Kreu i qeverisë e ka nisur fjalën e tij nga qyteti i Shkodrës me një ndjesë për dekorimin e ish-sigurimsave dhe konkretisht të torturuesit të Zef Pllumit. Sipas kryeministrit ndjesa është e detyrueshme pasi nuk është parë me saktësi lista për të parë emrat e përvecëm
Kryeministri i kërkoi sot falje publikisht edhe familjarëve të Sami Repishtit për dekorimin e hetuesit Shyqyri Çoku, ndërsa pranoi se qeveria nuk ka gabuar padashje, por se kjo ka ardhur si rrjedhojë e ligjit për statusin e veteranit, të miratuar në kohën kur Sali Berisha ishte, President, siç tha ai.
“At Zef Pllumi është pasuri kombëtare. Ne nuk kemi gabuar as pa dashje as me dashje. Ndjesa e detyrueshme. I kërkoj falje Sami Repishtit për tronditjen”, u shpreh Rama i cili më pas hodhi akuzat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. E vërteta e hidhur është se Ministria e Mbrojtjes ka nxjerrë medaljet duke iu referuar kategorisë së parë të Veteranëve të luftës. Në vitin 1994 është vendosur ligji për ndarjen e kategorive të veteranëve dhe kryefalsifikatori ishte President.-tha Rama
Rama shtoi se ky ligj e kishte bërë Çokun prej 25 vitesh veteran dhe se tashmë kishte hyrë në kategorinë e parë. Kryeminsitri po zhvillon në Shkodër turin "Të pastrojmë më tej Shqipërinë" së bashku me një sërë përfaqësuesish të Partisë Socialite
Lidhur me deklaratën që bëri Rama dy ditë më parë përçështjen e pronësisë në bregdetin e jugut Rama tha se është keqpërdorur nga Partia Demokratike.
Historia e zymtë e një medaljeje dhe një ndjesë e imponuar nga kjo histori
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com|)
/Shqiptarja.com

Historia e zymtë e një medaljeje dhe një ndjesë e imponuar nga kjo histori Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com|)