Kryeministri Edi Rama është ndalur në Lezhë ku ka zhvilluar një takim me kryebashkikaun Pjerin Ndreu, ku duket se po diskutojnë për projekte të reja për turizmin. Teksa mbajnë në duar fleta të projekteve që po diskutohen, Rama vlerëson punën e bërë nga Ndreu duke thënë se vit pas viti po e kthen Lezhën turistike në Spanjën e vogël të Shqipërisë.
“Me kryebashkiakun që vit pas viti po e kthen Lezhën turistike në Spanjën e vogël të Shqipërisë, duke diskutuar për sfidën e transformimit të Ranës së Hedhun në një destinacion të turizmit mesdhetar me pesë yje.
Rama e mbyll postimin me batuta, duke thënë se Ndreu ka fiksim të sfidojë bregdetin e Jonit, por këtë mund ta arrijë duke bashkëpunuar me Benetin, ndonëse kërkon që të sfidojë edhe Shkodrën.
(Pjerini e ka fiksim të vjetër të sfidojë Jonin me një zhvillim fantastik në Adriatik. Nëse bashkohet me Benetin ka shumë gjasë t’ia dalin, por halli është se ky do që të sfidojë edhe Shkodrën)”, shkruan Rama.
-
shyqyr qe e dhe se na ngriu gjaku, menduam se do jua ktheje njerezve te thjeshte te Shqiperise
Përgjigju -
Pjerin, ruaje kete foto kompromentuese se do te te vleje shume! Diten kur ato /projektet/do te vezullojne nga korrupsioni qe nuk mungon asnjehere ,si guret e lyer me ar te nje mozaiku.kjo foto do te vleje gati sa nje firme mbi nje dokument zyrtar,sepse nuk e ke mbajtur /qyrkun e fajit/ vetem,sikur te ishte video me ze do te vlente me shume.Fotoja tregon qe ke bekimin e /Pikasos/ dhe ke dore te lire dhe mos harro dhe pergjegjesite do t'i ndani bashke.
Përgjigju -
Shengjini tregon me se miri se ky vend nuk ka shtet!As diellin nuk e shikon me nga ky vend se ta zene frymen pallatet.Ky eshte zhvillimi i nje vendi????shikoni bregdetin e Kroacise dhe te Malit te zi se si duken.Le qe kujt ti thuash ketij qe betonizoj shqiperine?
Përgjigju -
Po cfare projektesh more Shqiptar, eshte zevendesu rera me beton e pisha me shazllon... Po leri keto genjeshtra se nuk i ha kush ne 2023. Filmoje Shengjinin me nje dron te shikoni cfare behet..
Përgjigju -
O Rame.I thuaj Pjerinit te mirret pak edhe me fabriken e zorreve brenda qytetit te Lezhes qe perdite e me teper po e ben jeten te padurueshme.Cdo nate fillon era e zorreve qe po shperndan kancer per qytetaret Lezhjane.Ju lutemi vini dore se pa na nxihet jeta nga INKA Nord Fish.Nese nuk vini dore Ju,do ta zgjidhim me metoda partizane.
Përgjigju -
Keshtu thoshte dhe per Dakon, Gjicin, Allen, Rroshin, Sejdinin, Kajmakun, Prengen, Ndoken, Shukriun etj etj etj. Sic duket pas ketyre e paska radhen Pjerini.
Përgjigju -
Eshte bere nje pune e madhe realisht ne lezhe duke e krahasuar lezhen me vitet e kaluara nje qytet me vlera historik dhe ngjyra duke e pasqyruar deri te plazhi i saj magjik.
Përgjigju -
Bej Nje Xhiro nga tregu Milotit te kuptosh qe as bangladesh nuk eshte!
Përgjigju -
Lezha eshte kthyeher ne nje qytet te mrekullueshme per te gjithe ne me investimet e duhura qe ka bere bashkia dhe qeveria.
Përgjigju-
Po sa shkruan genjeshtra rreshtoj pak investimet...
-
-
Lezha ime me ne fund do marre zhvillim
Përgjigju -
Ju lumte qe keni vepra,pune dhe jo fjale
Përgjigju -
Ku ka me mire se te diskutohet per projekte te reja per ti dhene zhvillim qyteteve te ndryshme te vendit
Përgjigju -
E l - L E ZHA , vamosss
Përgjigju -
ka punu pjerini bravo i qofte
Përgjigju -
Rama duhet t’i permendi kryebashkiakut të zgjidhi trafikun Tirane-Shkoder. Me kalime alternative (dytesore) apo nenkalime. Trafiku vazhdon e mbetet problematik.
Përgjigju











Komente
Komento