Mes sfidës për të riformatuar vetveten dhe për të çuar përpara qeverisjen pas 11 vitesh në pushtet, të dielën Partia Socialiste do të mbledhë Kongresin.
Në fokus të punimeve që nisin në orën 11 në Pallatin e Kongreseve, do të jenë mirëqeverisja, anti-korrupsioni, si dhe rienergjizimi i partisë, me synimin që selia rozë nuk e fsheh për të qeverisur edhe për një mandat të katërt vendin.
Fjalimi kryesor, sikurse është traditë, do t’i përkasë pikërisht numrit një të socialistëve, Edi Ramës ndërsa fjalë do të mbajnë sipas fushave të përgjegjësisë edhe ministrat e drejtuesit më të lartë të PS.
Pak ditë më parë, kreu i grupit parlamentar të PS Bledi Çuçi tha se një fokus të veçantë në diskutime do të ketë turizmi.
‘Pjesa e parë do të jetë me shumë interes, pasi do të flasim për çështjen e shtetit të së drejtës dhe do flasim për gjithë përpjekjet për ta bërë Shqipërinë një yll polar në rajon. Në pjesën e dytë do të zgjedhim anëtarët për Asamblenë Kombëtare që del nga delegatët.’- tha kreu i grupit parlamentar të PS-së Bledi Çuçi pak ditë më parë në një konferencë për mediat.
Në pjesën e dytë anëtarët e Kongresit Zgjedhor do të votojnë për të zgjedhur Asamblenë e re socialiste. Asambleja e PS ka rreth 400 anëtarë, por Kongresi do të zgjedhë vetëm 156 prej tyre, pasi anëtarët e tjera janë automatikisht për shkak të funksionit.
Kryeministri Rama pak ditë më parë kërkoi që asnjë drejtor në institucione të ndryshme në nivel vendor e qendror të mos përfshihet në listat për Asamblenë e re Kombëtare.
M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.4%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
19.9%
Vota total: 890
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tuneli i Murrizit hapet nesër, Rama: Dibra bëhet lagjja e gjelbër e Tiranës
13 Mars, 19:08
-
Nga çadra me Bashën kundër Ramës, pedagogia Zamira Sina në listën e mbyllur të PS për Qarkun Vlorë
13 Mars, 19:01
-
Namir Lapardhaja: Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
13 Mars, 18:56
-
Ylli Pata: Dueli i listave, kush është fytyra politike e 11 majit në Parlamentin e ri?
13 Mars, 18:16
-
Balla ironizon PD në Kuvend: Opozita u shpartallua që ditën e parë pas listave, të njëjta me ato të 2013-ës! 1 milion shuplaka do merrni më 11 maj
13 Mars, 17:10
-
Listat/ Dyrnjaja: PD e di që s’fiton, vrap kush të futet në listë të sigurt! Primaret ishin intrigë e gjallë! 25 partitë e koalicionit nuk nxjerrin dot as 1 deputet bashkë
13 Mars, 15:52
-
Të ikurit e PS, ballë lartë e krenarë! Ndreca i kthehet pedagogjisë, Naço avokat! Gjiknuri: Formulë e suksesshme
13 Mars, 15:34
-
Lista e kandidatëve/ Rama ironizon Berishën me tre bufa kënete dhe një fjalim ku i merret goja për aletatët e PD-së, që do i sjellin ‘qindra mijëra vota’ dhe fitore (VIDEO)
13 Mars, 14:30
-
‘Pa iu tharë flokët viktimave të Gërdecit ata bën marrëveshjen’/ Sula në Kuvend: Rama-Berisha, tumori që mban peng Shqipërinë
13 Mars, 13:52
-
Kandidate në listën e mbyllur të PS në Shkodër, reagon ‘Neomalsorja’: Po guxoj për të përfaqësuar një komunitet të harruar
13 Mars, 13:31
-
‘Komision Xhafaj deri sa të hyjmë në BE’/ Rama i përgjigjet gazetares: Jemi të pangopur me drejtësinë, Partia Socialiste është mjet jo qëllm
13 Mars, 11:19
-
‘Reforma në Drejtësi është gurë themeli për BE-në’/ Kos: Ftoj gazetarët e Europës të vijnë në Shqipëri për t’i treguar vendeve anëtare pse duhet të anëtarësohet në 2027
13 Mars, 11:06
Lart flamurin e kongresit.rrofte Partia lavdi kusarreve nga fitorja ne fitore luft armiqve te kllases
PërgjigjuO Edi Rama ishe e vetmja shprese e Shqiptarve por jeni katandisur ne nje bande kusaresh te rendomt akoma dhe me te rendomt se Sali haleja,turpi ju mbulofte o plehra qe nuk shikoni nivelin e llumit qe ju ka mbuluar koke e kembe.
PërgjigjuTURIZMI NUK BEHET ME MIRE ME KONFERENCA ,POR ME INVESTIME NE INCENERATORE ,,RRUGE,,,AUTOSTRADA,,,UJESJELLES,,DEBORATORE,PIKA TE PERPUNIMIT TE MBETJEVE TE NGURTA,,, DHE PLANE URBANISTIKE,,,PO KUSH TI BEJE HAJDUTI RAMA+VELIAJ....
Përgjigjubravo te qofte qe po e ben ps me lsi je i madh shih emrat e kongresmeneve
Përgjigju