Rama nderon Gegën dhe Markun, Gjikondi publikon foton e Mondit: Ishte kampion në hedhje çekiçi, shteti e ka harruar! Është hipokrizi

Rama nderon Gegën dhe Markun, Gjikondi publikon foton e Mondit: Ishte kampion në hedhje çekiçi, shteti e ka harruar! Është hipokrizi

Mondi, kampioni i hedhjes së çekiçit

TIRANË- Teksa krenohemi çdo ditë me arritjet e sportistëve shqiptarë, juristja e njohur Brizida Gjikondi ka ironizuar qeverinë për mbështetjen dhe nderimin e Luiza Gegës me Florian Markun. Me anë të një postimi në Facebook, publikon fotografinë e Mondit, i cili ka marrë medalje si kampion i hedhjes së çekiçit, por sot është në gjendje të mjerueshme.

Sipas Brizidës, sot është hamall që mban mbi kurriz tragjedinë familjare e humbjes së gruas, gjithashtu arka, mobilje, frigoriferë dhe lavatriçe.

“Meqe po shplurohsni kampionet e dikurshëm.. duke plotesuar kerkesat e kesaj epoke kotesish, qe shplurhos per buje jo qe te ve gjerat ne vend.. ja dhe Mondi, hamalli i lagjes tone, qe mban mbi shpine tragjedi familjare, dy femije jetime per te rritur.. arka, mobilje, frigorifere, lavatrice dhe medaljet e se kaluares kur ishte kampion i hedhjes se çekiçit”, shkroi Gjikondi .

Me tone ironie, juristja thotë “një shtet që nuk di ku i ka kampionet e tij të dikurshëm, është super hipokrit me të tashmit..”

Kujtojmë se atletja shqiptare Luiza Gega u shpall mbrëmjen e së shtunës kampione e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa, në Mynih të Gjermanisë. Ajo shënoi kohën 9’11”31, në një garë që e dominoi nga fillimi e deri në fund. Ajo është nderuar nga Kryeministri Edi Rama me 'Kordonin e madh të Yllit të Mirënjohjes Publike'. Ndërkohë, Luiza Gega do të shpërblehet me 10 milionë lekë nga qeveria. 

Edhe Florian Marku është vlerësuar edhe nga bashkia e Lushnjës me titullin 'Qytetar Nderi'. Kjo ceremoni erdhi pas triumfit të Markut të enjten në stadiumin ‘Air Albania’ mposhti meksikanin Miguel Parra Ramirez, duke fituar titullin WBC Silver, në një kohë që është mbajtës i IBF.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beso Latifi: 29/08/2022 21:11

    Ore, po kampionët e Pordhës do shpërblehen nga Qeveria?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia