Rama: Jemi krenarë, i kemi hyrë detit në këmbë me reformën në Drejtësi! Jemi e vetmja parti që as kemi vrarë e burgosur për arsye politike

Kryeministri Edi Rama në 32-vejtorin e themelimit të PS-së tha se është krenar për raportin e socialistëve me drejtësinë.

'Dhe pse-ja e tretë  dhe e fundit e krenarisë sime për partinë socialiste, është raporti i kësaj familje politike me drejtësinë. Ky raport në fakt ka nisur me burgosjen e liderit të partisë, ka vazhduar me shtrirjen e dorës së të burgosurit në drejtim të burgosësit. Është zhvilluar më pas si një raport respekti për pavarësinë e gjyqësorit por dhe si një raport me plagë të hapura nga gjyqësori i përdorur politikisht kundër nesh. Kujtoni vetëm ca kolegje zgjedhore të kosës kur drejtësia ishte vegël e pushtetit të kundërshtarëve tanë dhe pastaj është ngritur në nivelin historik të reformës në drejtësi kur kjo parti i hyri në këmbë atij deti që asnjë forcë politike më parë në historinë e këtij vendi as nuk e kishte marrë mundimin ta vëzhgonte me dylbi. Partia socialiste është e vetmja parit në pushtet në historinë e Shqipërisë që as ka vrarë njeri, as ka burgosur njeri dhe as ka rrahur një njeri të vetëm për arsye politike në të gjitha vitet që ka drejtuar vendin. Natyrisht edhe jo si puna e interesit kombëtar mund të duket gjëja më e natyrshme por fakti është që asnjë parti tjetër që nga viti 1912 nuk e ka bërë dot e duhet të ketë disa arsye. Ashtu sikundër duhet të ketë patjetër një arsye pse ne e kemi edhe këtë ndryshe nga të tjerët.

Kjo periudhë e pushtetit në Shqipëri është e para në historinë e Shqipërisë, por le ta nisim nga historia e shtetit shqiptar, për të mos shkuar në shekuj, kur ata që japin drejtësi merren pa asnjë pengesë me zyrtarët më të lartë të lidhur me pushtetin drejtpërdrejtë dhe ndërkohë kanë gjithë mbështetjen e partisë që është në pushtet. Kjo është piktura e madhe që flet shumë. Fatkeqësisht nuk flet shumë për ne që jetojmë sot, ose flet shumë, por flet më shumë duke pasur parasysh se sa shumë flet për Shqipërinë e gjeneratës tjetër, Shqipëria e fëmijëve tanë, falë nesh, falë kësaj parie, falë reformës në drejtësisë të kësaj shumice qeverisëse, do të jetë e para Shqipëri në historinë e këtij trualli me drejtësi të drejtë e të barabartë për të gjithë, falë pikërisht kësaj familjeje që sot feston ditëlindjen këtu, të partisë socialiste, familjet shqiptare të fëmijëve tanë nuk do të kenë më asnjë nga andrallat që ne do duhet të heqim edhe për disa kohë si familje të zakonshme në këtë vend flas, nuk flas për ne këtu, se ne po e po.

Unë e di shumë mirë që po ti afrohesh kësaj pikture, ka shumë boshllëqe, ka gjymtyrë që rrinë keq, madje ka dhe detaje shumë të neveritshme për hir të vërtetës, të pikturuara nga dhënësit dhe zëdhënësit e drejtësisë së re, por mos e harroni asnjëherë se ky është deti të cilit ne i kemi hyrë në këmbë dhe katër apo pesë vite për të ndërruar kursin e një historie qindra vjeçare shkëputjeje totale nga perëndimi, ndarje me zjarr e me hekur nga Europa, në mos janë sekonda, janë minuta për historinë. Ashtu sikundër gabimi, madje edhe faji, nuk kanë si përjashtohen në këtë proces jo vetëm për ata që shkojnë para drejtësisë por dhe për ata që thërrasin ata përpara drejtësisë. Prandaj motra e vëllezër, shokë e shoqe, miq e të ftuar, kokën lart dhe vetëm përpara, me bindjen se ose e bëjmë ne, ose nuk  e bën askush tjetër Shqipërinë. Me vullnetin për të mos u përkulur përpara asnjë vështirësie. Me besimin për tu bërë më të mirë, me durimin për të mësuar nga më të mirët e për të mos harruar të mësojmë nga gabimet tona dhe me krenarinë për Shqipërinë e për Partinë Socialiste të Shqipërisë.'- tha Rama.


Lajmi kryesor:

32 vjet Parti Socialiste/ Rama: Karikojmë bateritë për 2025! Mbyllni shtigjet e vjetra ku hyjnë dorëgjatët


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë