Kryeministri Edi Rama kka zhvilluar një pritje speciale në Pallatin e Bigadave në nder të presidentit të francez Macron dhe miqve të Francës, ku foli për marrëdhëniet e hershme të dy vendeve, të cilat janë unifikuar dhe më shumë me ardhjen e turistëve francezë në Shqipëri. Sipas kryeministrit, mikëpritja e Francës është ndjesi e thellë që i ka rrënjët e veta në histori.
“Në historinë e saj të gjatë Shqipëria ka parë të kalojnë në truallin e saj dhe të përzihen me tallazet e saj turma të panumërta francezësh, të njohur dhe më pak të njohur”.
“Në kohët e largëta dhe më pak të gëzuara ishin normandët, kryqtarët. Në kohët më të hershme dhe pak më të gëzuara, turistët, ngazëllimi i të cilëve për brigjet tona, peizazhet, kulturën tonë, vetëm sa ka filluar. Më shumë se 80 mijë vetëm këtë vit, gjë që na motivon të vazhdojmë përpjekjen e përbashkët për të afruar dy vendet tona duke intensifikuar shkëmbimet. Kjo për t’ju thënë rëndësinë që ne i japim ekspertizës franceze në këtë fushë, bashkuar me asistencën më specifike që Franca propozon t’i ofrojë Shqipërisë në kuadrin e negociatave të anëtarësimit në BE. Ndonëse Shqipëria ka pritur francezë të interesuar që ta njihnin, megjithatë deri më sot ajo nuk ka pritur kurrë në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, Francën. Sigurisht një prani, sidomos ajo e Francës në një vend si i yni, nuk mund të reduktohet vetëm me vizita zyrtare të nivelit të lartë. Megjithatë ajo merr gjithë kuptimin e saj, gjen një forcë domethënëse dhe ecën përpara vetëm kur kryetari i shtetit që e mishëron jashtë dhe i jep impulsin, i lë në të njëjtën kohë gjurmën dhe i jep tonin”, tha Rama.
"Franca kujdeset që ëndrra evropiane e rajonit tonë të realizohet dhe që pritshmëritë tona legjitime të marrin një përgjigje qoftë edhe me porosi, shtoi Rama.
“Duke Ju pritur sot, zoti President, Shqipëria pret sot Francën me krenari, me miqësi, me shpresë, madje do të thoja, jo pa emocion. Nuk është emocioni i një momenti, është ndjesi e thellë, që i ka rrënjët e veta në histori”, iu drejtua Rama presidentit francez Macron.
Presidenti i Francës duke vlerësuar raportet mes dy vendeve foli në gjuhën shqipe edhe pse me shumë vështirësi.
“Po e ngre gotën time për këtë vizion entuziast që kemi në për vendin tuaj. Po e ngre gotën time për Shqipërinë, për popullin shqiptar, për lidhjet kaq të veçanta që na bashkojnë, për Evropën që ndërtojmë bashkë. Rroftë Shqipëria, rroftë miqësia franko-shqiptare”, tha Macron.
Ndërkohë pas përfundimit të fjalës Presidenti i Francë u duartrokit nga të pranishmit, ndërsa me kryeministrin Edi Rama shtrënguan duart dhe trokitën gotat.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka reaguar nga Tirana në lidhje me sulmin në Bruksel ku u vranë dy persona, tifozë të Suedisë.
Macron e quajti një atentat terrorist, ndërsa ngriti alarmin se “Evropa është e tronditur”.
“Para disa minutash Brukseli u godit nga një atentat terrorist që i mori jetën dy suedezëve. Evropa jonë është e tronditur dhe ne jemi këtu duke e përmendur bashkë dhe kjo tregon evidencën e asaj që ju jeni, evropianë’- tha Macron.
Për herë të parë që nga shpallja e Shqipërisë shtet i pavarur, një president francez kryen një vizitë zyrtare dy palëshe në vendin tonë. Emmanuel Macron në ceremoninë pritëse vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve. Në fund të fjalës së tij presidenti francez, ngriti një dolli dhe foli shqip, duke thënë ‘rroftë Shqipëria e rroftë miqësia franko-shqiptare’.
‘Po e ngre gotën time për Shqipërinë për popullin shqiptar për çastet e veçanta e që na bashkojnë, që do t’i ndërtojmë bashkë. Rroftë Shqipëria, rroftë miqësia franko-shqiptare.’- u shpreh Macron në shqip.
Në fjalën e tij të mbajtur në Pallatin e Brigadave, presidenti Macron tha se Franca e mbështet atë që quhet zgjerim, por theksoi se është vështirë të bëhet një zgjerim. Macron tha se procesin e zgjerimit preferon që ta quajnë ri-takim apo ribashkim, pasi mjafton që të shohësh hartën e të kuptosh që Shqipëria është në qendër të Europës. Sipas tij, ajo që pengon integrimin e Shqipërisë dhe vendeve të rajonit janë burokracitë e BE.
'Vizita e parë dypalësh e një presidenti francez në Shqipëri që nga shpallja e Pavarësisë. Është lumturi e madhe t’i përgjigjem ftesës tënde i dashur Edi. Miqësia mes dy popujve tanë është shekullore, ju e përmendet. Dua tju theksoj mbështetjen e Francës për atë që ne e quajmë procesi i zgjerimit, por është vështirë të bëhet një proces zgjerimi, sidomos kur ka këtë emër dhe sidomos kur flasim për kapituj dhe procedura. Nuk ka asgjë më pak erotike se termat që kemi zgjedhur. Ne përpiqemi të shpjegojmë se është histori dashurie, formë dashurie. Është një gjeni evropiane që e kemi në ekskluzivitetin dhe quhet burokraci.
Një proces zgjerimi preferoj ta quaj ri-takim apo ribashkim. Mjafton të shohim një hartë dhe të shohim historinë tonë për të kuptuar që kjo Evropë nuk do zgjerohet duke ju pritur, sepse ju jeni në qendër mjafton të shohim historinë tuaj për t’ju thënë se nuk do zgjerohemi por do të bashkohemi sepse ju keni qenë që në fillim. Ju e keni frymëzuar këtë kontinent. Ky kontinent është një bisedë që nga thellësia e mijëvjeçarëve s’ka ditur të flasë si duhet. Ky vend ja ka dalë. Përtej kësaj kemi marrëdhënie të shkëlqyera politike.”, tha ndër të tjera Macron në fjalën e tij.
Domethene, futja pordhes. Shqiperia eshte nje vend qe ska dit te luaj politiken sic duhet sepse ka patur si synim primar zhdukjen e pronareve qe i shkaterroi Komunizmi(parardhesi i PD-PS), dhe si rrjedhoje shporrjen e kapitalit njerezor. Nderkoh qe nje ekonomi me kapitaliste me orientim nga Amerika do e bente kete kodoshin te vinte qeleshen e te luteshe qe te ishim pjese e BE-se. Por jo, kemi qejf te jemi te nenshtruar pasi kemi politikane te mbaruar.
PërgjigjuNë fakt Shqipnia vetëm juve sju ka pas nai her mik.Jeni veni nr 1 në Botë për anti Shiptarizëm
Përgjigju