Rama shpërndan tapitë: Himara s'mund të bëhet shesh për përshesh! Tavo, Vangjel për punë, Dule për sherr

Himare- Në Bashkinë e Himarës sot përmbushet një e treta e procesit dhe regjistrimi përfundimtar i shtëpive të trashëguara. Kryeministri Edi Rama në shpërndarjen e certifikatave u ndal tek ata që duan të ndajnë Himarën mes Tiranës e Athinës.

"Fytyra e Vangjel Dules. C’punë ka Dule në Himarë vec një qytetar i Republikës së Shqipërisë dhe me çfarë të drejte i jep gojës për të nxitur përcarje e folur absurditete e marrëzira që nuk kanë lidhje fare me jetën e përditshme të himariotëve, shqiptarëve apo grekëve. Ato kanë lidhje vetëm me synimet e disa njerëzve të vegjël që kanë interesa përcarjeje që nuk i përkasin këtij shekulli por vijnë nga territore më të zymta të historisë. Është mirë që të gjithë ta fusin në kokë këtë. Himara nuk është për tu cuar andej apo këtej, apo për tu marrë këtu apo aty, por është për të qëndruar këtu. Nuk mund të bëhet shesh për përshesh”

Rama vlerësoi rolin e prefektit Vangjel Tavo në këtë proces.  

"Doni Vangjel për punë ja ku e keni,(Vangjel Tavon) doni Vangjel për sherr, prisnin një Vangjel me vetulla të rënda që t;jua sjellë sherrin"
 

Investimet në infrastrukturë thotë Rama, kanë rritur vlerën e pronave dhe numrin e turistëve.

Ju e dini shumë mirë që deri përpara pak vitesh që të vijë këtu ishte mund i madh. Unë kam ardhur sot për dy orë, fiks dy orë, në 8:03 minuta jam nisur nga shtëpia në Tiranë, në 10:03 minuta kam qenë këtu afër. Është gjithë kjo infrastrukturë që është ndërtuar dhe infrastruktura nuk ndërtohet për njërin e për tjetrin e për tjetrin siç thonë disa, por ndërtimi i kësaj infrastrukture ka sjell që çmimi në të gjithë zonën të shkojë duke u rritur deri në pikën që ju e dini dhe këtë më mirë se unë, pjesë të caktuara të kësaj zone e kanë sot çmimin më të lartë se në Korfuz.

Rama iu përgjigj edhe akuzave se tokat e jugut po u jepen oligarkëve, ndërsa u dha edhe një këshillë banorëve të Vlorës.

"Të thuash që këtu është bërë një politikë për të shpronësuar himarjotët edhe gjithë banorët autoktonë në funksion “të oligarkëve” se oligarkë në Shqipëri nuk ka, fjala oligark mes sipërmarrësit e mëdhenj shqiptar nuk lidhen të dyja bashkë, është një fjalë e hedhur në erë dhe si të gjitha fjalët e mëdha dhe si të gjitha gënjeshtrat e mëdha që janë ato që thithen dhe besohen më shpejtë dhe kjo ka zënë vendin e vet. Por ta thuash këtë do të thotë të thuash një gënjeshtër shumë të madhe, shumë-shumë të madhe. Sa ç‘është investuar nga Llogaraja deri në Sarande për njerëzit këtu, për fshatrat këtu, për bregdetin këtu, për të ndryshuar faqen e një zone që kur vija në Himarë përpara sikur vija në Bathore, por jo Bathorja sot, Bathorja e dikurshme, me det, nuk është bërë në të gjitha kohërat përpara kësaj periudhe që ne qeverisim, me fakte!' tha Rama.

Në fund, ai u ndal edhe tek rastet e korrupsionit në administratë, duke thënë se secili duhet të mbajë përgjegjësinë e vet dhe duhet të japë llogari.

Në Dhërmi vazhdon me 789 tituj të tjerë pronësie procesi i përmbylljes së hipotekimit të shtëpive të trashëguara.

.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:17
'Maskarenjtë nuk mbarojnë, dalin minj nëpër zyrat e shtetit', Rama: Shyqyr që po kapen, prandaj kemi ngritur çarqet, më shumë të kapen

Kryeministri Rama nuk kurseu kritikat ndaj administrats gjatë ceremonisë në Dhërmi ku ndau 789 tituj të tjerë pronësie në procesin e përmbylljes së hipotekimit të shtëpive të trashëguara.

