Rama me operatorët: TVSH-ja për
turizmin më e ulëta në rajon
Teksa opozita po protestonte në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kryeministri Edi Rama, ndodhej në Selenicë të Vlorës teksa po prezantonte kandidatët për deputetë dhe më pas zhvilloi disa takime me operatorët turistikë në vend. Rama tha falë uljesë së taksave për turizmin, ky sektor do të jetë tashmë më konkurruesi në rajon. “Me operatorë turistikë të qytetit. Ulëm TVSH-në në turizëm nga 20% në 6%, duke e çuar në nivelin minimal të rajonit. Ulja e TVSH për këtë sektor, por edhe lehtësira të tjera fiskale e sidomos, frytet e para të Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane, janë hapa të rëndësishëm për t'i dhënë më frymëmarrje të re sektorit të turizmit.
Teksa opozita po protestonte në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kryeministri Edi Rama, ndodhej në Selenicë të Vlorës teksa po prezantonte kandidatët për deputetë dhe më pas zhvilloi disa takime me operatorët turistikë në vend. Rama tha falë uljesë së taksave për turizmin, ky sektor do të jetë tashmë më konkurruesi në rajon. “Me operatorë turistikë të qytetit. Ulëm TVSH-në në turizëm nga 20% në 6%, duke e çuar në nivelin minimal të rajonit. Ulja e TVSH për këtë sektor, por edhe lehtësira të tjera fiskale e sidomos, frytet e para të Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane, janë hapa të rëndësishëm për t'i dhënë më frymëmarrje të re sektorit të turizmit.
Ky sektor do të shtojë ndjeshëm numrin e të punësuarve, do të formalizohet plotësisht, do të shtojë kapacitetet e mikpritjes dhe do të rrisë standardet, duke rritur ende më shumë impaktin në ekonominë kombëtare. Shumë është bërë, akoma më shumë mbetet për t'u bërë”,-tha Rama. Ai u bëri thirrje demokratëve të thjeshtë, që në 18 qershor të marrin pjesë në votime, pasi interesi i familjeve të tyre është më i çmuar se e ardhmja e Sali Berishës. Kryeministri paralajmëroi se të gjithë të korruptuarit do të largohen njëri pas tjetrit nga Pallati i Drejtësisë. “Kjo i ka mbledhur bashkë në bunkerin e turpit, ata që drejtojnë Partinë Demokratike dhe ata që vazhdojnë të qëndrojnë në krye të sistemit të drejtësisë. Janë të lidhur si mishi me thoin. Por të jeni të bindur se në 18 qershor, ne do t’i zmbrapsim njëherë e përgjithmonë.
Të jeni të bindur se bllokimi i Vetting-ut, për të çliruar drejtësinë, do të mbarojë në 18 qershor. Të jeni të bindur se parlamenti i ri, menjëherë pas votimit të qeverisë së re, do të votojë zhbllokimin e procesit të Vetting-ut. Brenda këtij viti do t’i shikoni me radhë, njëri pas tjetrit, ta lënë Pallatin e Drejtësisë, ata që e kanë marrë peng dhe të shkojnë të përgjigjen përpara drejtësisë së re për të gjitha zullumet, mëkatet dhe krimet që kanë bërë në kurriz të këtij populli dhe të njerëzve të zakonshëm të këtij vendi”,-tha kryeministri Rama.
Drejtësia “Ne e dinim shumë mirë, kur filluam këtë betejë, se pengesa më e madhe për t’u kapërcyer, muri më i lartë për t’u shembur, hendeku më i gjerë për t’u mbyllur mes nesh dhe të ardhmes ishte drejtësia e korruptuar dhe vendosëm në programin tonë”.
Punësimi “Me të njëjtin pasion që po luftojmë për të vendosur drejtësi në këtë vend, do të vazhdojmë të luftojmë për të rritur punësimin, do vazhdojmë të luftojmë për të rritur ekonominë, do vazhdojmë të luftojmë për të rritur mirëqenien”.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
50.9%
-
Jo
45.7%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5497
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gabimet që bëni kur hani mëngjes, çfarë duhet të shmangni
19 Shkurt, 08:57
-
Eliminimi nga Champions League, Conceiçao: Episodi i Theos vendosi ndeshjen, ky dështim edhe fytyra ime
19 Shkurt, 08:39
-
Tiranë/ Qarkullonin me armë në makinë të cilën do e shisnin, arrestohen 2 persona! Njëri kundërshtoi me dhunë efektivët dhe tentoi të largohet (EMRAT+VIDEO)
19 Shkurt, 08:37
-
KQZ bllokoi ‘Paketën e Maleve’ e pr/ ligjin për TVSH në Bujqësi, sot vendos KAS! Argumentet pro e kundër të Kuvendit e Celibashit (DOKUMENTI)
19 Shkurt, 08:33
-
Si ushtrojnë presion mbi Evropën bisedimet e Riadit
19 Shkurt, 08:32
-
Veton Surroi: Kronikë e politikave të shpallura të Trump
19 Shkurt, 08:29
-
SHBA/ Trump lavdëron Muskun për reduktimin e shpenzimeve qeveritare: Elon dëshiron ta shohë vendin të ecë përpara
19 Shkurt, 08:23
-
E përditshmja britanike 'Independent': Shqipëria ndër destinacionet më të bukura për t’u vizituar në 2025
19 Shkurt, 08:13
-
Radosław Sikorski: Rruga drej mirëqenies
19 Shkurt, 08:11
-
Në planin romantik do jetë momenti i duhur për të sqaruar çdo keqkuptim, horoskopi për sot
19 Shkurt, 08:10
-
Papa Francesku ‘ka pneumoni bilaterale’! Mjekët e spitalit Gemelli zbulojnë gjendjen shëndetësore të atit të shenjtë: Është e ndërlikuar
19 Shkurt, 07:54
-
Punësimet e të huajve, nuk do tatohen agjencitë për shtetet me marrëveshje të taksimit të dyfishtë
19 Shkurt, 07:43