Rama në Davos për sulmin kibernetik nga Irani: Qëllimi i tyre të na kthenin në ‘epokën e letrës’ por ne ia dolëm, kemi 95% të shërbimeve dixhitale! Forcojmë mbrojtjen

Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë nga Irani u diskutua nga Kryeministri Rama në një prej sesioneve ku ai mori pjesën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës. Rama tha se Shqipëria ia doli t’i bënte ballë sulmit duke pasur parasysh që qëllimi i keqbërësve ishte shkatërrimi i shërbimeve dixhitale të Shqipërisë. Kryeministri u shpreh se sulmi nisi me shërbimet, por edhe infrastruktura kritike është në rrezik.

“Po luftojmë me kohën për të forcuar sa më shumë sigurinë kombëtare.  Ne e dimë shumë mirë që kapaciteti i këtyre që bëjnë këto sulme është shumë i madh dhe unë nuk njoh një vend që nuk e ka përjetuar një gjë të tillë, ndonjëherë edhe me dëme të mëdha. Të flasësh për përgjegjësi është shumë e lehtë por ne do ta adresojmë problemin në sofistikimin e mbrojtjes. Ne rezistuam shumë mirë mendoj në krahasim me targetin që kishin sulmuesit. Qëllimi i tyre ishte ta ‘fshinin’ totalisht sistemin tonë dixhital dhe të na rikthenin te ‘epoka e letrës’. Kjo nuk ndodhi dhe ne ia dolëm.

Rama i informoi të pranishmit se Shqipëria është një sukses për sa i përket shërmbimeve dixhitale.

“Ne vijmë nga një histori e vështirë dhe jo shumë kohë më parë i kemi hyrë rrugës së lriisë. Ne pamë dhe gjetëm tek dixhitalizimi një bekim të madh, pasi kapaciteti i tij për të ndryshuar është shumë i nevojshëm për vendet në zhvillim si ne për të shmangur mbetjen mbrapa me zhvillimin. Sot jemi një vend që 95% të shërbimeve publike i kemi online. Martesën nuk e kemi jo online akoma, shenjat e gishtërinjve po apo ndonjë gjë tjetër por thuajse gjithçka i bëjmë nga telefoni.  Por kjo gjë na ka ekspozuar shumë neve. Vitin e kaluar u sulmuam shumë rëndë nga Irani. Morëm me shumë kujdes ‘shënime’ në çdo hap të hetimit. Sigurisht ishim shumë të kujdesshëm kur arritëm në këtë akuzë për Iranin dhe ndaj e kemi të faktuar. Jemi ende nën sulm. Praktikisht çdo ditë. Është shumë sfilitëse, e frikshme. Dhe disi pamë anën tjetër të këtij bekimi të teknologjisë, që është ‘mallkimi’ i teknologjisë. Ky sulm ishte nga më të rëndit bërë ndonjëherë në të gjithë botën. Megjithatë ne ia dolëm që të shmangnim të humbnin të gjitha të dhënat. Kishim disa sistem që nuk funksiononte dhe kthimi mbrapa në letër nuk ishte një opsion”, tha Kryeministri.

Rama tha se ndërtimi i mburojës kibernetike kërkon kohë dhe mbi të gjitha shumë fonde.

“Unë mendoj se, çdo kryeministër kur dëgjon fjalën kosto ndjen vetëm një gjë, “dhimbje”. Ndjej dhimbje. Nuk është një pyetje shumë e mirë por po përpiqem t’i “mbijetoj” kësaj dhimbjeje që më shkaktove. Po i përgjigjem në bazë të asaj që më duhet të përjetoja mes kësaj dhimbjeje. Ky sulm kibernetik mund të kalonte kostot edhe të ekonomive të SHBA-ve dhe të Kinës. Nëse deri në 2025 ky sulm kibernetik do të ishte vërdallë, kjo kosto do ishte më shumë se 10 trilion. Kështu që si t’ja dalim me këtë? Unë rikujtoj që është një gjë shumë e thjeshtë kur investon. Është e vështirë të investosh në diçka që t’i po parandalon, se njerëzit e shohin dhe është shumë e vështirë të investosh në diçka që ti do që ta parandalosh të ndodhë. Është më shumë fizike. Por kur je i detyruar të mendosh në planet afatgjatë, do të duhet të mendosh. E mendoj logjikën e portaleve, por nëse nuk ke çfarë?  Nga se po mbrohemi?  Sepse nuk është një parandalim i tipit dikush po të hyn në shtëpi, por jetesa me rrezikun pa e ditur atë. Është si një sëmundjeje brenda trupit tënd dhe ti mos të jesh në dijeni. Ato rrinë prej vitesh aty dhe zgjohen në një moment kur ti je më vurnerabël. Është edhe më keq se pandemia”, tha ndër të tjera gjatë diskutimit në Davos Kryeministri Rama.

