TIRANE-Në orën 13:00 kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre, ndërsa thotë se do të informojë një nismë shumë të rëndësishme të qeverisë. 

Në 13.00 bashkëbisedim me ju drejtpërdrejtë këtu.  Do t'ju informoj për një nisëm shumë të rëndësishme të qeverisë dhe gjithashtu do t'ju përgjigjem pyetjeve tuaja. Pyesni më poshtë çfarë të doni” shkruan Rama.

Pra të gjithë ata që kanë pyetje për kryeministrin duhet të shkruajnë te komentet në statusin e tij.