Pas takimit kokë më kokë në Berlin kryeministri Rama ka marrë premtimin e kancelarit gjerman Olaf Scholz se do të angazhohet personalisht për nisjen sa më parë të negaciatave mes Shqipërisë dhe BE. Kryeministri Rama përsëriti se Shqipëria është zhgënjyer disa herë nga mos mbajtja e premtimeve nga BE, por bazuar edhe nga rezultatet e Këshillimit Kombëtar ai njoftoi se nëse BE nuk cakton një datë për negociatat në qershor, ai do të kërkojë ndarjen e procesit nga Maqedonia e Veriut e cila bllokon nga vetoja bullgare.
Kancelari gjerman mori një tjetër angazhim personal për Shqipërinë, rivitalizimin e procesit të Berlinit për të cilin gjeti mirënjohjen e kryeministrit Rama i cili theksoi se edhe Ballkani i Hapur është jetëzim i këtij proces.
Kancelari gjerman vlerësoi qëndrimin e Shqipërisë kundër agresionit rus në Ukrainë dhe njoftoi se Gjermania e Shqipëria do të firmosin njohjen e patentave reciproke ditën e nesërme në Tiranë dhe do të rrisin bashkëpunimin ekonomik.
Ndërsa kryeministri Rama kërkoi ndikimin e Gjermanisë që BE të liberalizojë sa më parë vizat për Kosovën, ndërsa ftoi kancelarin gjerman të vizitojë Shqipërinë.
Rama zhvilloi një vizitë 2 ditore në Gjermani, ku u takua edhe me Presidentin gjerman, Frank Walter Steinmeier si edhe me kryetaren e bashkisë së Berlinit, Franziska Giffey. Në këtë vizitë Rama shoqërohej nga Taulant Balla, Delina Ibrahimaj dhe Elisa Spiropali.
Kryeministri Edi Rama nuk mendon se Ukraina do të anëtarësohet më shpejt se Shqipëria në BE për shkak të luftës ku ndodhet, ndërsa vendi ynë pret prej vitesh një dritë jeshile. Rama tha se Ukraina po përdoret nga persona të ndryshëm për retorika revolucionare por që në të vërtet të gjithë e dinë si funksionon BE dhe se anëtarësimi i saj nuk ka për të qenë i shpejtë.
"Pyetja se a ndjehem unë i shqetësuar që Ukraina mund të hyjë më shpejt në Bashkimin Europian sesa ne që kemi kaq vite që presim, më vë në pozitë sepse duhet të them të vërtetën, apo jo? Unë më shumë jam i shqetësuar se mos Ukraina mendon vërtetë se mund të hyjë më shpejt në Bashkimin Europian, jo se do hyjë më shpejt. Do i thosha edhe atyre që e ushqejnë këtë iluzion për Ukrainën që të mos përdorë Ukrainën për të shprehur entuziazmin e tyre revolucionar nëpër instanca të ndryshme sepse nuk duhet shumë shkencë për të kuptuar se si funksionon Bashkimi Europian dhe kjo nuk mund të ndodhë, sipas meje. Megjithatë, nëse do të ndodhte, nuk do të bëheshim absolutisht xhelozë që Ukraina do të hynte përpara”, tha Rama.
Ndërsa kancelari gjerman Scholz tha se të gjitha vendet duhet të kenë veprime dhe ecje të baraspeshuara në lidhje me vendimet që merren për Ukrainën
“Gjermani theu një traditë për të mos dërguar armë, por pasi morën këtë vendim e ndoqën edhe vende të tjera. Ne kemi pajisur në të kaluara Ukrainë për anti-raketat tokë ajër dhe do e mbështesim më tej me një bashkëpunim të ngushtë me të gjithë miqtë tanë, por jo të kemi ecje të veçuara por të baraspeshuara”, tha Scholz.
Kryeministri Rama dhe Kancelari Scholz u pyetën nëse do ta hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në qershor.
Scholz tha se situata ka qen e veçante, me ndikimet e COVID dhe agresionit kundër Ukrainës, por ai premtoi se ‘do të angazhohem personalisht dhe me këmbëngulje’.
Ndërsa Kryeministri Rama tha se prej vitesh një vendim pozitiv i takon vendeve por Këshilli Evropian ka marrë vendim politik.