Shqipëria ra pre e sulmeve kibernetike nga Irani në një kohë të shkurtër brenda pak muajve! Sulmi i parë kibernetik ndodhi në mes të muajit korrik të këtij viti, ku u sulmuan portalet shtetërore të shërbimeve online, të cilat nuk funksionuan për 4 ditë. Si rezultat i hetimeve që u bë nga ekspertët shqiptar, por edhe nga vendet aleate, u dol në përfundimin se ishte Irani që financoi sulmin. Ndërsa më 10 shtator, u sulmua sistemi TIMS. Ky sulm ‘paralizoi’ për disa orë pikat e kalimit kufitar të të gjithë vendit, në Rinas, Kakavijë, e Kapshticë, ku policia hapi regjistrat duke punuar manualisht. Pasi u konfirmua se sulmi ishte ndërmarrë nga qeveria iraniane, Shqipëria prishi marrëdhëniet diplomatike me Iranin. 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nako: 18/01/2023 05:03

    Ne ja dolem....4 milion te dhena personale te bazave shteterore te te dhenave, me porosi te kryedallkaukut, ia kaluam per streamline live patronazhimit! Ne ja dolem...qe miliona te dhena ti kemi ne internet ...forever! Ne ja dolem qe te fajsonim ....Iranin sipas taktikes sovjetike ose enveriste "Partia gjen armikun, sigurimi te gjeje provat" dhe ndaj kryemediokrri i partise "zbulimin" partiak e ka kenge qe zgjat nje vit....ndersa provat jemi ne kerkim te paditur! Por ne ja dolem vecanerisht te deshmojme se sa idiot duhet te jesh dhe te kesh dhe sa e sa furra buke per te degjuar pallavrat e nje imorali tipik idiokratik si pyka yne stalinist.

    Përgjigju
    • Beni: 18/01/2023 09:57

      Te pergezoj per komentin

  • tres: 17/01/2023 23:04

    o turpi kombit, cdo atje ti o legen, ai esht vendi ku bastardet me te nedhenj te bites mblidhen per ti nxire jeten njerezve te pafajshem, ske faj, ata te ben kryeminister me ne krye nazistin Klauss Shwabb

    Përgjigju
    • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to: 18/01/2023 19:37

      ATE THUAJ.

  • Arbërori: 17/01/2023 21:19

    Hakerimi ështé bër nga vet ti dhe langojt e tu në Nish, dhe pastaj ia ditë kot iranianve ( që jané në Serbi së bashku me rusët dhe serbët vllazrit tu të zemres) ! Kush ështé ai që të beson më o tradhtar

    Përgjigju
  • A. N.: 17/01/2023 20:26

    Nuk e kuptoj ku e gjen kurajon kryeministri qe del e mburret qe e perballoi sulmin kibernetik me sukses. Hackerat kishin 1 vit qe kishin penetruar ne sistemet tona dhe silleshin verdalle pa u kapur nga askush. Ata publikuan sheshit targat e makinave, numrat e telefonave, levizjet ne sistemin Tims, foto nga kamerat e aeroporteve, id personale te shqiptareve, llogari bankare e kushedi sa informacione te tjera qe do kene marre. Edhe nqs do te fshinin te dhenat si do na kthenin ne kohen e letres nqs serverat kane backupe?

    Përgjigju
    • Beni: 18/01/2023 09:59

      F.M hahahahahhaa kjo eshte rruga per ne EU

    • F.M: 18/01/2023 00:21

      Mos u merzit, aty eshte vendi qe shkohet per te mashtruar. Ky, me keto qe thote, eshte akoma te peshat e lehta.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja