I ftuar në '5 pyetjet nga Babaramo', Kryeministri Rama foli për ccështjen e patronazhistëve.
'Patronazhistët janë në punën e tyre. Bëjnë detyrën e tyre, janë garancia e fitores sonë. Patronazhistët janë totalisht vullnetarë. Janë një figurë që është figurë kyçe e partive të organizuara dhe është një figurë e cila, besoj unë, nuk gaboj, ka marrë një rol të posaçëm edhe një, si të thuash, rol tërheqës edhe për shumë parti të tjera duke nisur nga partitë e mëdha amerikane, Partia Republikane dhe Partia Demokrate. Jo, patronazhistët nuk kanë asnjë lidhje me “duhet të na japësh votën që të të bëjmë legalizimin”, tha Rama.
Kryeministri u shpreh se të gjitha partitë, edhe në botë, punojnë me këtë sistem.
Në SHBA këta quhen kanverser dhe në Francë p.sh., dihet botërisht që fushata e Fransua Holondit (François Hollande) pati një vlerë të shtuar pikërisht sepse u mbështet te një rrjet i jashtëzakonshëm patronazhistësh dhe patronazhistësh nuk vënë kushte. Patronazhistët në komunikimin me qytetarët derë më derë, marrin perceptime. Pra, nëse konstatojnë që një qytetar ka një shqetësim, ka një hall, thotë p.sh., për rastin konkret: “Jam i dyzuar sepse kam kaq kohë që pres legalizimin” etj., etj., ata patjetër që shënojnë dhe të gjitha këto shqetësime dhe halle u përcillen deputetëve të zonave. Deputetët e zonave ua përcjellin institucioneve. Patronazhistët tanë nuk janë tanimë thjesht persona që angazhohhen në muajin zgjedhor. Patronazhistët tanë janë vullnetarë të PS-së që janë të angazhuar gjatë të gjitha viteve, gjatë të gjithë muajve, gjatë të gjithë kohës", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Pas përplasjes për pyetjet, Rama përfundon para kohe intervistën në '5 pyetjet nga Babaramo': I gatshëm të vij pas fitores së 25 prillit, por këtu mbyllet
K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
43%
-
Gafë
52%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 5224
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
Mbrëmja Gala/ Rama: Mbështetja e qeverisë për sportin do rritet! Batuta me kreun e KOKSH: Në rini Fideli ishte kampion sporti dhe i femrave
9 Janar, 19:21
-
Debati në ‘Studio Live’/ Haklaj: Rama mban peng Berishën, PD do i kalojë Argitës! Saliu shiti Salianjin te amnistia, sepse i doli me hu te selia më 2021
9 Janar, 18:10
-
Për 3 ditë nis regjistrimi i emigrantëve për zgjedhje, Rama rikthen turin me diasporën! Dërgon drejtuesit politikë në Greqi dhe Itali
9 Janar, 17:10
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
8 janari, Denis Dyrnjaja: Demokratët lëpinë atë që kanë pështyrë! Janë produkte të Berishës, çojnë kallëzime në SPAK, pastaj i thonë 'organizatë kriminale'
9 Janar, 14:26
-
'Ura për Shqipërinë 2030', Rama: Zhvillojmë pronën shtetërore, s’paguajmë më qira! 25 institucione akomodim në kulla, shteti në këmbim të pronës merr zyrat
9 Janar, 10:35
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 09:51
-
E prodhojmë vetë energjinë? Përgjigjet Rama: Legjendë mediatike! Kur të fitojmë sovranitetin energjitik atëherë po, ulja e çmimit historike
9 Janar, 09:37
-
'Transformim epokal i sektorit energjitik', Rama ndan pamjet e vitit 2013: Shqipëria ishte vrimë e zezë mes Europës, me radhët e gjata të gjysmës së popullit
9 Janar, 08:09
-
Zyrtari i lartë amerikan takohet me Ramën, Verma: Partneriteti ynë siguron Shqipërinë të përparojë drejt Integrimit të plotë europian
8 Janar, 21:05
-
Meta intervistë nga qelia nr. 5: Arrestimi im mafioz dhe banditesk, i pari i mora unë në pyetje prokurorët e SPAK! Izolimi në 12 m2 s’më pengon të kandidoj
8 Janar, 19:46