TIRANE – Që Shqipëria ka sistemin më të korruptuar të drejtësisë në Europë, ky tashmë është një fakt i ditur jo vetëm nga ne, por e gjithë bota mbarë. Me këtë konstatim të hidhur për shoqërinë shqiptare, kryeministri Edi Rama paralajmëroi nisjen në një kohë të shpejtë të veprimeve të prekshme ndaj shkelësve të ligjit. Dhe në këtë rast iu referua ndëshkimit të gjyqtarëve që përdorin çekiçin e drejtësisë në kurriz të qytetarëve, ndërsa janë kthyer në mjet për të aministuar të fortët, siç u shpreh Rama.
Në një konferencë kundër korrupsionit në Ministrinë e Mbrojtjes të organizuar nga qendra “Marshall”, Rama tha se qeveria do të ndërmarrë të gjitha hapat për ta cuar para këtë reformë. Ky qëndrim i kreut të qeverisë, vjen vetëm një ditë pasi Presidenti Bujar Nishani dhe Partia Demokratike cuan në Gjykatën Kushtetuese ndryshimet e votuara nga shumica parlamentare në ligjin për Këshillin e Lartë të Drejtësisë

Rama: Gjykatat mjet ku amnistohen të fortit e dënohen të dobtit, ndëshkim gjyqatarëve të korruptuar….Drejtësia jonë, një turp botëror
“Ne kemi drejtësinë më të korruptuar në Europë, kemi një sistem drejtësie që është një turp botëror, e dimë ne dhe e gjithë bota mbarë. Përballja me aktet dhe vendimet e gjykatave, me të drejtë pyesin që si ka mundësi që asnjë gjykatës nuk është ballafaquar me ligjin për shkak të shkeljes së ligjit nga ana e tij. Pa asnjë dyshim reforma në drejtësi është reforma e modernizimit që rezultatet konkrete do të dojë kohë t’i sjellë për qytetarin e zakonshëm. Ndëshkim të të gjithë atyre njerëzve të drejtësisë që çekicin e drejtësisë e përdorin për të shkelur të drejtat e njeriut. Mjeti për të amnistuar më të fortët dhe për të ndëshkuar më të dobtit. Në këtë aspekt ne nuk jemi alibi, secili duhet të bëjë detyrën e vet dhe ne detyrën tonë si qeveri, pasi nuk jemi e vetmja forcë që con përpara reformën në drejtësi. Ne do ta udhëheqim këtë reformë përmes shumicës sonë parlamentare duke marrë të gjitha vendimet e duhura për ta kapërcyer sa më shpejt hendekun e madh me vendet ku drejtësia ka kuptim”, u shpreh kryeministri Rama.
/Shqiptarja.com

VIDEO