TIRANE-Kryeministri Edi Rama shprehet se është i vendosur me vullnet të hekurt për të vijuar luftën kundër krimit dhe terrorizmit me qëllim sekuestrimin e pasurive që kanë vendosur në mënyrë të paligjshme. E ndërsa sulmon jo vetëm PD-në por edhe analistë e komentatorë që sipas tij i kundërvihen antiKÇK-së, ai thotë se ka për të qenë shembull suksesi sikur Italia luftoi mafien.
"Jo vetëm PD po edhe plot të ashtuquajtur analistë e komentatorë po i kundërvihen antiKÇK-së, në një përçartje kolektive brenda kutisë së televizorit! Sepse për ta krimi është ushqimi i politikës e audiencave së tyre kundër qeverisë dhe mes krimit e qeverisë ata zgjedhin krimin. AntiKÇK është reagimi i duhur në kohën e duhur,kur puna e sakrificat e policisë poshtërohen nga prokurorë&gjykatës të korruptuar,të cilët janë partnerë të krimit jo nuk dënojnë, po lirojnë vrasës e trafikantë të dënuar dhe punojnë të kapin ç’të kapin para se t’i fshijë Vetingu.
Ligji Special është frymëzuar nga dashuria për këtë vend dhe vullneti i hekurt për të shkatërruar burimet financiare të krimit, duke marrë shembull nga historitë e suksesit të vendeve si Italia e Britania e Madhe që me ligjet speciale goditën në zemër mafian apo terrorizmin.
Koha do të provojë përsëri edhe njëherë se dashuria për vendin, vullneti për ta bërë shtet modern Shqipërinë, vendosmëria për t’i rënë me kokë mureve të vjetra, do të fitojnë mbi hipokritët, dembelët e parazitët që jetojnë me llafe, gënjeshtra e broçkulla duke helmuar shqiptarët" shkruan Rama. Dje u sekuestrua pasuria e parë nga OFL-ja, resorti, shtëpitë dhe karburanti i Hajrajve në Shijak, ndërsa sot pritet goditja e dytë.
a e godet dot veten? a e godet dot sali berishen? a e godet dot luk bashen? a e godet dot like floririn? a e godet dot moniken me banjo per macet? nuk i godet dot, kshquqe je i mbaruar i falimentuar, ai vend esht i mallkuar sepse te mallkuar jan politikanet tane
PërgjigjuPo pra po por ne itali e vendos gjykata je apo jo per 41bis dhe jo policia ty te duken njelloj por nuk eshte ashtu Pranda ajo ofl jote eshte njelloj si task forcat e berishes
PërgjigjuFillo sekuestrimin e pasurise se politikaneve te cilet mbeshtesin mafian dhe ndertojn pallate e vila duke filluar nga presidenti e me rradh.Asgje nuk ben nese nuk fillon nga politika pasi dhe ne Itali mafia ka mbeshtetjen e politikes dhe deputet kan perfunduar ne burg
PërgjigjuNuk eshte puna c'thone analistet mor zoteri. Ti merresh me analistet me shume se ne qe jemi popull. Problemi eshte qe nuk je i besueshem. Nuk ke bere asgje per te forcuar shtetin ti, e ke shkaterruar ate duke vene injorantet e partise ne detyrat kryesore. Ke bere cfare ke dashur qe kur erdhe ne pushtet dhe tani guxon na tregon ne akoma se ke duhet te degjojme.
Përgjigju