Fitorja më 14 maj, Rama nis turin falënderues nga Shkodra: Vota e shkodranëve, e veçantë, borxhi do të kthehet! Zgjojmë potencialin ekonomik

SHKODËR- Pas fitores së thellë në zgjedhjet e 14 majit, kryeministri Edi Rama nisi turin e falënderimeve nga Shkodra.  Në fjalën e tij, Rama, i cili shoqërohej nga e gjithë qeveria, tha se Shkodra është një potencial i fjetur për ekonominë dhe zhvillimin e Shqipërisë.

 “kjo është një fitore jashtëzakonisht e veçantë dhe kjo kërkon një vëmendje jashtëzakonisht të veçantë, sepse nga njëra anë na është dhënë një besim i madh, por nga ana tjetër nuk është vetëm çështja e Shkodrës, nuk është vetëm çështja e shkodranëve, këtu është çështja e Shqipërisë dhe ekonomisë së saj. Natyrisht për 4 vite nuk mund të zgjohet i gjithë ky potencial i jashtëzakonshëm, por 4 janë të mjaftueshëm për të filluar dhe bërë një ndryshim që i prek drejtpërdrejtë, jo vetëm sytë, por edhe mendjet e njerëzve dhe i bën njerëzit në Shkodër të jenë krenarë, jo vetëm për historinë, por të jenë krenarë edhe kur dikush vjen, sepse do ta presin në një shtëpi të pastër dhe në një shtëpi ku ke qejf të hysh dhe jo në një shtëpi ku të

Rama në Shkodër bëri një paralelizëm, kur tha se sa u takon mbeturinave, Shkodra duket si Tirana e para 23 viteve.

 “Kjo është një pamje që nuk e sheh në asnjë qytet të Shqipërisë. Është pamja që unë kam gjetur kur jam zgjedhur kryetar i bashkisë së Tiranës. Kaq mbrapa është Shkodra. Ne do të transformojmë edhe muzeun sepse ajo hapësirë është identitare e Shkodrës dhe ajo është një histori që ne duhet ta tregojmë”

Gjatë takimit falënderues, fjalën e morën dhe Ministrat e qeverisë, të cilët premtuan mbështetje për Bashkinë e Shkodrës për projektet më të rëndësishme. Ministrja Ibrahimaj tha se në qershor administrata do shijoi dhe rritjen e pagës së muajit prill dhe maj.

Rama më herët zhvilloi një vizitë te muzeu i krimeve të komunizmit, për të cilin thotë se do ta transformojnë për ta kthyer në një destinacion kyç për turistët por edhe nxënësit shqiptarë kudo që jetojnë. Rama shoqërohej në këtë vizitë nga Benet Beci dhe Elisa Spiropali. Mandej Rama u zhvilloi një bashkëbisedim dhe me Këshilltarët Socialist që fituan një mandatin në Bashkinë e Shkodrës. Sipas tij, PS duhet të synojë një mandate të dytë.

 “Duhet të mbash presionin, të bësh një bashki të të gjithë qytetarëve të Shkodrës. Nëse do të të mbështesin siç të mbështetën, sepse një herë mund të fitosh por të përsërisësh fitoren është e vështirë .Këtë herë kanë votuar me mend jo me zemër. Puna është t’u fitosh zemrën, atë nuk ta japin këta se e kanë si puna jote djathtas. Kur të hysh në zyrë je vetëm, duhet të dish të thuash jo. Në momentin që ta kanë dhënë besimin me mendje, të vënë lupën. Pritshmëria është shumë e madhe. Ndërsa aty ku e merr me zemër besimin, siç e kanë marrë këta 30 vite, aty e mbyllin njërin sy. Kurse ty nuk të fal njeri asgjë”.

PS do ta drejtojë Shkodrën për herë të parë në histori, e prandaj ky tur do të nisë nga bastioni i të djathtëve që u thye nga socialistët më 14 maj me një diferencë të thellë mbi 10 mijë vota nga koalicioni Bashkë Fitojmë. Është zgjedhur Shkodra për të nisur turin, pasi vetë kryeministri tha se do t’i falënderojë shkodranët për këtë mundësi që u dhanë, ndërsa do të prezantojë para tyre edhe projektet që kanë për Shkodrën, për të cilën Rama ka thënë se tashmë do të nisë një histori të re.

Shkodra do të drejtohet nga Benet Beci katër vitet e ardhshme, ndërsa ai mundi kandidatin e Bashkë Fitojmë Bardh Spahinë. Në zgjedhjet vendore, PS arriti të marrë 53 bashki, si edhe siguroi shumicën në të gjithë këshillat bashkiakë. Bashkë Fitojmë pësoi një disfatë duke fituar vetëm 7 bashki në të gjithë vendin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:49
Ministrja Kushi për Shkodrën: Benet, duhet të bashkëpunojmë ngushtë për infrastrukturën shkollore dhe universitetin

1684492103_eviskushi.jpg

Në turit e mirënjohjes, të nisur nga kryeministri Edi Rama, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi u shpreh se për sa i përket rritjes së cilësisë së infrastrukturës shkollore dhe universitare që janë përgjegjësi e bashkive, e ministrisë dhe e qeverisë, ka pritshmëri të larta që projektet që do vijnë nga Bashkia e Shkodrës do të jenë cilësore.

