ambicie që ka qenë e kahershme, njëkohësisht ishte tortura jonë e brendshme për ta bërë Shqipërinë vendin ku pagat janë në nivelin më të lartë të rajonit, bashkë me vendet më të zhvilluara të rajonit, ku paga mesatare nga 530 euro në 900 euro prillin e ardhshëm”, tha Rama.

 Për socialistët, vota e 14 majit është vendimtare për të ardhmen, ndërsa kujtoi së vota për opozitën është votë kundër shqiptarëve. Rama tha se qytetaret do ta votojnë Lali Erin për kryetar Bashkie, sepse ka treguar në dy mandate rresht se nuk e drejton Tiranën duke anuar majtas dhe duke kthyer kurrizin djathtas. Rama tha se kandidati i PS-së, Erion Veliaj do fitojë me diferencën më të thellë të 3 mandateve të tij.

“Sot fuqia jonë transformuese e ka ndryshuar Tiranën cep më cep. Sot Tirana ka prej asaj fatkeqësie që u kthye në një mundësi 40 shkolla të reja cep më cep nga më të bukurat sot në rajonin tonë. Sot Tirana ka çerdhe e kopshte për t’u pasur zili, sot Tirana ka transformuar hapësirat publike. por çdo punë që prek Partia Socialiste kthehet në një vlerë për qytetin tonë dhe kthehet në një hapësirë ku të gjithë si të barabartë, ku të gjithë me aspiratat e ëndrrat tona e realizojmë në Tiranë”, tha Veliaj

Kandidati i PS-së për Tiranën, Erion Veliaj tha se Partia Socialiste ka shërbyer njëjtë për të gjithë qytetarët pa i ndarë ata sipas ngjyrimeve politike. Më herët kreu i selisë rozë u ndal edhe në Kamzë, ku sipas tij qyteti ka pësuar ndryshim historik, ndryshe nga koha kur u mbajt peng nga demokratët.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:16
Rama: 14 maj, test karakteri për të djathtët! Lali Eri do bëhet përsëri kryetari i bashkisë Tiranë me diferencën më të thellë të 3 mandateve të tij

 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në fjalën e tij përmbyllëse të fushatës së gjelbër në Tiranë tha se qytetaret do ta votojnë Lali Erin për kryetar Bashkie, sepse ka treguar në dy mandate rresht se nuk e drejton Tiranën duke anuar majtas dhe duke kthyer kurrizin djathtas. Rama tha se kandidati i PS-së, Erion Veliaj do fitojë me diferencën më të thellë të 3 mandateve të tij.

“Dua t’ju them banorëve të Tiranës, që do votojnë në 14 maj. Sot është shumë e rëndësishme që ata të kenë parasysh, që vota e 14 majit nuk është vetëm për kryetarin e Bashkisë. Kjo patjetër është shumë e rëndësishme. Por vota e 14 majit e rëndësishme për të vendosur si do jetë e nesërmja e vendit tonë, në raport me veten dhe me aleatët tanë. Pra me të ardhmen tonë, që dihet që është një shtet i barabartë mes të barabartëve me familjen Europiane. Për mënyrën se si kanë ardhur gjërat, vota e 14 majit është më shumë se një test karakteri për zgjedhësit e djathtë se sa një test fitore për të majtët. Ne partia socialiste, testin e fitores jemi të bindur që e kapërcejmë pa ndihmën e të tjerëve dhe në 14 maj Lali Eri do jetë kryetari i ri bashkisë përsëri me diferencën më të thellë të 3 mandateve të tij. Por, kjo s’mjafton.

Kjo mjafton për Lali Erin, për PS. Por kjo s’mjafton për Tiranën, për Shqipërinë, por Shqipërinë ka rëndësi testi i karakterit atyre që votojnë djathtas, që thonë se kurrë s’do japin votën për socialistët. Unë si bëjë thirrje të votojnë për PS. As të vijnë votojnë PS. Normalisht mirë do ishte për atë që ata kanë si qytetarë të Tiranës, në raport me shërbimet ta votojnë Lali Erin. DO të ishte mirë për ta bërë këtë jo për një kandidatë që është kandidati i PS. Por për një kryetbashkiak që ka treguar në 2 mandate rresht se nuk e drejton Tiranën duke anuar majtas dhe duke kthyer kurrizin djathtas”, tha Rama.

Ora 20:15
Rama për Fredi Belerin: Mi i dalë nga qirizët e Salike Floririt!  Nëse do hani sapunin për djath të atij maskarai po askush s’prek letrat e emigracionit

 

Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer komentin për kandidatin e Himarës, Fredi Belerin duke e cilësuar si mi të dalë nga qirizet e Berishës dhe Metës. Rama fton qytetarët që të votojnë kë të duan në Himarë, por thekson se askush nuk do t’i prekë letrat e emigrantëve.

“Si ka mundësi që këtë mi të dalë nga qirizët e historisë më të keqe, tani është një kandidat, këta të dy, faqja e zezë e Shqipërisë, e vë kandidat Salike Floriri. Jo vetëm e vënë kandidat, por edhe e mbështesin që ai idiot të çoj përpara idenë e tij të marrë të helenizimit e Himarës, që thotë për të kthejmë borxhin 60 vjet. Që nuk e di si i ka numëruar ai idiot, analfabet funksional…

Jeni të lirë të vini të votoni në Himarë për kë të doni, nëse do ta hani sapunin me dhjamë të atij maskarai për djath është e drejta juaj, por ama askush nuk duhet ta çoj në mënd se ka çakall, ka bejler e agallar që ju prekin atyre letrat e emigracionit, sepse avokati dhe mbrojtësi më i madh i minoritetit grek në Shqipëri jam unë, qeveria shqiptare dhe PS. Avokati mbrojtësi më i madh i komunitetit shqiptarë në Greqi jam unë, PS dhe qeveria. Jo një maskara, njeri i akuzuar për vrasje, një injorant, që nuk meriton të jetoj në Himarë jo më të votohet në Himare, se për të jetuar le të vijoj se çdo fshat ka budallain e vetë. Por votën e dinë vetë himariotët. Këtë e them sot për të djathtët e Tiranës, për ata që kanë vajtur pas berihajit për 30 vite, se luftonin me që vinin nga komunizmi. Ja pra ku  është faqja e zezë Salike Floriri… Asnjë shqiptarë s’duhet ta pranoj, jo më ta votoj më 14 maj”, tha Rama.

Ora 20:10
Veliaj: Sot është jetike, jo vetëm vota për kryetarin, por dhe Këshillin Bashkiak

1683826827_erionveliaj.JPG

Vetëm me votën për këshillin mund të vijojmë projektet transformuese të Tiranës së gjeneratës së ardhshme!  Në takimin e madh përmbyllës të fushatës së kryeqytetit, zhvilluar në Parkun Olimpik, Erion Veliaj, tha se po vota për anëtarët e Këshillit Bashkiak është po aq e rëndësishme për Tiranën sa ajo për drejtuesit e rinj të bashkive. 

Vetëm me shumicën socialiste në Këshillin Bashkiak, tha Veliaj, mund të merren vendimet e ardhshme të rëndësishme transformuese të Tiranës. 

“Sot është jetike, jo vetëm vota për kryetarin, sot është jetike vota për numrin 2, Partinë Socialiste dhe Këshillin Bashkiak. Sot është e rëndësishme vota për Këshillin Bashkiak. Sot, ne kemi mbështetjen absolute të qeverisë dhe të Edi Ramës, por na duhet vota për këshillin bashkiak që të kemi mundësi t’i përfundojmë punët e Tiranës. Përpara pak ditësh mbajtëm premtimin tonë për zonat rurale, hapëm tregun agroushqimor, për t’u siguruar që nuk ka monopol mbi frutat dhe perimet. Ajo votë është në Këshillin Bashkiak. Sot ne do të hapim Piramidën e Tiranës si epiqendra digjitale teknologjike që çunat dhe gocat tanë të mësojnë punët e së ardhmes. Ne sot jemi gati që të shpallim fituesin për Pallatin e Ri të Konventave në “Bulevardin e Ri”, për Polin e Drejtësisë, për Prokurorinë e Përgjithshme, për Gjykatën e Lartë, për Muzeun e Artit Modern dhe për Bashkinë e re, për t’i dhënë “Bulevardit të Ri”, shansin të jetë shtylla kurrizore e Tiranës, në 100 vitet e Tiranës që shkon vetëm përpara. Sot, me ndihmën e qeverisë së Edi Ramës, ne kemi shpronësuar të 5 terrenet për shkollat e reja në “Astir” dhe para pak ditësh hapëm çerdhen e parë,” u shpreh Veliaj. 

“Sot na duhet Këshilli Bashkiak dhe vota për Partinë Socialiste që të bëjmë të mundur, pasi bëmë 8 godinat e Universitetit Bujqësor, godinat e Inxhinierisë, godinat e Mjekësisë dhe të Qytetit Studenti. Me Edin dhe me qeverinë kemi bërë gjysmën e Unazës, u penguam për 3 vite te Astiri, shikoni sot si është rritur vlera, shikoni sot si është liruar trafiku. Ne na duhet ajo votë që të vazhdojmë ta çojmë deri në fund, nga Farka e Madhe në Dajt, nga Dajti në Kinostudio, nga Kinostudio tek Kokonozët, nga Kokonozët në Tufinë, nga Tufina në Paskuqan, nga Paskuqani në Kamëz, nga Kamza në Laprakë për ta përfunduar të gjithë Unazë në Tiranës. Ja ku jemi këtu sot, ky kompleks sportiv, fryt i bashkëpunimit me qeverinë. Sapo kemi vendosur me kryeministrin që ne do të fillojmë punën për Pallatin e Ri të Sportit “Asllan Rusi” dhe për stadiumin e ri “Selman Stërmasi” që ashtu si arena kombëtare mund të kthehet në hapësira që transformojnë ekonominë e i japin energji të jashtëzakonshme njësisë 7 e njësisë 5. Ky është momenti ynë, ky është momenti i Tiranës, kjo është koha jonë, kjo është koha ë çunave dhe e gocave që duan të shkojnë vetëm përpara,” shtoi më tej Veliaj.

“Ejani ta përfundojmë Unazën, ejani ta përfundojmë Kopshtin Botanik, një hapësirë që mezi presim në njësinë 5 ta çojmë deri në fund. Eja të përfundojmë shkollat në Astir, eja të përfundojmë Bulevardin e Ri dhe ta bëjmë këtë qytetin e ëndrrave tona,” e përfundoi Veliaj fjalën e tij.

Ora 19:44
FOTO-LAJM/ Mitingu i PS në Tiranë, mijëra qytetarë tejmbushin Parkun Olimpik, detyrohen ta ndjekin edhe jashtë godine 

Mijëra qytetarë pushtuan sot Parkun Olimpik ku Partia Socialiste zhvilloi mitingun përmbyllës të fushatës së saj në Tiranë. 

Edhe pse është një nga sallat më të mëdha në vend, numri i pjesëmarrësve ishte tepër i lartë, aq sa shumë u detyruan që ta ndjekin aktivitetin jashtë përmes monitorëve gjigand të vendosur.

Pothuajse të gjitha sondazhet e publikuara deri më tani nga organizata dhe televizione të ndryshme nxjerrin fitues me rezultat të thellë Erion Veliajn në Tiranë dhe Partinë Socialiste sa i përket këshillit bashkiak.

Ora 19:39
Rama: Tirana, qendër graviteti e turizmit! Nuk është më ajo që kam drejtuar unë, sot është motor thithës për turistët

 

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar Tiranën si qendër graviteti për turistët. Një koment e kishte për kritikët duke thënë se nuk i mirëpresin turistët hotelet, por apartamentet e familjarëve që fitojnë shumë të ardhura.

“Tirana s’ka qenë asnjëherë një destinacion turistik. Asnjëherë vendi ku nëpër faqet e revistave, websitet e revistave të specializuara të gjeje Tiranën destinacion turistikë, sot është motor thithës për turistët, kjo përkthehet në ekonomi, të ardhura. Ka një element të rëndësishëm, që kush bënë kritika në hava… Nuk janë hotelet, por apartamentet, por janë mijëra e mijëra apartamente që shërbejnë për të mikëpritur turistë dhe familjet që i kanë ato apartamente fitojnë të ardhura që nuk i kishin imagjinuar, apo nga një dhomë që e vënë në dispozicion. Shifra nuk është pjesë e ekonomisë së formalizuar, pasi s’duam të ngacmojmë në këtë fazë delikate të zhvillimit këto të ardhurat, pasi nuk duam të fusim familjet në këtë ngarkese fiskale. Nuk do ta kenë edhe për një farë periudhe…Tirana qendër graviteti e turizmit.

Tirana nuk është më ajo që kam drejtuar unë. Është shumë më e madhe. Nuk është më vetëm qyteti i rrethuar nga komunat në vijën e vjetër të tij. Mbaronte te Astiri, Kinostudio, mbaronte aty ky sot mbaronte bulevardi i ri, pas kësaj  ku jemi sot s’ishte Tirana, por farka. Sot shtrihet deri në Ndroq, deri në Zallbastar, deri lart në Dajt. E gjithë kjo në dispozicion të një rritje ekonomike, të jeni të bindur, do jetë shumë më e madhe për banorët e një qytetit. Qoftë për atë që jetojnë në qendër, qoftë për ne katunarët që jetojmë në periferi”, tha Rama.

Ora 19:37
PS mbyll fushatën në Tiranë, Veliaj: Çdo punë që prek Partia Socialiste kthehet në vlerë për qytetin tonë! Me bashkëpunim dhe bashkim çojmë Tiranën dhe vendin përpara

Partia Socialiste e Shqipërisë ka mbyllur sot fushatën e gjelbër në Tiranë. Kandidati i PS-së për Tiranën, Erion Veliaj dhe kryeministri, Edi Rama të rrethuar nga mijëra qytetarë të kryeqytetit, thanë se ka vetëm një skuadër që nuk i ka ndarë kurrë njerëzit, por vetëm i ka bashkuar dhe ajo është Partia Socialiste e Shqipërisë që e ka çuar vendin vetëm përpara. 

“Kjo është energjia e bukur e Tiranës, kjo është dashuria e madhe e qytetit tonë, e kryeqytetit të gjithë shqiptarëve, që është gati për fitore, për ta çuar përpara me Tiranën dhe me Partinë Socialiste të Shqipërisë. Faleminderit nga zemra që e keni stërmbushur këtë Park Olimpik, faleminderit nga zemra atyre që në pamundësi për të qenë brenda janë jashtë dhe po na ndjekin nga një ekran, faleminderit nga zemra atyre që na kanë ndjekur nga shtëpia, faleminderit nga zemra atyre që na kanë dhënë dashuri, që na kanë dhënë mirësi, kurajo në këtë fushatë kaq të bukur! Në këtë fushatë ku Edi Rama dhe Partia Socialiste vendosën që të mbjellin pemë aty ku mbillej përçarje, vendosën të bashkonin njerëzit, aty ku fushata i ndante, vendosën që ta çojnë Tiranën dhe Shqipërinë përpara, vetëm përpara. Në 2019 kishte shumë njerëz që thanë: Ky është një mandat i lehtë. Nuk pati një garë të vërtetë dhe në 2019, edhe ne menduam që ishte një betejë e lehtë. Nuk e mendonim kurrë që do të vinte një tërmet katastrofik, nuk e mendonim kurrë që do vinte një pandemi që i ndodh botës një herë në 100 vjet, por gjithashtu  nuk e mendonim kurrë që me Edin dhe Partinë Socialiste do ngriheshim më të fortë e më të bashkuar se kurrë”, tha Veliaj. 

Mandej kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se fuqia transformuese e bashkëpunimit mes qeverisë dhe Bashkisë ka ndryshuar Tiranën në çdo cep të saj. “40 shkolla të reja me standarde europiane janë ndërtuar në gjithë Tiranën”, nënvizoi Veliaj. 

“Sot fuqia jonë transformuese e ka ndryshuar Tiranën cep më cep. Sot Tirana ka prej asaj fatkeqësie që u kthye në një mundësi 40 shkolla të reja cep më cep nga më të bukurat sot në rajonin tonë. Sot Tirana ka çerdhe e kopshte për t’u pasur zili, sot Tirana ka transformuar hapësirat publike. Thoshin mos ma prek sheshin, lodrat, mos ma prek pazarin, mos ma prek kalanë, mos ma prek Astirin, mos ma prek Bulevardin, por çdo punë që prek Partia Socialiste kthehet në një vlerë për qytetin tonë dhe kthehet në një hapësirë ku të gjithë si të barabartë, ku të gjithë me aspiratat e ëndrrat tona e realizojmë në Tiranë. Këto katër vite së bashku me Edin dhe Partinë Socialiste kemi bërë gjëra që dukeshin të pamundura. Askush nuk e mendonte që Tirana një ditë do të ishte “Kryeqyteti Evropian i Rinisë”. Sot “Qyteti Evropian i Sportit”. Në dhjetor, kur Edi dhe qeveria jonë vendosën ta kthenin Tiranën kryeqytetin Evropian të Politikës, të ekonomisë, të diplomacisë, kur sollën të gjithë qeveritë e Evropës në Tiranën tonë, që deri dje ishte e fundit në Ballkan. Tirana jonë ishte qyteti më i lënë pas dore. Ishte injoruar, Tirana jonë ishte e pistë. E filloi Edi dhe skuadra e tij në 2000 transformimin e madh të Tiranës, me shumëfishimin e reformës territoriale. Arritëm që atë punë, atë mirësi, përkushtim që kishte Tirana urbane, sot ta ketë edhe Shëngjergji, edhe Zall Bastari, Krraba e Zall Herri, edhe Dajti, Ndroqi, Vaqarri, edhe Bërzhita, edhe Peza Kashari. Kjo është Tirona jonë e madhe dhe Tirona jonë e madhe do të shkojë vetëm përpara”, u shpreh Veliaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 12/05/2023 08:52

    Likt i shet ti karakter o hajdut france o tradhtar

    Përgjigju
  • jani: 12/05/2023 05:18

    si nuk ke turp o edi rama ,,e betonove tiranen,,,nuk le nje lulishte ne kembe,,do shkatarrosh edhe lulishten pas pallatit te kultures,,,,,,sa per turistet e huaj ata nuk vijne per tiranen,,vijne pwr turizem seksi,xdhe sherbime dentare...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit