KRUJË - Kryeministri Edi Rama ka prezantuar Artur Roshin si kandidat të Aleancës për Shqipërinë Europiane për Bashkinë e Krujës, teksa premtoi që me Roshin në krye të Bashkisë së Krujës për katër vite do të bëhet më shumë se në 20 vite të marra bashkë.
Në fjalën e tij, Rama tha se në Krujë socialistë e demokratë janë të bashkuar për t’i dhënë qytetit të tyre një kandidat të denjë si Artur Roshi. “Socialistë, demokratë të bashkuar për qytetin e Krujës, të bëjmë së bashku më të mirën, duke bërë zgjedhjen e duhur midis dy mundësive”, tha Rama duke bërë një paralelizëm mes dy mundësive.
“Mundësia që ofron Partia Demokratike është një përrallë nga e kaluara. Ata ju thonë votoni Partinë Demokratike në 21 qershor, që në datën 22 t‘i keni pensionet më të larta në Europë; Votoni Partinë Demokratike në 21 qershor që në datën 22 taksat këtu në Krujë të jenë më të ulëtat në botë; Votoni Partinë Demokratike në 21 qershor që në datën 22, edhe dritat t’i merrni pothuajse qyl”, ironizoi Rama.
“Miqtë e mi, tha Rama, ne nuk kemi ardhur këtu për të bërë një fushatë për qeverinë, për parlamentin e për partitë në Tiranë. Fushata jonë flet për rëndësinë e madhe që kanë këto zgjedhje. Si asnjëherë më parë, në këtë fushatë ka shumë gra dhe vajza. Shumë gra dhe vajza që këtë herë nuk e presin ditën e votimit në shtëpi, por janë bërë pjesë e fushatës. Sepse në 21 qershor, falë vendimmarrjes historike të Partisë Socialiste dhe të Lëvizjes Socialistë për Integrim, dy parti, por një forcë udhëheqëse e Aleancës për Shqipërinë Europiane, në Shqipëri do të votohet për të pasur 50% gra dhe vajza në kuvendet e reja vendore. Prandaj, të mos mbetet grua dhe vajzë që ka të drejtën e votës, që nuk voton, sepse 21 Qershori është një referendum i madh i grave për gratë dhe me grate”, tha Rama.
Sipas tij, këto zgjedhje si asnjëherë tjetër janë shumë të rëndësishme për fshatin, për të gjitha zonat jashtë qytetit. “Në fshat kanë votuar edhe më parë për kryetarët e komunave dhe këshillat e komunave. Por, edhe kur kryetarët e komunave kanë qenë njerëz që kanë dashur t’i shërbejnë me gjithë shpirt komunitetit, kanë pasur vështirësi shumë të mëdha, sepse organizimi i shtetit në nivelin e qeverisjes vendore ka qenë një skandal. 400 bashki dhe komuna, e copëtuar Shqipëria si të ishte Kina. Ndërkohë që bashkimi i këtyre bashkive dhe komunave nuk është një bashkim mekanik, por është krijimi i njësive ekonomike të zhvillimit”, vijoi kreu i ekzekutivit”, vijoi ai.
“Sot, vijoi Rama, Bashkia e madhe e Krujës është një bashki më e madhe në potenciale zhvillimi ekonomik dhe social. Ju do të jeni vete dëshmitarë se si bashkia e madhe do të jetë shumë herë më pranë dhe me shumë herë më tepër fuqi, aty ku familjet që jetojnë në fshat kanë nevojë për ujë për të vaditur tokën, kanë nevojë për kanale kulluese, kanë nevojë për shërbime, njësoj si familjet që jetojnë në qendër të qytetit. Sepse nuk ka më qytetarë tek sheshi i Krujës dhe katundarë tek mali. Janë të gjithë qytetarë të barabartë, me të drejta të barabarta të Bashkisë së madhe të Krujës.”, tha Rama, duke rrjeshtuar dhe porblemet e shumta që kanë banorët e Krujës dhe më pas arsyen se përse Partia Socialiste kishte zgjedhur Artur Roshin për kryetar Bashkie të Krujës./ATSH/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com