Kryeministri Edi Rama në mesazhin nga Rinasi drejtuar shqiptarëve tha se me paratë e fabrikës së vdekjes në Gërdec u financua ngritja e një lavatriçeje mediatike

“E di gjithashtu, e di që çke me të , që me paratë e fabrikës së vdekjes në Gërdec u financua nga fajtorët e pahetuar ende gjermësot, ngritja e një lavatriçeje mediatike që kurdis sot e gjithë ditën ato 'bombat çudibërëse' anti-qeveri, 'Korrupsion - Korrupsion - Korrupsion, na mbyti korrupsioni'.

E di edhe që një tjetër televizion “Korrupsion - Korrupsion - Korrupsion, na mbyti korrupsioni”, i ushqyer nga paratë e evazionit marramendës fiskal, ka marrë peng një prokurori të tërë në Tiranë, ku në vend se të thirret evazori i madh për të dhënë llogari për milionat e detyrimeve ndaj shtetit, prokurorët e trembur dhe të tredhur prej tij, hapin çështje për të trembur punonjësit e tatimeve që denoncojnë evazorin”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Arresti i Vlora Hysenit, Rama: Masë ekstreme, por përballë drejtësisë do jetë e vetme! SHISH u ekspozua ndaj një dëmi të madh! Dorëheqje? Asgjë s’më ndal, korrupsioni po goditet