Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje nga kantieri i ujit në Bathore, i cili është një investim për më shumë se 53 mijë banorë të Kamzës.
Rama thotë se pavarësisht se për 30 vjet u kanë fyshkëllyer rubinetat kur i hapin për ujë, qytetarët e Kamëz kanë votuar për 30 vjet symbyllas për PD-në.
Mesazhi i Ramës:
Kantieri i ujit në Bathore – Frutikulture – Laknas -Zallmner, një investim për 53 372 banorë të Kamzës, që votuan symbyllur në shumicë për 30 vjet PD-në dhe prej 30 vjetësh iu fishkëllejnë rubinetat kur i hapin për ujë.
Pas ndërhyrjeve në kolektorin kryesor dhe lidhjet e shtëpive në rrjetin e kanalizimeve të 11 963 abonentëve, mijëra banorë e biznese të këtyre zonave nuk do të përballen më me përmbytjet tradicioale masive gjatë shirave, që pasonin shiun e votave për PD-në.
Vijojmë në 2021 me nisjen e një investimi madhor në Kamëz, për të përmbyllur njëherë e mirë historinë e ujërave të ndotura që bashkëjetojnë me familjet e Kamzës, si pasqyra më besnike e paturpësisë “demokratikase” ndaj tyre.
Me ndërtimin e Impiantit të Ujërave të ndotura dhe përmbylljen 100% të investimit në sistemin e kanalizimeve, Kamza do të dalë më në fund nga mesjeta infrastrukturore ku jeton, zhvillon mitingje dhe voton PD-në prej 30 vjetësh…
S’ka problem, i kemi ndarë punët, ne ndërtojmë me mund e durim Shqipërinë Europiane kudo, për të gjithë, PD-ja baltos punën tonë, kurdo e me gjithsej! Pa pikën e turpit
Video e postuar nga Kryeministri Rama
/er.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Shkurt, 08:43
Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?
-
Pozitive
40.5%
-
Negative
47.7%
-
I dyzuar
11.7%
Vota total: 6417
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Balla në Report Tv: Berisha kërkon të prishë zgjedhjet, kushtëzimi që diaspora të votojë me dokumente të huaja alibi! PS synon 84 mandate, Shqipëria jo më peng i Saliut
4 Shkurt, 18:17
-
Sondazhi për Tiranën nga Eduard Zaloshnja: PS merr 19 mandate, PD 13, Partitë e reja 5
4 Shkurt, 17:55
-
10 vite nga krijimi i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura!
4 Shkurt, 17:12
-
Raportimi i monitorimit për administratën e prokurimet, OECD: Pikë e fortë, dixhitalizimi, keni legjislacion solid! Rama: Në vëmendje edukimi institucional
4 Shkurt, 12:44
-
Zgjedhjet e 11 Majit/ Meta në listat e deputetëve të Tiranës, Blushi 1 orë takim në PD për koalicionin parazgjedhor dhe protestën e 8 shkurtit
4 Shkurt, 12:32
-
"Po ti gjysmën e qeverisë e ke në burg" - Rama i përgjigjet komentuesit: Me çfarë metri e mat? Unë kam pasur 60 ministra (VIDEO)
4 Shkurt, 11:23
-
Rama: Berisha është problem i drejtësisë jo i imi! Më 11 maj, shqiptarët i japin përgjigje bufit të kënetës! Budallenj ishin gjermanët që mbajtën Merkelin 4 mandate?
4 Shkurt, 08:48
-
Fushata e Berishës, besnikë (dhe humbës)/ Në krye të qarqeve, figura që kanë vetëm humbje
4 Shkurt, 07:20
-
Zgjedhjet/ Rama mbledh të deleguarit për qarkun e Tiranës, ja porositë
3 Shkurt, 22:58
-
'5 Pyetjet'/ Shehi: Koalicion me Bashën e Alibeajn, s'kemi kandidat për kryeministër! Hoxha: Të largohen mamuthët e tranzicionit! Toska: Basha do e vjedhë mandatin!
3 Shkurt, 22:09
-
Ylli Pata: Lëkura e qengjit në shpinën e Sali Berishës nga Berlini
3 Shkurt, 21:41
-
Resorti në Sazan, Financial Times: Si e zbuloi Kushner bregdetin e Shqipërisë! Rama: Lidhja e Trump me projektin luksoz, vlerë e madhe, s'mund ta fsheh
3 Shkurt, 21:07
BRAVO Z RAMA DURRESI HISTORIKISHT KA VOTUAR PS ME DOKON E KOMPANI DHE AKOMA KENDOHET LEGJENDA E UJIT TURPI ME I MADH I KESAJ QEVERIE
PërgjigjuTi qe ben llap llap mali dhe fusha je thjesht nje egoist teper primitiv nga mendja e theksoj ai qe ben ndarje krahinore eshte i pa formua dhe pa edukuar po ne qe morem rrugat e botes ne nje vend te huaj aty ku mund ta kesh vellain motren apo te afermit tuaj per nje jete me te mire nuk shahemi dhe nuk paragjykohemi prandaj mos beni racizem krahinor ndaj bashkomasve tuaj
PërgjigjuNese e kishe me mua repliken, po te the,pm qe nuk kam bere ndarje krahinore. Por thjeshte kam cilesuar nje popullate qe vjen nga diku dhe nuk respekton ligjin dhe i merr token dhe pronen atyre ku i ka shkuar. Kur shkoni atje jashte nuk besoj se ngulni hurin me tabele "toke e xanun". Atje shkoni, gjeni pune, merrni shtepi me qira e pastaj pasi keni mbledhur te ardhura blini prone. Ketu, vini ne Tirane, gjeni nje hapesire vendosni nje gardh dhe pas disa vitesh qe keni perfituar nga ajo hapesire, doni te beheni pronare dhe doni edhe demshperblim nese ju bie ndonje plan urbanistik nga bashkia. Ky eshte paradoksi shqiptar. Zhvendoseni "lirisht" ku te doni dhe pa leje nga shteti, pastaj kerkoni ndihme nga shteti kur permbyteni, apo ua rrezon termeti banesat. E kupton ndopak ndryshimin?! Se nuk kisha dhe nuk kam per te patur ndonjehere ne mendje te bej ndarje krahinore.
O Edo mos u kreno sikur cfare po i jep. Uje daku uje eshte. E merr me mend qe jena ne 2020 dhe diskutohet akoma uji ne Shqiperi.
Përgjigjuuje mo uje po pse nuk ivestuan hajdutet qeketa prap i votojn...made in shpella...
PD i ka bere dhuraten me te vyer atyre ne Kamez e Bathore. Prandaj do ua japin voten edhe per nja dy breza. PD i zbriti nga mali dhe u dha toke ne kryeqytet. Aq duan ata, te jene ne fushe, nuk e kane problem mungesen e ujit.
PërgjigjuAte pun do bejn prap ne 2021 ,aq memorje Kane. Europen dhe ameriken i kan aty. Rruga Milano,awshingtoni, Parisi etj.keshtu qe skan pse ecin para. Duan edhe nja 30 vjet te tjera.
Përgjigju