“Ne nuk presim asgjë. Në sensin se cilido të jetë konkluzioni i Këshillit Evropian, sa do të jetë në gjendje të marrë një vendim siç na takon. Jemi zhgënjyer për disa vite, Komisioni na ka dhënë të drejtë. Është e vetmja strukturë që ka kapacitetin të vlerësojë teknikisht dhe objektivisht vendet ndërsa Këshilli Evropian ka natyrë politike. Të mësuar me zhgënjimet ne nuk presim asgjë përvecc asaj që na takon. Do të vazhdojmë të punën tonë”, tha Rama.
“Kemi parë një dënim nga të gjitha vendet”, kjo ishte përgjigja e kancelarit gjerman OIaf Scholz i pyetur nga gazetarët lidhur me sanksionimin e agresionit rus në Ukrainë.
Rama nga ana tjetër sqaroi se ndikimi i vendeve të treta në Shqipëri është ulur ndjeshëm dhe se nuk ka marrëdhënie të posaçme as me Kinën dhe as me Rusinë. Sipas tij Turqia nuk është një aktor i tretë, por një partner i rëndësishëm i vendit tonë dhe një valvul sigurie për Europën.
“Nuk janë njësoj dhe nuk duhet të kemi shqetësime nga ndikimi i vendeve të treta në të njëjtën mënyrë. Sigurisht që ndikimi i Rusisë përbën një problem për më tepër në kushtet Kina është një vend i cili ka synimin e vetë të deklaruar në të gjithë ish Evropën lindore, ka dhe një format special të kinës 17+1 me të gjithë vendet ish-komuniste që është një projekt investimesh. Shqipëria nuk ka ndonjë marrëdhënie të posaçme as me njërën as me tjetrin. Rusia nuk ka investime në Shqipëri, Kina ka minimale. Turqia nuk është aktor i tretë, është partner strategjik i Shqipërisë. Është një valvul siguri për të gjithë Europën. Me vendet e gjirit kemi marrëdhënie shumë të mira, i kultivojmë ato. Shohim vetëm miq, janë të mirëpritur në Shqipëri për investime. Prezenca e tyre është shumë më e ulët në aspektin e investimeve, sesa nga ajo që stërmadhohet në media.”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama tha se nëse në qershor nuk jepet drita jeshile për integrimin për shkak të bullgarisë do të kërkojë ndarjen nga Maqedonia ashtu siç dëshironin shqiptarët në Këshillimin Kombëtar.
“Kjo do të ndodh vetëm nëse në qershor nuk do të hapen përsëri formalisht negociata për Shqipërinë për shkak të Bullgarisë. Deri në qershor siç e kemi shtruar edhe në këshillimin me shqiptarët ne do të vijojmë të jemi në një linjë me Maqedoni që të dyja vendet duhet të marrin dritën jeshile. Nëse edhe në qershor Bullgaria do pengojë Maqedoni do të kërkojmë ndarjen nga Maqedonia. Kjo nuk mund të ndodh që ti të mos dalësh dot nga shtëpia se po konfliktet dy fqinjë”, tha Rama.
Kancelari gjerman Scholz tha se integrimi duhet të ndodh sa më shpejtë
Çështja e anëtarësimit të Ballkanit në BE përmendet në programin e qeverisë aktuale dhe në takimet në Europë. Ka kaluar një kohë e gjatë dhe duhet të hidhët hapi tjetër dhe jam plotësisht dakord, me fuqinë që kam dhe me Bundestagut do bëjë që kjo të ndodh vërtetë. Jetojmë në kohë të reja dhe ka të bëjë edhe me agresionin rus dhe te shumë njërës është rritur vëmendja që duhet të mbështesim njëri-tjetrin. Do të angazhohem që mbështet projektin e Berlinit dhe bashkëpunimi të përmirësohet dhe hapat e 4 lirive të çoje në anëtarësimin në të BE dhe zhvillimin ekonomik dhe paqësor për Ballkanin Perëndimor.
Rama ka kërkuar nga gjermania që të liberalizohen vizat për Kosovën.
