Kryeministri Edi Rama ka ndarë një fotoalbum me momentet gjatë mbledhjes së nivelit të lartë që kryesoi në Këshillin e Sigurimit në OKB. Në albumin e ndarë, ku përveç fotove të kryeministrit apo presidentit të Ukrainës, vihet re edhe prania e bashkëshortes së tij, Linda Ramës.
E veshur me të zeza, Linda Rama ka ndjekur të gjithë takimin e kryesuar nga kreu i qeverisë. Ndërkohë, në fotoalbum Rama ka përzgjedhur edhe disa momente gjatë konferencës ku e pranishme është Olena Zelenska, bashkëshortja e Volodymyr Zelenskyt.
Krahas këtyre fotove, Rama e cilëson mbledhjen e djeshme si ditën me krenare të Shqipërisë në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare.
“MIRËMËNGJESI dhe me FotoALBUMIN e ditës më krenare të Shqipërisë në historinë e marrëdhënieve tona ndërkombëtare, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Mbledhja e djeshme (20 shtator) në Këshillin e Sigurimit u zhvillua me debate mes përfaqësuesit të Rusisë dhe Kryeministrit shqiptar. Përfaqësuesi i Rusisë, u shpreh kundër të mbajtjes së fjalimit të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ndërsa Rama iu përgjigj se duhet të ndalojnë luftën në Ukrainë dhe Zelensky s’do e mbajë fjalën.
-
Bravo ja perplase mu ne s.me dokumentet njelloj si enveri ne mbledhjen e 81 partive ne moske. Tani vetem nje kenge duhet per Liderin global. I shallah e Mbajne anej Se knej sna duhet me
Përgjigju -
Bravo sufllaqexhinj pergezojeni liderin suprem per arritjen e madhe, ahhhaa
Përgjigju -
Shqiperia po ecen me hapa shume te medhenj
Përgjigju -
kudo qe shkon na perfaqeson denjessisht kryeministri Rama
Përgjigju -
tjeter dite qe na ben krenare qe jemi shqiptar
Përgjigju -
Ju meritoni respektin maksimal nga Shqiptaret jeni kryeministri qe ka kontribuar me shume ne historin e Shqiperis dhe Shqiptareve????
Përgjigju -
Zoti Rama kjo perfaqesim i Shqiperis ne OKB si Presidente eshte fal jush fal punes se palodhur qe keni bere per vendin tone me marrdheniet nderkombtare dhe ju keni shume merita????
Përgjigju -
Gjynah qe nuk kishte dhe Zahon ne tavoline te mesonte , se do i duhej kur te trashegonte fronin…Rama eshte si ata qente me ze te trashe e kumbues po ne goje nuk kane asnje dhemb… duke pare ne cfare derexheje e ka katandisur Atdheun e tij , ajo mbledhje ishte thjesht nje grotesk provincial … nuk e di pse mu kujtua mbledhja e 81 partive komuniste ne Moske 1960… (nga nje votues i majte )
Përgjigju










Komente
Komento