KORÇË- Kryeministri Edi Rama, nga Korça, thotë se ky qytet do të futet në hartën europiane të turizmit të skive, pasi të ndërtohet qendra e parë për ski në vendin tonë. Duke folur në një prej rubrikave të tij në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shprehet se Korça ka ndryshuar rrënjësisht, ku tashmë numëron mbi 160 bujtina e ndërsa 1 dekadë më parë thotë se numëroheshin me gishtat e dorës.
Rama ndalet edhe tek numri i vizitorëve, ku thekson se 500 mijë vizitorë kalojë të paktën një natë në ‘Parisin e Vogël’, siç ai cilëson Korçën. Ndërkohë, më parë thotë se mezi numëroheshin 50 mijë turistë në vit.
“Këtë dimër, si asnjë dimër, 166 e kusur bujtina, njëra më e bukur se tjetra. Plot e përplot çdo fundjavë, rreth gjysmë milioni vizitorë e turistë që kalojnë të paktën 1 natë në Parisin e Vogël gjatë vitit. 1 dekadë më parë mezi i kalon 50 mijë në vit dhe nuk kishte këmbë të huaji, ndërkohë që bujtinat numëroheshin me gishta e mezi mbanin veten. Por tani ka ardhur radha e qendrës së parë turistike të skive në Shqipëri, një projekt që do ta fusë Korçën në hartën europiane të turizmit të skive dhe do të ndezë një motor të ri bë ekonominë e gjithë këtij qarku”, shprehet Rama.
Projekti për qendrën e parë të skive në Korçë është përmendur edhe më herët nga kryeministri Rama, ndërsa deri më tani ende nuk raportohet të kenë nisur punimet. Në foton më poshtë mund të shihni projektin 3D për këtë projekt, të prezantuar nga kryebashkiaku Sotiraq Filo në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023.
Mbas 6 vitesh festova Krishtlindjet ne Korce dhe me pëlqeu shume. Ishte nje qytet qe te plotësonte gjithçka, madje me I bukur dhe plot argëtime se qytetet e tjera evropiane. E meriton nja piste skish, pasi do ti rrisi vlerën dhe standardin e vene me mund per gjithe keto vite. Shpresoj te mund te realizohet!
Përgjigjuky m'duket se thith si shume,ul dozen oo plak
Përgjigju