BERAT- Tarifa për hyrjen në Kalanë e Beratit do të hiqet dhe vizitorët nuk do të jenë më të detyruar për të paguajnë para për ta vizituar. Kështu është bërë me dije gjatë një dëgjese që kryeministri Edi Rama po zhvillonte në qytetin e Beratit me qytetarë e sipërmarrës në fushën e turizmit. Heqja e tarfiës u bë me dije nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe kryetari i Bashkisë Ervin Demo.
“Të heqim tarifën në hyrje të kalasë, në mënyrë që ato problemet që kemi pasur jo vetëm thjeshta nga ballafaqimi me turistët por edhe më banorët e kalasë. Të jetë një pengesë të hiqet nga pikëpamja administrative”, tha Demo.
“Do ta heqim tarifën, tarifë që ka ngelur si forcë zakoni, nuk krijon ndonjë të ardhme të rëndësishme që të krijojë një fond për të investuar në kala, ne do japim grande, ajo tarifë tani nuk ka sens, familjarët ta paguajnë taksë, fisi e kushërinjtë dhe vizitorët të paguajnë tarifën”, tha Çuçi.
Në fokus të dëgjesës ishte informimi i qytetarëve për fondin që qeveria do të vendosë në dispozicion të tyre për rijetëzimin e banesave të vjetra në qendra historike. Duke u ndalur në shifra konkrete kryeministri theksoi se do jepen 10 mijë dollarë mbështetje për restaurimin e fasadës së shtëpive, dritareve e dyerve, ndërsa për ata sipërmarrës që duan të kthejnë shtëpitë në biznese qeveria do t’i mbështesë më 50 mijë dollarë.
“Të gjithë familjarët që disponojnë shtëpi të tilla që tani më me bonusin e rijtëzimit ne jemi në krah, me dy instrumente mbështetjeje, një për restaurimin dhe konsolidimin e pjesës, e guackës së shtëpisë, mureve, dritareve, fasadës apo çatisë, ku do të japim deri në 10 mijë dollarë mbështetje, 1 mln lekë të reja dhe për instrumentin e dytë për të gjithë ata që do duan të futen në një plan transformimi dhe vënien ekonomike të shtëpisë deri në 50 mijë dollarë”, tha Rama.
Rama tha se ky projekt është marrë nga modelet e vendeve të unionit, ndërsa iu bëri thirrje qytetarëve që të aplikojnë për bonusin. Ai theksoi se bonusi do të jetë në dispozicion të të gjithë qytetarëve, pais shtëpi me vlera mund të këtë edhe në zona të tjera të vendin, por prioritare do të jenë ato në Berat dhe Gjirokastër, sipas tij duke u bazuar në faktin se këto dy qytete janë pjesë e UNESCO-s.
“Është një instrument ai që është marrë nga modeli i Bashkimit Europian, ku shteti jep një pjesë të parave jo kredi, por dhuratë, bazuar sigurisht në një angazhim të subjekteve nga ana e tyre që duhet të prezantojnë një projekt dhe njëkohësisht duhet të vendosin dhe ata një shumë parash. Në bashkëpunim me bashkitë ne do bëjmë të mundur që të gjithë ta marrin informacion, kemi një fond jo të vogël për hapin e parë dhe mund të mbështesim një numër të konsiderueshëm subjektesh që duan të investojnë.
Vit pas viti ne do ta rrisim këtë fond për t’iu dhënë familjeve mundësi që të marrin kredi nga shteti për të ndërtuar këto biznese. Besoj se kjo është e mirëpritur nga ata që i kanë në kokë planet por nuk i kanë të gjitha mundësitë për ta bërë këtë vet. Na duhet që të shtyjmë përpara bashkërisht dhe të krijojmë realitet të reja. Bonusi do të jetë në dispozicion të të gjithëve, sepse mund të jetë një shtëpi në Kukës, Vlorë, Dibër, por Berati dhe Gjirokastra janë prioritare, sepse janë ë shumë se disa qytet me objekte trashëgimie, janë vetë qytete trashëgimie”, u shpreh kryeministri.
Ndërkohë, Rama kishte edhe një paralajmërim për të gjithë ata bashkëpronarë që kanë probleme me njëri-tjetrin për shkak të pronave në kalanë. Kryeministri tha se nuk do të lejohet që godina të rëndësisë së veçantë të vihen në rrezik, prandaj mund të merren edhe masa financiare ose administrative.
“Brenda Beratit, kalaja do jetë prioritet sepse leximi i kësaj kalaje është ti shtosh Beratit një motor ekonomik. Në kala problemet e pronësisë janë më të mprehta, ndërkohë që ziheni se kush e merr dhe objekti rri papërdorur, bini dakord që të investohet dhe të përfitoni nga këto bonuse dhe pastaj rrugës shikoni zgjidhni çështjen. Kjo nuk është një gjë për sot, e vitin tjetër, por do ndërhyjmë me masa shtrënguese për rastet kur godina të rëndësisë së veçantë vihen në rrezik nga sherret e bashkëpronarëve që nuk merren vesh me njëri-tjetrin.
Masat shtrënguese janë financiare e administrative. Për këtë periudhë disa vjeçare ne mendojmë të stimulojmë bashkëpunimin mes familjeve për t’iu dhënë jetë godinave. Është një praktikë e vendeve që i kanë këto pasuri. Sot është koha që ne ta vëmë në lëvizje, nuk është se nuk e kemi ditur më parë, por nuk kanë qenë mundësitë”, vazhdoi Rama.
Pas muajit dhjetor, Berati do të jetë një kantier ndërtimi që do të sjell investime të rëndësishme për zonën, që Sipas Ramës do ta kthejnë këtë qytet në një motor ekonomie.
“Unë do doja para vitit të ri, por jam i bindur që pas vitit të ri do kemi kantieret, që do ua transformojnë të gjithë pjesën që është sheshi i makinave, në krah të sheshit kryesor, apo që është sheshi para objekteve të kultit, në një zonë komplet tjetër nga pikëpamja cilësore. Një arsye tjetër për të vizituar Beratin, e kombinuar edhe me investime në infra, Bypassi një ndërhyrje shumë e rëndësishme, akse të tjera, rruga e kalasë.
Të gjitha ndërhyrje, njësoj si në Gjirokastër, do ti japin më shumë vlerë pronës. Do rrisin vlerën e pronës dhe është gjynah që një pronë e vlerësuar si një pronë e rëndësishme jo vetëm për të zotët, por edhe për thesarin e trashëgimisë kulture të mbetet e pashfrytëzuar”, u shpreh ai.
Menyra e radhes per te futur ca para ne xhepat e shokeve ne Berat.
Përgjigju