“Këshilli i Europës duhet të liberalizojë vizat për Kosovën, na intereson që të gjitha vendet e Ballkanit të marrin atë që meritojnë në ecurinë e tyre drejt rrugëtimit të tyre të BE”, tha Rama.
Kryeministri Rama në konferencën për shtyp me Kancelarin tha se Shqipëria pret hapjen e negociatave me Bashkimin Europian në Qershor.
"Ishte vërtet kënaqësi të merrja ftesën tuaj dhe të ritakoheshim pas një takimi të parë në qytetin e mrekullueshëm të Hamburgut. Nga ana tjetër jam shumë i inkurajuar nga biseda me Kancelarin sepse gjeta një gatishmëri inkurajuese të tij dhe të Gjermanisë për të shtyrë me më shuëm vendosmëri procesin e integrimit europian të Ballkanit Perëndimor, duke filluar nga përmbyshja e një faze të procesit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që shpresojmë të ndodhë në qershor. E çmojmë shumë konsideratën e qeverisë federale për progresin që ne kemi bërë por jemi edhe të vetëdijshëm që kemi shumë për të bërë në të gjitha drejtimet.
Për ne procesi i integrimit europian nuk është një proces për të shkuar në Evropë por për të ndërtuar një Shqipëri me standarde e BE, dhe këtë ia detyrojmë fëmijëve tanë. Sigurisht që ne kemi tërësisht në një linjë me Kancelarin, sikundër e gjithë BE, në raport me agresionin rus mbi Ukrainën. Ne i dënojmë njëzëri krimet mizore që po kryhen atje dhe kërkojmë armëpushim sa më të shpejte dhe negociata sa më të vërteta që të përfundojë ky kalvar që po shkatërron jetën e miliona njerëzve, që po bën reale atë që ne mendonim se nuk do përsëritej kurrë më, një luftë në Evropë.
Së treti, vlerësoj dëshirën e tij për t’i dhënë një impuls të ri Procesit të Berlinit, që e ka sot më të domosdoshëm se kurrë një përshpejtim të ri. Unë e informova Kancelarin edhe për ‘Ballkanin e hapur’ që nuk është gjë tjetër vetëm një përpjekje për ta jetësuar Procesin e Berlinit”, tha Rama.
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se dëshiron të rigjallërojë procesin e Berlinit, ndërsa shtoi se Gjermania është pran Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt BE.
“Shqipëria ka bërë hapa të mëdha. Ka krijuar struktura kundër korrupsionit. Vendet e Ballkanit përfitojnë nga bashkëpunimi rajonal dhe përshpejton afrimin me BE. Dua të rigjallëroi procesin e Berlinit, me rendësi është tregu i përbashkët rajonal dhe zbatimi i 4 liritë bazë. Gjermania do të jetë një partnere e ngushtë e Shqipërisë drejt rrugës së BE.”, tha ai.
Procesi i Berlinit është një nismë diplomatike e lidhur me zgjerimin e Bashkimit Evropian.
Procesi i Berlinit është një iniciativë bashkëpunimi ndërqeveritar që synon rigjallërimin e lidhjeve shumëpalëshe midis Ballkanit Perëndimor dhe shteteve anëtare të BE-së, për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal për çështjet e infrastrukturës dhe zhvillimit ekonomik. Është një nga nismat kryesore diplomatike në Evropën Juglindore të kabinetit të tretë të Merkelit.
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se sulmi në rusi tregoi se për demokracinë duhet të punohet çdo ditë dhe se negociatat për integrimin e Shqipërisë duhet të nisin menjëherë. Ai tha se nesër në Tiranë do të firmohet marrëveshja për njohjen reciproke të patentave mes dy vendeve.
“Agresioni i pakuptimtë i Rusisë na bën të qartë që arritje evropiane nuk janë diçka e vetëkuptueshme duhet të angazhohemi çdo ditë për një jete të lirë dhe demokratike, me këtë Gjermania angazhohet për fillimin sa më shpejt të jetë e mundur me negociatat e integrimit të Shqipërisë në BE. Falënderoj Shqipërinë pasi në rolin e saj ndërkombëtar është një aleate konstruktive që mbështet politikat e BE. Nesër në Tiranë nënshkruhet marrëveshja për njohjen reciproke të patentave”, tha Scholz
Kryeministri Edi Rama sapo është takuar me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin. Pas takimit të tyre, dy liderët pritet të japin një konferencë të përbashkët për shtyp.
Në vijim të vizitës zyrtare, Kryeministri Rama u takua sot në Berlin me Presidentin gjerman Frank Walter Steinmeier, në Presidencën Federale, me të cilin zhvilloi një takim kokë më kokë, që u pasua nga takimi mes dy delegacioneve.
Kryeministri Rama dhe Presidenti Steinmeier vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes dy vendeve dhe shprehën angazhimin e përbashkët për thellimin e tyre të mëtejshëm. Bashkebiseduesit dakordësuan vijimin e bashkëpunimit mes Gjermanisë dhe Shqipërisë, në fusha me interes të ndërsjellë.
Biseda u përqëndrua në integrimin europian të Shqipërisë me theks të veçantë në rolin mbështetës që Gjermania ka luajtur dhe vijon të luajë në këtë drejtim. Po ashtu, aktualiteti në Ukrainë dhe ngjarjet më të fundit që prodhoi agresioni i Rusisë atje ishin një prej temave kryesore të bisedës.
Gjatë vizitës në Bashkinë e Berlinit, ku u takua me kryetaren Franziska Giffey, kryeministri Edi Rama u befasua nga një qytetarë. Pasi doli nga ambientet e bashkisë, një qytetar e ndaloi atë dhe i kërkoi autograf në tre broshura të librit të kryeministrit.
I pranishëm në Berlin, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kryetaren e Bashkisë, Franziska Giffey. Rama u prit në ambientet e Bashkisë, një godinë mbi 100 vjeçare, të cilën Giffey ia prezantoi kryeministrit shqiptar, ndërsa zhvilluan edhe një dialog të shkurtër.
"Kam qenë këtu, por shumë kohë më parë, kur kam qenë kryetar bashkie", tha Rama.
Ndërsa Giffey u përgjigj: "Unë them që kur ke qenë njëherë kryetar nbashkie, mbetesh i tillë pasi të mbetet ndjenja e përgjegjësisë për qytetarët".
Rama dhe kryetarja e bashkisë së Berlinit shkëmbyen dhurata, ku kryeministri mori simbolin e bashkisë, një ari, ndërsa dhuroi një model të opingave tradicionale shqiptare.
Do vije në Tirane për Patentat apo thote si procedure ?
PërgjigjuDuhet të jet montazh,kush asht ai gjerman që na njihka Ramën në mes të rrugës.!!!!!
Përgjigjusa me shpejt u hapshin negociatat per ne BE.E meritojme mw punen qe po bejme
Përgjigjushume i bukur dhe xhesti i rames dhe ky takim ishalla na ndihmon per antrsim sa me te shpejt ne be
PërgjigjuBravo Rama me kete rritem jena shum shpejt pjes e BE
PërgjigjuPo ben nje pune te shkelqyer zoti Rama. Hapja e negociatave esht nje lajm i mire per vendin tone. Keshtu vazhdoni
PërgjigjuJa keshtu behet politika jo me kufoma non grata neper foltore
PërgjigjuHajde ishalla antaresim sa me te shpejte.
PërgjigjuZoti Rama ju vleresoj shume sepse ju po beni te pamunduren per çeljen e negociatave dhe qe populli shqiptar te lumturohet shume nese arrihet kjo gje
Përgjigjubravo edo bravo.Pune e paqme nga ana juaj edo.Po ben cmos per vendin tone dhe per te hap sa me pare negociatat.Nese do te ishte Berisha perseri do te ishim akoma vite mbrapa
PërgjigjuS'do ishim as ne Nato as pa viza me Berishën.
Koka e korrupsioni paska marre me vete bishtat e korrupsionit dhe me keto do te binde gjermanine dhe evropen se jane te virgjer. Harrojeni o llumrA se pse raportet sekreke te sejcilit jane perpiluar me saktesi milimeteike. Jeni per gjynaf.
Përgjigjurama po e con vendin te ecen perpara me politikat e tij brenda dhe jasht vendit.hapja e negocjatave perseri per shqiperi do te thot shume,dhe ne duhet te futemi ne be pasi i kemi arritur kriteret dhe objektivat e caktuar ne be .
Përgjigju