Rama tur falënderimesh në bashkitë e qarkut Dibër: Na keni dhënë një sfidë të madhe! Përmbysjen e ngjyrave në hartën elektorale do e kthejmë në investime

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në bashkitë e qarkut Dibër ditën e sotme ku ka falënderuar të gjithë votuesit për besimin e dhënë ndaj kandidatëve të Partisë Socialiste në zgjedhjet vendore të 14 majit. Në këtë qark, PS ka fituar në të katërta bashkitë, me një rezultat të thellë në Peshkopi ku kandidati i PS, Rahim Spahiu arriti të fitonte me pothuajse dyfishin e votave përballë rivalit të ‘Bashkë Fitojmë’.

Këtë rezultat, Rama e konsideroi si një sfidë të madhe që Dibra ia ka dhënë Partisë Socialiste. Ai tha se vetë ndryshimi që bashkitë kanë pësuar nën drejtimin e PS, tregon se vota është shumë e vlefshme në politikë për të bërë të mundur ndryshimin në zona ku sipas tij për dekada nuk janë bërë investime sa janë bërë në 4 vitet e fundit.

“Nuk kemi ardhur për t’ju kërkuar vota por për t’ju falënderuar. Ju e bërë detyrën tuaj, tani na takon neve të bëjmë tonën që këtë besim t’ua kthejmë në punë të mira dhe mirësi dhe mbarësi për komunitetin tuaj.  Shpeshherë dikush pëlqen t’i bjerë shkurt, të thotë se vota nuk ka vlerë por besoj se edhe këtu në Mat ashtu si në vende tëtjera, kushdo që sheh me sytë e tij, i ka të gjitha mundësitë për të kuptuar se e kundërta është e vërtetë. Politika vlen dhe vota vlen, nuk janë të gjithë njësoj. E vërteta është që gjërat kanë ndryshuar dhe besoj se në këtë votë kaq plebishqiptare për PS është konfirmimi i besimit”- tha Rama.

Duke përmendur Bulqizën dhe Klosin, Rama tha me batutë se edhe pse këto dy bashki të qarkut Dibër njiheshin si vendi ku burrat dominonin dhe për ta krijoheshin legjenda, tashmë të dy bashkitë do të drejtohen nga dy gra.

“Në Bulqizë ku ishte bërë zakon të mendohej se ishte një vend burrash një vend trimash që tregonin bëmat e tyre nëpër klube për të cilët do të fliste më pas legjenda, fitoi një grua që i mori gjithë burrat përpara. Që tregoi se në këto komunitete njerëzit nuk janë më ndryshe se në komunitetet e tjera. Historia e këtyre zgjedhjeve në qarkun e Dibrës është histori e jashtëzkaonsdhme ndryshimi, dy vendet më të karakterizuara nga mustaqet eimagjinare, do t’i drejtojnë dy gra. Jam i bindur që në drejtimin e tyre edhe Klosi dhe Bulqiza, do jenë në këto 4 vite në pararojë të ndryshimeve në komunitetet e tyre”- shtoi kryeministri.

Ai falënderoi edhe ata të cilët nuk kishin dalë në votime, duke i konsideruar si të djathtë të cilët nuk donin të votonin për koalicionin që udhëhiqej nga Ilir Meta në fletën e votimit. Ai shtoi se fitorja e PS nuk është rezultat i mirë vetëm për këtë parti por për të gjithë Shqipërinë.

“I falënderoj edhe ata që nuk kanë dalë në votim, sepse nuk e ngarkuan traditën e tyre të djathtë me turpin për votën e një vote për Like Floririn, duke i hequr një votë atyre që dolën për t’i tërhequr zvarrë pas problemeve të tyre personale. Ky nuk është rezultat i mirë për PS, është rezultat i jashtëzakonshëm për SHqipërinë. Është përmbysja ngjyrash në hartë, ta kthejmë përmbysje në ekonomi, në të gjitha”- u shpreh Rama.

Kryeministri e nisi turin e falënderimeve nga Shkodra ku për herë të parë pas 32 vitesh, PS do të drejtojë bashkinë me Benet Becin si kryebashkiak. Ai tha se besimi i dhënë nga qytetarët do të kthehet në vepra më të shumta se në çfarë është investuar gjatë këtyre 32 viteve në zonat ku më parë ka qeverisur PD.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:32
Rritja e pagave, Rama: Këtë javë miratohet ligji në Kuvend

 

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit falënderues ndaj qytetarëve në Dibër tha se këtë javë do të votohet në parlament edhe ligji për rritjen e pagave që do të përllogarisë rritjen e pagave të punonjësve të administratës publike duke nisur nga data 1 prill.

