Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Paris në samitin mbi sportin dhe zhvillimin e qëndrueshëm krah rreth pesëdhjetë krerë shtetesh. Presidenti Macron ishte mikpritësi i këtij samiti që u organizua në kuadër të Lojërave Olimpike.
Kryeministri Rama shoqërohej nga bashkëshortja Linda Rama, ndërsa ndau edhe video nga momenti kur u prit nga presidenti francez Emmanuel Macron.
Liderët pjesëmarrës në këtë samit shpalosën planet që të investojnë miliarda euro për të financuar iniciativat sportive që të përshpejtojnë zhvillimin e qëndrueshëm.
Emanuel Macron, president i Francës tha:Është absolutisht thelbësore sinergjia e veprimeve tona dhe gjithçka që mund të bëjmë së bashku me lëvizjen sportive. Ju falënderoj për mobilizimin tuaj, Lojërat olimpike janë një mënyrë për të nxjerrë në pah atë që duhet që të bëjmë dhe për të nisur iniciativa të reja falë të gjitha donacioneve që janë mobilizuar për zhvillimin e Afrikës, Amerikës Latine dhe Paqësorit. Ju falënderoj për angazhimin tuaj të përditshëm në këtë drejtim.
Samiti ishte një mundësi për të tërhequr vëmendjen e liderëve botërore në përpjekjet ndaj racizmit, diskriminimit racor në sporte si dhe ndaj gjuhës së urrejtjes dhe ksenofobisë. Lojërat Olimpike në Paris do të vijojnë deri më 11 Gusht.
M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?
-
Shumë
30.1%
-
Pak
40.9%
-
Aspak
29%
Vota total: 269
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike, flamuri u ngrit i përmbysur
27 Korrik, 11:34
-
PS mbledh nesër Kongresin Zgjedhor, zbardhet axhenda
27 Korrik, 11:15
-
Paris 2024/ Koreja e Jugut u prezantua gabimisht si Koreja e Veriut, Seuli: Gafë e turpshme
27 Korrik, 10:36
-
Paris 2024/ Mungesa e kushteve, Koreja e Jugut largon gjashtë atletë nga Fshati Olimpik
27 Korrik, 09:39
-
Biznes në 'Qytetin e Dritave'/ Analiza: A është në rrezik ringjallja tregtare e Parisit?
27 Korrik, 08:42
-
FOTO/ Nga parada e anijeve në Senë, te flaka olimpike nën një balonë dhe performanca e Celine Dion, Parisi mahnit në hapjen e lojërave Olimpike
27 Korrik, 07:35
-
Paris 2024/ Keqtrajtonte kuajt, kalorësja angleze përjashtohet nga Lojërat Olimpike
26 Korrik, 22:55
-
Paris 2024/ Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike
26 Korrik, 21:38
-
Lojërat Olimpike nisin me doping, zbulohet atleti i parë
26 Korrik, 20:50
-
Pakti PS-PD, kush fiton dhe kush humbet?
26 Korrik, 20:31
-
VIDEO/ Fillojnë Lojërat Olimpike, shikoni parakalimin e ekipit të Shqipërisë në Paris
26 Korrik, 20:05
-
Dashuri në Paris, propozim për martesë para Lojërave Olimpike! Ajo tha ‘po’
26 Korrik, 19:36