Kryeministri Edi Rama tha se për bujqësinë janë vënë në dispozicion 250 milionë euro dhe mund të shkojnë në 1 miliard euro.
Nga Divjaka, Rama ka kërkuar që bashkitë të jenë më aktive me bujqit, në mënyrë që ata të marrin financime.
Rama tha se fermerët duhet të koordinohen bashkë për prodhimin e tyre.
“Ne kemi vënë në dispozicion të bujqësisë 250 milionë euro, që mund të shkojnë edhe 1 miliard, në rast se do të konsumohen, përmes BSH, në bankat e nivelit të dytë, ku të gjithë mund të shkojnë dhe të marrin kredi me garanci nga shteti, ku normat e interesit janë shumë më të ulëta se të bankave të nivelit të dytë. Për ta shfrytëzuar këtë garanci duhet një përgatitje, e një dosje për t’iu drejtuar bankës, ja pse kjo që unë do bëj do sjellë fitim dhe ja arsyet pse duhet të më mbështesni. Në këtë aspekt ka mangësi, pushteti vendor. Kryetarët e bashkive duhet të jenë shumë më aktiv me bujqit për të adresuar këto financime. Nuk duhet të ketë asnjë problem. Në rast se duhet një stallë tjetër, mekanik tjetër, një logjistikë tjetër, nuk duhet të ketë asnjë problem. Bashkitë dhe ju mund të krijoni struktura, kompani të përbashkëta, për të marrë këto financime. Është shumë e thjeshtë të flasësh nga vendi, e të thuash do na mbroni. Unë besoj se shteti ka detyrë t’i qëndrojë pranë fshatit, më shumë se të tjerëve, sepse është sektor që ka britshtësinë e vet, për të funsksionuar si duhet, duhet të mbështetet. Për t’u rritur dhe për t’u bërë më të mëdhenj, ju duhet të mendoni si më të mëdhenj. Sot këtu në këtë territor, ka shembuj suksesi. Ka ndërmarrje bujqësore të suksesshme. Nuk funksionon qëndrimi vetëm, po të jesh vetëm me atë ngastrën tënde, mund të shkosh në pikën që të mbijetosh. Po të bashkohesh, flasim për bashkim në interes. Ka një koordinim me të tjerët, se çfarë do prodhojmë, të shesim bashkë dhe të bëjmë sukses.", theksoi ai.
Lajmi kryesor:
Rama me fermerët: Përthithni financimet, duhen projekte! Plotësoni kushtet e BE, bashkitë t’iu vijnë në ndihmë me aplikimet për kredi