Xhagajdur e maskarenj, nuk mbarojnë, dalin. Minj nëpër zyrat e shtetit, patjetër, por edhe kjo, që kur kapen minjtë, të vësh kujën, që “o po bëhet nami”. Cc'po bëhet nami? Shyqyr që po kapen, më shumë të kapen, për këtë punë kemi bërë gjithë këtë përpjekje dhe për këtë punë përpiqemi. Po minjtë i kap çarku. Prandaj, kemi ngritur e do ngremë edhe më shumë çarqe për të kapur minj. Por nuk mund të rrimë të tërë të të rrokanisemi ditë-natë, se u kapën ca minj aty, u kapën edhe ca minj këtu, tani duhet të ngrihemi të tërë e të merremi t'i biem njëri-tjetrit.

Secili ka punën e vetë për të bërë. Secili ka përgjegjësinë e vetë për të mbajtur. Secili ka llogarinë e vetë për të dhënë dhe secili që është në anën e qytetarëve ka llogarinë e vetë për të kërkuar sipas detyrave. Kam dhënë këtë detyrë, ma bëj"

Këshilli i Ministrave miratoi më 26 qershor ngritjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit, (DPAK) e cila ka për mision të sigurojë parandalimin e goditjen e korrupsionit në institucionet e administratës shtetërore/entet publike/shoqëritë tregtare me kapital shtetëror.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nonsense: 28/06/2024 19:48

    Ç'bëje 7501!?..ligji unfair I neoKomunistëve! Toky e prona i takon Pronarit!

    Përgjigju
  • Dora: 28/06/2024 15:14

    Eshte ne fazen e trete te klepto-komedise: u tregon arat e malit te zoteve-sic e portretizoi i ndjeri Devile me "udheheqesin" qe spjegon si behet rakia! Bregu i Jonit dhe makuteria prej te ligu do ti bjere e persheshe turinjte ketij soji te neveritshem klepto-komunist.

    Përgjigju
    • Jorgo Muharremi nga Bishtpalla: 28/06/2024 19:05

      Tamam! Fajin e kemi vet qe lejojme beun e fshatit per meshire e lemoshe, a thua po ja u jep dhurate nga pronat e Kristaqit dhe Anetes! Popull pa shtylle kurrizore!

  • Ramastan: 28/06/2024 14:27

    FILLOI BLERJA E VOTAVE.... SPAK TE HETOI. ÇPUN KA KRYEMINISTRI TE SHPËRNDAJ TAPI.... VETEM NE AFRIK REZULTUN KY MENTALITET.... TE JAPI TAPI TE SHPIVE MBI 50 VJEÇARE.... POPULL I HIMARES MERJANI TAPIT POR MOS U MASHTRONI TI JEPNI VOTAT KTIJ DALLAVERAXHIU, JU SJELL VANGJEL TAVON SI GREK NGA GJIROKASTRA PËR TJU FUTUR NË KONFLIKT ME NJËRI TJETRIN NDËRKOH QË JU KENI KANDIDAT SHQIPTAR E GREKË TUAJ NGA HIMARA.... MË MIR VOTËN JEPJANI NJI HIMARJOTI GREK A SHQIPTAR QOFT.... SEPSE KRYTARI BASHKIS DUHET TË JETË NGA KOMUNITETI HIMARIOT I ZONËS....

    Përgjigju
  • Arvanitas: 28/06/2024 13:43

    Shume mire se deri tani himarjotet jane zene me njeri tjetrin me llafe , jo ishte e gjyshit , jo e gjyshes , jo e stregjyshit , ketej e tytje do zihen me fakte dhe shyqyr qe erdhi kjo dite se me gjykatat tona kur te vije ne jete brezi qe nuk ka lindur akoma do e kene zgjidhur perfundimisht ceshtjen se e kujt eshte shtepia.Edhe tia dine per nder qeverive qe ja u kane kursyer ca vite sherre e gjyqe .Po ske ç'ti besh me interesimin e grekeve erdhi dhe kjo dite e bardhe per Himaren . E mbani mend shprehjen "O ÇU KENAQEM" ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Veliaj: Do rikthejmë Kavajën në PS! Ata që digjnin gjithë Shqipërinë, sot djegin njëri-tjetrin

Veliaj: Do rikthejmë Kavajën në PS! Ata që digjnin gjithë Shqipërinë, sot djegin njëri-tjetrin