TIRANE - Kryeministri Edi Rama e nisi diten e sotme me nje takim me studentet serbe qe do te jene te pranishem ne Elbasan Arena per perballjen Shqiperi-Serbi. Shefi i qeverise tha veç të tjerash se rënia e kufinjve mes Serbisë dhe Shqipërisë është një domethënie për të gjithë dhe veçanërisht për Ballkanin. Kryeministri i kërkoi studentëve në fjalën e tij më tepër bashkëpunim mes dy vendeve në kuadër të këtij projekti. Duke mos lënë pas atmosferën në prag të ndeshjes mes dy vendeve Rama theksoi se ajo çka është e rëndësishme sot është të fitojë imazhi, qytetërimi dhe tradita e Shqipërisë

Just play, have fun, enjoy the game”. Shprehja e njohur e basketbollistit Michael Jordan duhet tu vlejë sot të gjithë atyre që do të shkojnë në stadium”. Kështu deklaroi sot kryeministri Edi Rama. Ne kete takim nuk munguan edhe batutat qe shefi i mazhorances beri me studentet serbe.
 
Në fjalën e tij kreu i shtetit theksoi edhe rolin dhe rëndësinë e ndeshjes historike që do të luhet sot në Elbasan Arena mes dy vendeve duke mos lënë pa përmendur edhe incidentin e shkaktuar ditën e djeshme kur një 14 vjeçar goditi me gurë autobusin e kombëtares serbe. Rama e konsideroi atë si një degë e nacionalizmit që ekziston kudo dhe është e pamundur shmangia

"Më vjen shumë keq që dje një djalë 14-15 vjeç hodhi një gurë drejt autobusit të Serbisë dhe kjo tregon se sa shumë ka ende për të bërë dhe se pavarësisht se gjenerata juaj mbart me vete etjen e madhe për ndryshim dhe sjell me vete ëndrrat e një bote të re, rreziku i nacionalizmit të urrejtjes dhe përjashtimit është i pranishëm gjithmonë. Prandaj na duhet të bëjmë gjithnjë e më shumë për edukimin për njohjen e vlerave të bashkëjetesës ashtu siç na e kanë mësuar ne të parët tanë jua kanë mësuar edhe juve. Uroj shumë që gjithë ky udhëtim historik të përfundoi siç filloi. Uroj që ndeshja pavarësisht rezultatit arsye për të pasur më shumë dëshirë për të vazhduar bashkëpunimin dhe për ti parë sukseset si të përbashkët.

"Nuk e fshehim që është një ndeshje me emocione shumë të forta. Eshtë me rëndësi shumë të madhe që Shqipëria të fitojë. Ministri do thotë është me rëndësi që Serbia të fitojë, por më e rëndësishme është që të fitojë qytetërimi. Për ne është jashtëzakonisht e rëndësishme të fitojë tradita e mikpritjes jo vetëm për mikun por edhe për kundërshtarin. Në kodet tona më të vjetra ka një sërë porosish për mënyrën se si duhet trajtuar me respekt edhe armiku, për më tepër që ne s’jemi më armiq, përkundrazi në fushën e futbollit jemi kundërshtarë, ndërsa në fushën e gjerë të jetës sonë të përbashkët duam të jemi miq përditë e më të mirë”­ deklaroi Rama

Në fjalën e tij në këtë takim, kryeministri Rama e vuri theksin tek rëndësia e mesazhit që duhet të përcjellë kjo ndeshje e që sipas tij duhet të jetë “Ballkani i transformuar”. 
 
"Shqipëria dhe Serbia mund të bëjnë për Ballkanin atë që Franca dhe Gjermania bënë për Evropën. Në 10 vitet e ardhshme popujt tanë do të shohin të mirat e mëdha të këtij transformimi mes nesh. Ballkanin e duam evropian dhe rrënjësisht të transformuar"-tha Rama. 
 
Në kuadër të bashkëpunimit të ri që ka nisur mes Shqipërisë dhe Serbisë, ka vijuar ai, “në 10 vitet e ardhshme popujt tanë do të shohin të mirat e mëdha të këtij transformimi mes nesh”.