Kryeministri Edi Rama, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni do të takohen këtë fundjavë në Romë. Kështu raportonjnë mediet e huaja.
Takimi do të zhvillohet nesër në rezidencën e kryeministres italiane dhe në fokus të diskutimeve do të jetë emigracioni i paligjshëm. Zyra e Sunak tha se takimi do të "përqendrohet në përpjekjet e përbashkëta për të trajtuar emigracionin e paligjshëm dhe krimin e organizuar".
Si Meloni ashtu dhe Sunak kanë marrëveshje me Shqipërinë në përpjekje për të adresuar emigracionin e paligjshëm. Sipas marrëveshjes me Britaninë, të nënshkruar një vit më parë, shqiptarët që mbërrijnë me gomone përtej Kanalit mund të kthehen menjëherë. Pothuajse një e treta e të gjithë atyre që mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar me gomone në vitin 2022 ishin shqiptarë.
Ndërkaq muajin e kaluar, Meloni dhe Rama njoftuan një marrëveshje për strehimin e emigrantëve në Shqipëri përmes dy qendrave; ajo e pritjes në Shëngjin dhe ajo e akomodimit në Gjadër të Lezhës, Sipas marrëveshjes në Shqipëri do të vendosen vetëm ata emigrantë që do të shpëtohen jashtë ujrave territorialë italianë dhe europianë, pra përtej ujrave malteze. E gjithë kjo për të parandaluar përplasjen me të drejtën europiane që padyshim zbatohet vetëm në territorin apo detin europian.
Marrëveshja u kritikua nga partitë opozitare në të dy vendet, ndërsa të mërkurën, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë bllokoi përkohësisht ratifikimin e marrëveshjes nga parlamenti derisa të shqyrtojë kërkesën e opozitës.
Jemi ne rruge" Europiane" . Englezet ne Ruanda. Italiane(por Jo vetem dhe per here te pare) ne Shqiperi Ekuacioni: Shqiperia = Ruanda. Parrulla e dites:-"Ta bejme Shqiperine si Ruanda"
PërgjigjuSidimos me ne eshte e zgjidhur puna. Ne fund te fundit ne marrim njerzit tane nga UKja. Ata shko dhe Rama sill mrapsht. Po nejse lajmi qe kryetutkuni yne shtrohet si derr me derrat dhe doset e juropit eshte vertet lajm!
Përgjigju