Rama në kantierin e rrugës Sukth - Maminas: Do lehtësojë trafikun gjatë sezonit turistik në Gjirin e Lalzit (VIDEO)

Sezoni turistik është në prag dhe kudo po punohet për të lehtësuar sa të jetë e mundur komunikimin në zonat më të frekuentuara. I tillë është segmenti Sukth-Maminas ku po punohet për zgjerimin e trasesë, asfaltin, trotuaret dhe ndriçimin.

“Këtu jemi në një aks shumë të rëndësishëm në njësinë administrative Sukth, ku kemi filluar riparimin e një segmenti prej 6,3 kilometrash, i cili konsiston në rehabilitimin e gjithë shtresave asfaltike. Ky segment do të shërbejë për të shfryrë edhe fluksin gjatë sezonit turistik në qytetin e Durrësit, pasi do të shkarkojë rrugën e Maminasit deri në gjirin e Lalsit.” – u shpreh kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emirjana Sako gjatë inspektimit që kryeministri Edi Rama bëri sot në kantierin e rrugës.

“Gjatë gjithë aksit zgjerimi i rrugës është bërë 6 metra. Edhe atje ku rruga ka qenë më e ngushtë është rehabilituar. Atje ku ka zonë urbane rruga do të pajiset me trotuar dhe me sinjalistikë për qëndrimin e autobusëve. Do të ketë sinjalistikë edhe përgjatë gjithë aksit. Do ti vijë në ndihmë komunitetit, bizneseve që janë në këtë zonë, por edhe pushuesve që frekuentojnë këtë zonë turistike” – shtoi kryebashkiakja Sako.   


Lajmi kryesor:

Rama inspekton disa kantiere ndërtimi: Lagja e re në Vaqarr, si zonë rezidenciale! Rruga e re Sukth-Maminas lehtëson trafikun në sezonin turistik në Gjirin e Lalzit


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti