Burrel/Rama: PD u provua që të nxjerr sytë me dy gishta dhe i vë flakën Shqipërisë! Sot vjen me receta çudibërëse për një jetë fushë me lule

Kryesocialisti Edi Rama ishte sot i pranishëm në Burrel, në një takim me të rinjtë, të cilëve i kërkoi voton, duke thënë se PS ka planin më të madh të investimeve që do të nxisë ekonominë dhe do përmirësojë jetën e qytetarëve.

Ai nuk la pa 'shigjetuar' as PD-në, për të cilët u shpreh se janë një alternativë e provuar "që të nxjerrë sytë dhe i vë flakën Shqipërisë".

 Rama iu drejtua të rinjve duke i bërë apel që t'i bashkohen politikës, pasi, sipas kryesocialistit, politika në duart e duhura sjell zhvillimin që i duhet vendit.

 Një thirrje Rama e pati edhe për emigrantët, të cilëve i kërkoi të rikthehen dhe të investojnë në agro-turizëm, duke premtuar 5 mijë euro për këdo që hap një bujtinë, si dhe amnisti për kursimet e tyre. I vetmi kusht, sipas Ramës, është që ato të mos jenë para  krimi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:40
'Kjo është dashuria e jufkave', Rama vizitë në një bujtinë në Dibër: Të iki pandemia dhe pastaj do keni problem vetëm me rezervimet

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në bujtinën e familjes 'Zerja' në Dibër, 'Shtëpia e Jufkave'.

Rama thekson se nga mbështetja e qeverisë në agroturizëm dhe falë kësaj familje plot energji, është një shembull konkret i transformimit ekonomik e social që do të sjellë zhvillimi i Agroturizmit në natyrën mahnitëse cila do të zbulohet përmes Rrugës së Arbërit, duke e bërë Dibrën jastëkun e gjelbër të metropolit të Shqipërisë.

Rama: Kjo është dashuria e jufkave. Kur jemi takuar në fillim ishte mërzitur dhe i thashë bëj një bujtinë që të vijnë njerëzit të shijojnë jufkat.

Banorja: Pikënisja ka qenë kur bëmë një takim me kryeministrin i cili dha një mbështetje për tu dhënë unë dhashë një ide dhe më premtoi që do të realizonim këtë bujtinë.

Rama: Të iki pandemia tani, të bëhet edhe rruga e Arbrit, do të fillojnë pastaj problemet e rezervimeve.

'Fantastike atmosfera tek "Bujtina e Jufkave” në Dibër, falë një gruaje plot energji e një familjeje punëtore dhe mbështetjes nga AZHBR një shembull konkret i transformimit ekonomik e social që do të sjellë zhvillimi i Agroturizmit në natyrën mahnitëse, e cila do të zbulohet përmes Rrugës së Arbërit, duke e bërë Dibrën jastëkun e gjelbër të metropolit të Shqipërisë.'- shkruan Rama.

 

 

Ora 13:19
Rama: PD u provua që të nxjerr sytë me dy gishta dhe i vë flakën Shqipërisë! Sot vjen me receta çudibërëse për një jetë fushë me lule

Kryeministri Edi Rama duke kërkuar votën për PS duke thënë se ajo ka planin më të madh të investimeve në vend që ta kthejë Shqipërinë në një vend të vizituar që do të sjellë nxitjen e ekonomisë dhe përmirësojë jetën e shqiptarëve. Në lidhje me PD, Rama tha se ajo alternativ është e provuar që të nxjerr sytë dhe i vë flakën Shqipërisë dhe se me receta çudibërëse premton se do jua bëjë jetën fushë me lule.

“Jemi gati për të bërë një kapërcim të madh që kemi para kur deri dje ato ishin të pamundura. Jemi gati për të bërë një paktë të re investimesh dhe ta bëjmë Shqipërinë një vend shumë më të vizituar që ta bëjë jetën edhe më të përshtatshme për ata që jetojnë këtu. Jemi gati për rritjen ekonomike si një rritje që fuqizon jo vetëm Shqipërinë por çdo familje që fiton përmes punës. Jemi gati ta çojmë Shqipërinë në një nivel tjetër. Ata të cilët sot vijnë t’ju kërkojnë votën janë po ato që e kërkonin atëherë. Më jep një të jap dy dhe në fund morën dy gishtat  që i qëruan të gjithë dhe një Shqipëri e tërë u përvëlua dhe iu desh një dekadë për të marrë veten. Nuk kemi kohë për të humbur dhe në 2021 të biem pre e këtyre recetave çudibërëse që do na e bënka jetën fushë me lule”, tha Rama.

Ora 13:19
Burrel/Rama: Të rinjtë të mos i shmangen politikës, sjell zhvillimin kur është në duart e duhura!