Rama tha se vonesa në miratimin e këtij ligji erdhi si pasojë e pengesave të vendosura nga deputetët të cilët sipas tij donin që të kishin të parët rritjen e rrogave.

“Ligji për rritjen e pagave kalon në parlament këtë javë. Arsyeja pse ligji ngeci është se unë i thosha qeverisë dhe deputetëve që do ju rritet rroga të fundit fare. Ministrat ranë dakord. Kur shkojmë në parlament deputetët thonë i duam pagat tani se lodhemi shumë. Me kalimin e ligjit të pagave që do garantojnë fillimin e rritjes së madhe që kemi thënë. Pagat e rritura do të merren që nga 1 Prill që shkoi. Kur të merret paga e parë të mos kujtojnë se ajo që është ajo e muajit. Do jetë edhe paga e prillit, dhe e majit. Votat i kemi marrë, zgjedhjet kanë mbaruar. Megjithëse ka kaluar kohë për shkak të vonesës, vonesën nuk e do e paguajnë ata që marrin pagën por do marrin atë që është premtuar. Prillin që vjen rritja do të përfundojnë të gjithë dhe do të kemi në Shqipëri një pagë mesatare 900 euro”- shtoi kryeministri.

Ora 17:48
Rama në Peshkopi: Votuat me mendje, jo me zemër! Shuplaka ndaj koalicionit Berisha-Meta, shpejton ringritjen e opozitës

 

Gjatë takimit me qytetarët në Peshkopi të cilët i falënderoi për fitoren që i dhanë Partisë Socialiste në 14 maj, kryeministri Edi Rama tha se votuesit ashtu si në Shkodër votuan me mendje dhe jo me zemër. Ai tha se zgjedhjet e 14 majit në vend ishin një shuplakë e rëndë për koalicionin Bashkë Fitojmë dhe e cilësoi si një disfatë të një grushti njerëzish dhe të verbërve që besojnë rreth tyre.

“Kanë votuar me mendje edhe pse me zemër të thyer, për të vetmen zgjidhje për të çuar përpara punët në Dibër. Dua të falënderoj edhe ata që nuk dolën të votojnë, ata që i thonë vetes të djathtë por në respekt të vetes, nuk e ndyen dorën për të vënë votën tek një koalicion i cili ka ngrënë shuplakën më të rëndë ndonjëherë nga shqiptarët që u bënë bashkë duke i votuar ose duke mos i votuar.

Do bëj cdo përpjekje që është në dorën time, të gjithë ata që janë me mua, të bëjnë përpjekje që ajo harta elektorale që për herë të parë është harta e një Shqipërie që nuk është e ndarë, të mos jetë e tillë edhe për herë të fundit. Dua që ne ta shtyjmë përpara këtë vend dhe shoqëri që të votojë gjithmonë e më shumë me mend dhe jo me tifozllëk. Kjo disfatë skandaloze e atyre që e kanë marrë peng të djathtën shqiptare, nuk është disfata e njerëzve që besojnë në zgjedhje të tjera, por e një grushti njerëzish dhe një rrethi të verbërish rreth tyre” – u shpreh Rama.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 22/05/2023 20:28

    Blek , kërcëno dhe falendoro o i pështirë. Na Gregor paj se kushë është ministri Nediç i vuçiçit që të ndihmoi më Hedvig i tisslas dhe ruskat që të këcënoi popullin shqiptarë më xhipa të zi Pa targa diten e zgjedhjeve…?!!!

    Përgjigju
  • Arbëri: 22/05/2023 20:22

    Hajn i pështirë i Frances ky antishqiptarë !

    Përgjigju
  • Sara: 22/05/2023 18:03

    Shqiperia ka bere zgjedhjen e duhur me ju

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Erbim Fagu me ide të qarta: Përmbysim Kukësin në Kupë dhe mundim Partizanin në derbi

Erbim Fagu me ide të qarta: Përmbysim Kukësin në Kupë dhe mundim Partizanin në derbi