“Ministria nuk i harton vetë projektet, por financon projektet që vijnë nga bashkitë në bazë të një thirrjeje të hapur.” – u shpreh ministrja.

Ministrja tha se bashkëpunimi me bashkinë është i domosdoshëm edhe për projekte dhe programe që realizohen jashtë orarit mësimor.

“Projekti Shkolla Qendër Komunitare, projekti Ekipet Sportive, arti dhe zejet, bëjmë detyrat e shtëpisë e shumë projekte të tjera nuk realizohen dot nëse nuk do ishte mirëmbajtja dhe administrimi i shkollave që u takon bashkive. Prandaj unë vetë angazhohem me strukturat arsimore për të bërë maksimumin” – u shpreh Kushi.

Duke folur për punën e mësuesve, ministrja tha se me rritjen e pagave, e cila vitin e ardhshëm do të shkojë deri në 36% më shumë, me mësuesit e Shkodrës që janë ndër më të mirët në të gjithë Shqipërinë, cilësia e mësimdhënies do të rritet më tej për të bërë më të mirën për fëmijët.

Duke folur për universiteti i Shkodrës, Kushi tha se ai që ka një potencial të jashtëzakonshëm, por ka nevojë për mbështetje, ndaj dhe kërkoi që të bëjnë maksimumin në bashkëpunim me bashkinë për infrastrukturën, projektet e mbështetjes studentore dhe ndërkombëtarizimin.

Ora 16:45
Rama bënë paralelizmin: Plehrat në rrugë, pamje që në Tiranë e gjeta kur u bëra kryebashkiak! Kaq mbrapa është Shkodra

 

Rama në Shkodër bëri një paralelizëm me situatën e këtij qyteti sot si në Tiranën e para 23 viteve kur ai u bë kryetar bashkie në kryeqytet.

“Kazanë në qendër, në orën 3 plehrat kishin dalë nga kazanët dhe rrinin rreth e rrotull. Kjo është një pamje që nuk e sheh në asnjë qytet të Shqipërisë. Është pamja që unë kam gjetur kur jam zgjedhur kryetar i bashkisë së Tiranës. Kaq mbrapa është Shkodra. Ne do të transformojmë edhe muzeun sepse ajo hapësirë është identitare e Shkodrës dhe ajo është një histori që ne duhet ta tregojmë”, tha Rama

Ora 16:40
Rama: Fitorja në Shkodër, e veçantë që meriton vëmendje të veçantë! Do ta zgjojmë potencialin e saj të jashtëzakonshëm

 

Kryeministri Rama tha nga Shkodra se fitorja që i dhanë shkodranët Partisë Socialiste është e veçantë dhe meriton një vëmendje të veçantë.

“Kam ftuar sot këtu që të vinin disa nga ministrat pasi ne nuk mund ta refuzojmë këtë sfidë, s’mund ta konsiderojmë një fitore si të mirëqenë. Kjo është një fitore jashtëzakonisht e veçantë dhe meriton një vëmendje jashtëzakonshme të veçantë. Këtu është çështje e Shqipërisë dhe e ekonomisë së saj. Shkodra është një fuqi e madhe e fjetur në aspekt të potencialit të madh që ka për ekonominë dhe të mirën e Shqipërisë. Ne duhet ta zgjojmë këtë potencial në funksion të së mirës së Shqipërisë. Është një zonë e bekuar e Shqipërisë. 4 vite janë të mjaftueshme për të bërë një ndryshim që i prek të gjithë”, tha Rama.

Ora 16:31
Rama batuta me Becin: Nuk e vë dorën në zjarr që ke votuar për PS-në! Mos harro se je demokrat

 

Kryeministri Edi Rama tha se duhet bërë maksimumi për të shlyer besimin që qytetarët e Shkodrës i dhanë PS-së duke zgjedhur Benet Becin si kryebashkiak. Ai tha se duhet edhe një vlerësim i burimeve njerëzore në bashkinë e Shkodrës s ai takon stafit të personave që janë në punë në bazë të meritës.

Ndërsa nuk kurseu batutat me Benet Beci, për të cilin tha se ishte i bindur se kishte votuar për PD-në edhe kur ishte në listat e deputetëve të PS-së.