Kryeministri Edi Rama i ka bërë apel të gjithë të rinjve që t’i bashkohen politikës dhe të mos e shohin atë si një gjë të pisët dhe që t’i qëndrojnë larg, pasi përmes saj njeri ka njohur zhvillimin dhe krijimin e shtetit në të gjithë botën.

Rama tha se politika ka sjellë shumë të këqija, por njëkohësish nëse ajo është në duart e duhura sjell zhvillimin që i duhet vendit.

“Është shumë e rëndësishme që ne të jemi të bashkuar si shqiptarë siç kemi qenë ditën e parë ku u detyruam të mbyllemi për t’ia dalë deri në fund të kësaj lufte me armikun e padukshëm dhe ku më shpejt se shumë të tjetër po e shohim dritën që po zmadhohet në fund të tunelit. Shqipëria e tërë buzëqesh përsëri siç buzëqeshin sot me mijëra gjyshe dhe gjyshër që kanë bërë vaksinën. Kjo tregon se sa e rëndësishme është që politika të bie në duart e duhura. Ne jemi mësuar se kur flasim për politikën sikur po flasim për një gjë të keqe dhe një për një gjë jo të mirë. Rëndomë mes të rinjve ju dëgjoni shprehjen se është e kotë, politika është e pisët. Por politika është e vetmja armë që kanë njerëzit që kur kanë dalë nga pyjet dhe janë organizuar shtetet për të bërë gjërat që vetëm nuk i bëjnë dot që nga mbrojta e tyre, siguria e brendshme dhe të ndërtojnë infrastrukturën spitale e shkollat me kontributin e tyre. Pa politikën kthehemi në ujqër që hamë njëri tjerrin. Natyrisht që politika ka bërë gjëra të këqija gjatë historisë pasi ajo e ka pjellë edhe fashizmin e  nazizmin, por ka bërë edhe shumë gjera të mira për njerëzimin. Pa politikën kurrë nuk do të kishte marrë fund skllavëria dhe gratë nuk do të kishin pasur mundësinë që të kishin të drejta të barabarta”, tha Rama.

Ora 12:53
Burrel/Rama ndërpret fjalën në takim sapo thirret Ezani (VIDEO)

Gjatë diskutimit me të rinjtë dhe banorët e Burrelit, Edi Rama ka ndërprerë fjalën e tij sapo Hoxha ka nisur të thërrasë Ezanin në shenjë respekti. Ai u ka thënë të pranishëm se do hesht tani dhe është ulur deri për të respektuar thirrjet e Ezanit. Më pas është ringritur duke marrë sërish fjalën para të rinjve.

Ora 12:45
Rama thirrje emigrantëve: 5 mijë euro për këdo që kthehet dhe do të hapë bujtina! Amnisti fiskale për kursimet

1618396345_ramaa.jpg

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje emigrantëve që të rikthehen dhe të investojnë në vend në agro-turizëm. I pranishëm në Burrel, në një takim me të rinjtë, Rama tha se do t'i jepen 5 mijë euro çdo emigranti që kthehet në vend dhe kthen në bujtinë shtëpinë e vjetër të gjyshit, apo prindërve.

Po ashtu, kryeministri shtoi se do të bëjë një amnisti fiskale direkte për kursimet e tyre, duke thënë se mjafton që ato të mos jenë para krimi.

"Ne do i japim 5 mijë euro çdo djali, çdo vajze, çdo burri dhe gruaje që janë në emigracion dhe që duan të hapin shtëpinë e vjetër të gjyshit, të babës, për ta kthyer në një bujtinë, për të ndërtuar një agro-turizëm me produktet e zonës dhe për të fituar çdo muaj më shumë se sa fitojnë me punë për dikë tjetër atje në emigracion. Do i bëjmë një amnisti fiskale direkte për kursimet e tyre, pa i kërkuar llogari se nëse i kanë mbajtur në bankë apo poshtë jastëkut, mjafton mos jenë para krimi dhe të hidhen këtu. Italia rurale është e tëra e mbushur me iniciativat e njerëzve të zakonshëm që e kanë kthyer tokë, shtëpinë e tyre në burim të ardhurash të vazhdueshme dhe kjo është  e mundur", tha Rama.

I.K/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 15/04/2021 00:14

    I DIME BEMAT E PD O RAMA,,,,NJE PARTI KRIMINALO--HAJDUTE,,,BENE GERDECIN,,11 JANARIN,,BENE 1997,,1998,,,SHITEN DETIN TEK GREKET,,,VODHEN NE RRUGEN E KUKESIT,,VODHEN NE TENDERAT E SHENDETESISE E ILACEVE,,,E C'NUK BENE KETA MASKARENJ MBI POPULLIN SHQIPTAR SE BASHKU ME KERMAT E LSI...UNE PER VETE NUK HARROJ DHE VOTEN DO JA JAP PS....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI