Ndërsa fushata elektorale për zgjedhjet e 11 Majit 2025 po afron, dy partitë e mëdha politike në vend kanë shtuar intensitetin e takimeve me Diasporën.
Partia Demokratike ka zhvilluar takime në të paktën tre rajone të Italisë ditën e sotme (19 janar).
Emigrantët shqiptarë në Brescia kanë pasur një grup deputetësh prezentë, ku morën pjesë deputeti Dashnor Sula, Tomor Alizoti, përfaqësues të qarkut të Elbasanit dhe sekretari i PD, Flamur Noka.
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka qenë e angazhuar po sot në një takim me emigrantët në zonën e Pistoias, kurse deputetja Elda Hoti në atë të La Spezia.
Alizoti vuri theksin te domosdoshmëria e regjistrimit të emigrantëve shqiptarë, proces që përfundon më 4 mars, teksa u shpreh se vetëm me votën e emigrantëve mund ta rrëzojnë Edi Ramën nga pushteti.
Deputeti demokrat Dashnor Sula theksoi se vota e diasporës është bërë një shqetësim i madh për kryeministrin Edi Rama, pasi shqiptarët jashtë vendit janë të pavarur nga presioni apo manipulimi i qeverisë.
Ndërkohë, i pranishëm edhe kryetari i degës së PD-së në Elbasan, Bledi Himçi, i cili i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen sa më shpejt për të siguruar mundësinë e ndryshimit përmes votës së tyre.
Përfaqësuesit e Partisë Demokratike e cilësuan votën e diasporës si një faktor historik për zgjedhjet e 11 majit, duke e vlerësuar atë si vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
40.4%
-
Negativ
45.1%
-
Jam i/e dyzuar
14.4%
Vota total: 2804
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Më 11 maj pa Berishën, ‘Djathtas 1912’ prezanton programin: ‘Pro’ SPAK, po i jep fund pandëshkueshmërisë! Stop ligjeve klienteliste
15 Shkurt, 14:56
-
‘Të njëjtat sulme bëjnë ndaj drejtësisë’, Basha: Rama dhe Berisha kanë të njëjtin hall, qytetarët do t'i ndëshkojnë me votë më 11 maj
15 Shkurt, 13:52
-
Enkelejd Alibeaj: Si mund të bashkohet opozita rreth një njeriu si Berisha, me çfarë morali do i'u kërkojmë votën shqiptarëve?
15 Shkurt, 11:00
-
I dënuar në Itali për grup kriminal dhe trafik droge, arrestohet në Gramsh me qëllim ekstradimin 39-vjeçari
15 Shkurt, 10:54
-
Eduard Zaloshnja: Kur Berisha doli me epërsi ndaj Bashës në sondazhet e mia…
15 Shkurt, 10:24
-
'Shqipot e Greqisë dhe Italisë, dëshmitarë të ndryshimit të reputacionit' Rama apel emigrantëve për t’u regjistruar! I nxit të kthehen: Korrupsioni po luftohet realisht
15 Shkurt, 09:02
-
Vota e diasporës, mbi 165 mijë aplikime nga emigrantët, KQZ miraton rreth 132 mijë kërkesa, refuzohen mbi 33 mijë
14 Shkurt, 21:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Celibashi: Konstituohen 81 KZAZ në të gjithë vendin
14 Shkurt, 16:38
-
Në pronësi të Juventusit, Daniele Rugani dënohet me gjashtë muaj burg dhe 2 mijë euro gjobë
14 Shkurt, 16:00
-
Itali/ Udhëtonin me 100 mijë euro kokainë në makinë, arrestohen 2 shqiptarët me precedentë! Nervozizmi para karabinierëve i tradhtoi
14 Shkurt, 15:38
-
Arben Qirezi: Bilanci i ri politik i krijuar më 9 shkurt, rruga përpara
14 Shkurt, 15:30
-
Itali/ Drejtimi i kamionit në gjendje të dehur zbulon mallrat e vjedhura, 45-vjeçari shqiptar dënohet me 2,5 vite burg dhe gjobë
14 Shkurt, 15:21