Rama me biznesin fason në Vlorë
"Jeni potencial i madh punësimi"

Rama me biznesin fason në Vlorë<br />
VLORE -  Kryeministri Edi Rama vizitoi një tjetër biznes fason në Nartë, fabrikën e “Alba Shoes”, një linjë e prodhimit të këpucëve. Nga drejtuesit e saj, Kryeministri u informua se pas investimeve të kryera, “Alba shoes”, që aktualisht vetëm në qytetin e Vlorës ka të punësuar 700 vetë, është një fabrikë me linjë me cikël të mbyllur prodhimi dhe pas rinovimit të teknologjisë, në nëntor të vitit të kaluar, ajo ofron ambiente dhe kushte moderne pune. Kryeministri u njoh edhe me ambiciet e sipërmarrësit për ta zgjeruar aktivitetin me hapjen e një linje të re po në Vlorë dhe një tjetër në Çorovodë. Me investimet e reja, ata planifikojnë hapjen e 500 vende pune të reja brenda këtij viti ne Vlorë dhe Çorovodë.

“Po përfundojmë edhe një objekt tjetër dhe kapërcejmë 200 punëtorë në Çorovodë. Kemi bërë ndërtimin dhe gjithçka. Për fabrikën tjetër në Vlorë, duhen 4-5 muaj ndërtim, pasi kjo zonë është kënetë dhe duhet kthyer në zonë ndërtimi,” – u shpreh sipërmarrësi.

Kryeministri Rama vlerësoi se edhe nga kjo vizitë konstatohet se industria fason përbën një potencial të madh punësimi dhe se në Shqipëri, ajo ofron avantazhe konkurruese, të cilat qeveria, nënvizoi Kryeministri, synon t’i forcojë edhe me paketën e re prej 42 masash mbështetëse për këtë industri.

“Këtë muaj do të bëjmë edhe takimin me ju, që jeni në këtë industri për të shpallur paketën e masave që e kemi gati. Edhe atë pikë që fasonistët e kishin merak, uljen e riskut në doganë, do ta realizojmë. Do të jetë risk i ulët, që të jetë vetëm punë orësh”, tha Rama.

Kryeministri Rama në dy muajt e fundit ka vizituar disa biznese fason, me qëllim prezantimin e paketës së re të masave fiskale dhe administrative, e cila adreson shqetësimet e këtij biznesi dhe reflekton kërkesat e tij. Biznesi fason vlerësohet një sektor me potencial të madh për rritjen e punësimit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Kompleksi i 29 Nëntorit është më i madh tek e majta

Kompleksi i 29 Nëntorit është më i madh tek e majta