Nga një godinë e amortizuar, sot Qendra Shëndetësore e Divjakës është kthyer në një poliklinikë moderne me infrastrukturë të standardeve europiane dhe pajisje bashkëkohore.
Kjo falë një investimi prej 75 milionë lekësh. Kjo qendër shëndetësore është kthyer në një qendër polivalente, ku përveç shërbimeve tradicionale të mjekut të familjes dhe shërbimit të kontrollit bazë shëndetësor është pajisur edhe me shërbimet e specializuara si të kardiologjisë, okulistikës, otorino-laringologjisë, pediatrisë, imazherisë.
Në Qendrën e re Shëndetësore të Divjakës ishte sot Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja dhe deputeti i zonës Erjon Braçe.
Reforma në sistemin shëndetësor, tha kryeministri, është kantieri më i vështirë i reformave, por hapat e ndërmarrë janë themelorë për modernizimin e sistemit.
“Ne e dimë shumë mirë që kjo është ndoshta pjesa më e vështirë e gjithë kantierit të reformave dhe ndryshimit, shëndetësia. Por besoj që po hedhim disa baza të rëndësishme, të cilat kanë filluar me normalizimin e çmimit të ilaçeve për popullin dhe kemi kursyer 70 milionë dollarë nga xhepi i familjeve çdo vit. Mjeku i familjes falas e ka lehtësuar shumë edhe procesin e ndërveprimit me spitalet. Ulja drastike e tarifave nëpër spitale dhe më shumë investime në infrastrukturë, siç është edhe ky investim këtu, që është investim i standardeve europiane, që është shumë mbresëlënës dhe do t’i japi një shërbim tërësisht tjetër gjithë këtij territori. Ashtu sikundër krijon kushte shumë më të mira për gjithë personelin,” – u shpreh kryeministri.

Foto të tjera
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO