Gjatë turit elektoral në jug të vendit Kryeministri Rama është ndalur në Himarë ku ka premtuar drejtësi me titujt e pronësisë.
“Jemi krenarë se përmes një reforme historike, reformën territoriale e kthyem Himarën në kufijtë e saj. Ne do bëjmë drejtësi me titujt e pronësisë. Ne do t’i kapërcejmë malet e krimit me pronat.”- u shpreh Rama.
Më tej ai theksoi se me bashkinë e re të Himarës nis një histori e re zhvillimi ekonomik për zonën.
“Kam bindjen se për bashkinë e re të Himarës nis një histori e re. Bashkia e re e Himarës një zonë të re ekonomike zhvillimi. Një njësi e re zhvillimi ekonomik . Na takon ne ta kthejmë përmbys këtë histori 20-vjeçare, të cilën ju me votën tuaj vendosët ta mbyllni.”- tha Ramai cili shtoi se “Në 18 muaj kemi dhënë provë të padiskutueshme të faktit se ne jemi fuqia që mund ta ktheje Shqipërinë dhe Himarën në drejtimin e duhur”
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com