Rama inspekton kantierin e parë fotovolkaik ‘Blue 1’ në Seman: Do e kthejë Shqipërinë në vend eksportues në sektorin e energjisë

Rama inspekton kantierin e parë fotovolkaik ‘Blue 1’ në Seman: Do e kthejë Shqipërinë në vend eksportues në sektorin e energjisë

Edi Rama në Seman

FIER- Nga Fieri, kryeministri Edi Rama inspektoi kantierin e punimeve të parkut fotovoltaik ‘Blue 1’. Rama tha se kjo do të shërbejë si formë për të plotësuar fluksin e kërkesave nga brenda dhe jashtë dhe se do të rrisë eksportin e Shqipërisë në ketë sekotor. Shumë shpejt, do të realizohet edhe parku Blue 2, i cili gjithashtu do mund të kontribuoje në fushën e energjisë.

Kreu i qeverisë bëri me dije se do të shmanget investimi në tokat pjellore, përveçse kur niveli i prodhimtarisë së tokës është nën mesataren.

“Kjo është e rëndësishme se ka një fluks kërkesash brenda dhe jashtë. Duhet të kemi diçka parasysh që mos lejojmë terrene prodhuese bujqësore peër të vendosur panele, këtë mund ta bëjmë për agrosolarët, që do ishte një vlerë e shtuar. Do ta bëjmë vetëm në ato raste ku sipas përcaktimeve të sakta niveli i pjellshmërisë së tokës të jetë nën prodhimtarinë e dëshiruar. Unë shoh shumë lëvizje në këtë drejtim. Megjithatë do duhet tregu, duhet të garantohet tregu. Voluimi i investiimeve është gjigant, po ashtu edhe për ta bërë Shqipërinë eksportuese neto ëshët gjitnjë e më tepër realist. Duke filluar nga Skavica, të erës, plus edhe komponentët e tjerë rreth tyre me gazin e lëngshëm që futet në lojë.”- tha Rama

Rama gjithashtu përmendi edhe kursimin e energjisë, ku tha se shumë shpejt do të nisin fushatat për ruajtjen e energjisë edhe gjatë stinës së verës.

‘Po punojmë në Korçë dhe do japim rrugën e rafinerive që do të na japë mundësi që të kemi një treg të lehtësuar nga këto pesha. E ardhmja është e mirë. Do kishim bërë më tepër investime por çdo ditë paguhen fonde që të kompensohet çmimi. Tani po i afrohemi një momenti të rëndësishëm që është piku i verës që shpërthejnë ventilatorët dhe tubat, prandaj do nisim pak nga pak fushatat e kursimit. Këto janë halle të mirëseardhura në raport me hallet që kemi pasur më përpara.”- tha Rama.

G.MO/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Klodi: 31/03/2023 19:34

    nje qeveri qe ka bere vetem pune pa folur shume

    Përgjigju
  • jona: 31/03/2023 19:33

    nje investim shume i nevojshem per te gjithe banoret e zones

    Përgjigju
  • Roni: 31/03/2023 18:02

    Lajm shume i mire per vendin tone

    Përgjigju
  • Sindi: 31/03/2023 18:00

    Nje qeveri qe punon kaq shume per kete vend,si gjithmone nuk zhgenjeni me punen qe beni

    Përgjigju
  • Olsi: 31/03/2023 17:59

    Nje tjeter investim shume i mire dhe i dobishem ky q eka bere qeveria.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?