
Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje emigrantëve që të rikthehen dhe të investojnë në vend në agro-turizëm. I pranishëm në Burrel, në një takim me të rinjtë, Rama tha se do t'i jepen 5 mijë euro çdo emigranti që kthehet në vend dhe kthen në bujtinë shtëpinë e vjetër të gjyshit, apo prindërve.
Po ashtu, kryeministri shtoi se do të bëjë një amnisti fiskale direkte për kursimet e tyre, duke thënë se mjafton që ato të mos jenë para krimi.
"Ne do i japim 5 mijë euro çdo djali, çdo vajze, çdo burri dhe gruaje që janë në emigracion dhe që duan të hapin shtëpinë e vjetër të gjyshit, të babës, për ta kthyer në një bujtinë, për të ndërtuar një agro-turizëm me produktet e zonës dhe për të fituar çdo muaj më shumë se sa fitojnë me punë për dikë tjetër atje në emigracion. Do i bëjmë një amnisti fiskale direkte për kursimet e tyre, pa i kërkuar llogari se nëse i kanë mbajtur në bankë apo poshtë jastëkut, mjafton mos jenë para krimi dhe të hidhen këtu. Italia rurale është e tëra e mbushur me iniciativat e njerëzve të zakonshëm që e kanë kthyer tokë, shtëpinë e tyre në burim të ardhurash të vazhdueshme dhe kjo është e mundur", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Burrel/Rama: PD u provua që të nxjerr sytë me dy gishta dhe i vë flakën Shqipërisë! Sot vjen me receta çudibërëse për një jetë fushë me lule









