Tashmë të moshuarit do të kenë një shtëpi të standareve europiane.

"Shtëpia e Zotërinjve" është azili i të moshuarve i çelur së fundmi në kryeqytet, në formën e një biznesi social me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare dhe Fondacionit Yunus.
Për të çelur këtë qendër ishte dje i pranishëm Kryeministri Edi Rama dhe Cmimi Nobel, Muhamed Yunus.

Çeljen e këtij azili Kryeministri Rama e ka cilësuar si një ndihmë e mrekullueshme për të moshuarit përmes biznesit social.

Me anë të një postimi në rrjein social "Facebook", Kryeministri Rama shkruan: "Në Shtëpine e Zotërinjve në Tiranë me fituesin e Çmimit, Nobël Muhamed Yunus, një shtëpi e standardeve europiane që ofron shërbime për të moshuarit, e ndërtuar në formën e biznesit social me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare dhe Fondacionit Yunus".

ATSH