Rama pret ambasadorët: Shqetësuese situata në Kosovë, kërkesa e Serbisë për të futur ushtrinë sikur shqiptarët të donin të hynin në Preshevë! Por është shashkë politike

Kryeministri Edi Ramën, në darkën me përfaqësues diplomatik në Tiranë u ndal në cështjet më të rëndësishme që kanë prekur Shqipërinë dhe rajonin ndërsa në fokus kishte situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Kërkesën e Serbisë ndaj NATO-s për të futur 1 mijë trupa që të mbrojnë serbët etnikë e cilëson si shashkë të retorikës politike. Rama thotë se është njësoj si të kërkonin trupat e Kosovës të futeshin në Preshevë për të mbrojtur shqiptarët etnikë. Kreu i qeverisë theksoi se gjithçka nevojitet është dialogu mes Serbisë e Kosovës si dhe kërkoi që të mbahet larg rajonit murtaja e luftës ruse.

“Rritja e tensioneve në veri të Kosovës është shqetësuese. E pabesueshme që na duhet të merremi vazhdimisht me shfaqjen e barrikadave, prapakthime në procesin e normalizimit dhe ekipe zjarrfikësish të SHBA dhe BE që vrapojnë të shpëtojnë makinerinë e dialogut nga flakët e një retorike të rënduar politike.

Dëgjuam deri për kërkesa të bëra NATO-s për të dërguar trupa serbe në veri të Kosovës, për të mbrojtur serbët etnikë. Kjo mund të jetë një tjetër shashkë speciale e retorikës politike, por është po kaq surreale sa do të ishte nëse Kosova do t’i kërkonte NATO-s të dërgonte trupa shqiptare në Serbinë jugore për të mbrojtur shqiptarët etnikë. Kemi hyrë në dekadën e tretë qysh kur Kosova u lirua një herë e përgjithmonë nga Beogradi. Ajo nuk do të jetë kurrë më nën ligjin e Beogradit.

Ne kemi nevojë për dialog, pjesa tjetër është thjeshtë politikë e keqe. Nuk kemi asnjë dyshim se ndërtimi i urave të bashkëpunimit me Serbinë, është diçka që i shërben pikërisht interesave tona si vend dhe si komb, e kjo promovon paqen në një rajon ku fantazmat e së shkuarës janë kahera gati që t’i shpallin luftë së ardhmes sonë të përbashkët”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u ndal edhe te lufta në Ukrainë duke thënë se Shqipëria është e nderuar që iu dha privilegji për të mbështetur si anëtar jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit kauzën e drejtë të shtetit të Ukrainës.

“Mendimet tona janë me qindra mijëra familjet ukrainase, për të cilat kjo është Krishtlindja më e mosozotshme qysh prej Luftës së Dytë Botërore, që sjell vetmi më shumë se bashkësi, zymtësi më shumë se dritë, frikë më shumë se festim. Le të lutemi për ta çdo herë që mblidhemi me miqtë e me familjen nën dritat e pemës së Vitit të Ri në qytetet tona a në shtëpitë tona. Shqipëria do të rrijë krah Ukrainës deri në fund”, tha Rama.

Pasi e cilësoi 2023 si një vit më të vështirë se 2022 për shkak të pasojave të luftës në Ukrainë, përmend edhe sulmin kibernetik nga Irani drejt Shqipërisë. Rama thotë se dëshiron që pavarësisht situatës së krijuar me ndërprerje të lidhjeve diplomatike, të rindërtohet sërish ura e shkëputur. Një koment e pati edhe për samitin e BE të mbajtur më 6 dhjetor në Tiranë duke thënë se u bë realitet ndonëse më parë konsiderohej fantazi e shfrenuar dhe produkt i një mendjeje aventuriere.

Në këtë darkë fundviti mungoi ambasadorja e BE, Christane Hohmann për shkak të gjendjes shëndetësore. Rama nuk e kurseu edhe mesazhin për të e Bashkimin Europian.

“I uroj shërim sa më të shpejtë, por ajo mund të pushojë dhe të mos shqetësohet, sepse shëndeti i raportit tonë me BE-në kurrë nuk ka qenë më mirë”, tha Rama.

Rama përmendi edhe projektin e portit të Durrësit duke thënë se Marina madhështore e Durrësit është vetëm hapi i parë konkret në një rrugë planesh të mëdha, ku po punojmë së bashku në fushën e energjisë, turizmit dhe tregtisë.

Në përfundim të fjalës dha mesazhin e tij për ambasadorët duke thënë: “Shpresoj fort që ju jo vetëm nuk do të mërziteni që unë nuk po i rendis të gjithë vendet tuaja mike një e nga një, jo sepse nuk dua ta them se sa shumë e vlerësoj miqësinë tonë, por sepse nuk dua që t’ju zërë gjumi pa ngrënë!  Kështu që më lini t’ju falenderoj të gjithëve për punën tuaj dhe t’ju uroj të gjithëve një 2023 të shkëlqyer, me më pak shqetësime dhe me më shumë kremtime si ky i tanishmi.

Zoti ju bekoftë ju, familjet tuaja, vendet tuaja dhe pa asnjë dyshim edhe dashurinë tuaj për Shqipërinë”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:19
Rama: Krenar që pranverën e ardhshme mirëpresim në Tiranë samitin e Procesit të Berlinit!

 

Kryeministri, Edi Rama u shpreh i lumtur që në pranverën e vitit të ardhshëm Shqipëria do të mirëpresë Samitin e Procesit të Berlinit.

Gjatë darkës me ambasadorët, kreu i ekzekutivit tha se do të bëhej maksimumi për të lënë një mbresë pozitive ashtu si në rastin e samitit të përbashkët mes vendeve të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor të mbajtur në 6 dhjetor.

“Jemi krenar dhe të lumtur që na është kërkuar nga partnerja dhe mikja jonë e madhe Gjermania, që pranverën e ardhshme të mikpresim Samitin e Procesit të Berlinit. Do të bëjmë maksimumin që të jemi në lartësinë e detyrës dhe të mikpresim një Samit të paharrueshëm të Procesit të Berlinit, ashtu siç mikpritëm një samit të BE që la një mbresë pozitive tek të gjithë  ata  që  erdhën  në  Tiranë për të marrë pjesë”-u shpreh Rama.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 16/12/2022 02:17

    Z.Rama,etiketa e kerkon qe ne darka te tilla znj.Linda te ulet perballe jush ne anen e kundert,jo ne krahun tuaj.Kujtojani kete hollesi atyre qe organizojne evente te tilla.Te qenit pjese e Evropes fillon nga cikerima te tilla,por qe bien ne sy.

    Përgjigju
  • Arbërori: 15/12/2022 20:33

    Për qfar shqetsimi flet o Edvin shkjau shqipfolës kur prapa shpinës së Kosovës je aktor së bashku me Vucicin fashist o tradhtar. Ti mendon se të gjithë Shqiptarët han bar o i pështirë

    Përgjigju
  • Flori: 15/12/2022 19:52

    Me behet qejfi qe e mbroni kosoven

    Përgjigju
  • Fredi: 15/12/2022 19:43

    Te flasesh per kosoven ne sy te shume ambasadoreve eshte dicka teper e madhe

    Përgjigju
  • Fredi: 15/12/2022 19:40

    Serbia po ben gabim me keto levizjet ne kufi me kosoven

    Përgjigju
  • Vini: 15/12/2022 18:11

    Kosovaret do i mbrojme gjithmone

    Përgjigju
  • Toni: 15/12/2022 18:09

    Kosova nuk i meriton me vuajtjet

    Përgjigju
  • Eri: 15/12/2022 17:07

    Kjo situat shpresojm qe te mbaroj sa me shpejte

    Përgjigju
  • Eno: 15/12/2022 16:09

    Shpresojm qe situata mos te agravoj me shume dhe te dy liderat te filloj te dialogoin me njeri tjetrin

    Përgjigju
  • Ani: 15/12/2022 16:06

    Shpresojm qe kjo situat te mbaroj sa me shpejt e mos te agraboj me shume

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën