Vetë kryeministri Rama, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Pekin, e ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij përmes një postimi në rrjetet sociale. Rama e cilëson diskutimin e panelit të Forumit Ekonomik Botëror si interesant ndërsa nënvizon se ai u përqëndrua mbi teknologjinë e re dhe arsmini për të gjithë.
“Paneli i pare i Forumit Ekonomik Boteror nje diskutim interesant mbi teknologjine e re dhe arsimin per te gjithe.” shkruan Rama në Facebook.
Paneli i pare i Forumit Ekonomik Boteror nje diskutim interesant mbi teknologjine e re dhe arsimin per te gjithe pic.twitter.com/NLUBkVIVYn
— Edi Rama (@ediramaal) September 10, 2014
Po sot kryeministri është takuar edhe me homologun e tij kinez Li Keqiang ku ky i fundit shprehu interesimin e Pekinit për investime në vendin tonë, ndërsa kreu i qeverisë parashtroi lehtësirat për investimet e huaja që ofron Shqipëria.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)