“Unë e kam ndjerë në 8 fushatat e mëparshme se mendja e shumicës ishte e mbyllur, nuk kishte hapësirë për të lënë mesazhin aty. Zemra rrihte vetëm djathtas. Prandaj në mënyrë të përsëritur vota shkoi vetëm në një drejtim. Këtë herë, pjesa që ka bërë diferencën na ka votuar me mendje jo me zemër. E kemi detyrim dyfish që këtë investim që njerëzit kanë bërë, ta kthejmë në një investim ose në një shlyerje borxhi që duhet të ketë parasysh këtë fakt. Që nga mënyra sesi Beneti do qeverisë bashkinë. I kam thënë sot që bashkia e Shkodrës do jetë bashkia e të gjithëve dhe këtë duhet ta reflektojë jo thjesht me faktin që investimet bëhen për të gjithë por që duhet një vlerësim i të gjithë atyre burimeve njerëzore që janë aty dhe në bazë të meritës do ndahen të gjitha. Është e rëndësishme Benet, që ti mos ta harrosh se je demokrat. Unë besoj, që Beneti ka votuar për veten dhe për PS-në. Ndërkohë që e vë dorën në zjarr që deri kur ishte në listën e deputetëve ka votuar PD-në. Kjo duhet të të shërbejë tani nëse pas 4 vitesh do të kesh një shans tjetër” – u shpreh Rama gjatë fjalës së tij.

Ora 16:25
Rama në turin e falënderimeve në Shkodër: Ky rezultat për PS është sfida jonë më e madhe, për herë të parë shkodranët s’votuan qorrazi

 

Kryeministri Edi Rajma ka nisur turin e falënderimeve në Shkodër, që ai e cilësoi si kryefjalën e këtyre zgjedhjeve, e cila pati një kthesë historike nga socialistët.

“Falendrim për ata që më 14 maj dolën dhe votuan Benetin. Dhe votuan PS. Për herë të parë jemi forcë e parë politike. Dua të falënderoj dhe ata që nuk dolën të votojnë duke e parë të pamundur që të votojnë për ne dhe Benetin por duke e parë dhe si të pamundur për ata që kanë votuar gjithnjë po s’kanë bërë asgjë. Dua t’iu them të gjithëve atyre që nuk janë këtu që na kanë dhënë besim. Unë për vete këtë rezultat në Shkodër e konsideroj si sfidën më të madhe që më është bërë mua dhe Shkodrës.

Ata që na votuan për herë të parë vendosën për të mos votuar me sy mbyllur sikurse e kanë bërë për 32 vite. Dhe kjo është problematike, sepse kush të voton me zemër të jep kredi afatgjatë siç ka ndodhur me palën tjetër. Ajo ka qenë një kredi pa interesa që u kthye në një dëm të jashtëzakonshëm për ata që e votuan. Por ajo ishte votë zemre dhe në 8 fushatat e mëparshme unë e kam ndjerë që mendja e shumicës ishte e mbyllur për të dhënë mesazhin, atyre zemra u rrihte djathtas.”- tha Rama.

Ora 16:21
Benet Beci në takimin falenderues: Shkodra me Ramën dhe Qeverinë në krye të listës së prioriteteve dhe investimeve

 

Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, në fjalën e tij në takimn falënderues në qytet shprehu mirënjohjen për të gjithë. Ai tha se Shkodra do të jetë në krye të listës së prioriteteve të Qeverisë dhe Kryeministrit Rama.

“Do të jetë bashkia e dyerve të hapura, ku do të pres dhe përcjell, do të diskutoj me secilin që ka një problem për ta zgjidhur këtë problem. Ne do të duhet të aktivizojmë edhe platformën dixhitale të bashkëqeverisjes. Dua ta nis këtë falënderim me Elisën, drejtuesen politike pa të cilën nuk do ta gjejë dot të gjithë energjinë për këtë betejë të fuqishme të fushatës zgjedhore. Dua të falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët. Shumë faleminderit është pak Kryeministër Rama që më nxite të futem në politikë dhe të kem mundësinë e jashtëzakonshme që të futem në politikë.  Sot është nxitësi kryesor për krijimin e projekteve dhe tashmë është nxitësi kryesor që ato të realizohen. Dua të falënderoj të gjithë kabinetin qeveritar. S’kam për ta harruar kuirrë . Kryeministri dhe Qeveria do ta kenë të parën në top listën e projekteve dhe investimeve”, tha Beci.

Ora 16:09
Spiropali në Shkodër: Kundërshtarët tanë të mos ofendojnë qytetarët duke i quajtur të shitur! Të analizojnë pse morën 22 mijë vota më pak

 

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali gjatë fjalës së saj në turin e mirënjohjes në Shkodër tha se koalicioni Bashkë Fitojmë nuk duhet të përpiqet të përbaltë qytetarët duke i quajtur të shitur, por të analizojë humbjen e thellë me 22 mijë vota më pak se në vitin 2021.

“Shkodra i ka besuar kryeministrit Rama dhe jam e sigurt se me vizionin që ka, do ta bëjë gjithë këtë qark krenare që na ka votuar. Kundërshtarët tanë që nuk gjejnë dot këto ditë as minimumin e arsyes për të bërë një analizë me përulësi. Çfarë bënë gabim ata që humbën 22 mijë vota krahasuar me 2021-in. Këtë të shohin ata dhe most ë përbaltin fitoren më të madhe të Shkodrës. Mos të fyejnë e ofendojnë qytetarët e Shkodrës që nuk u blenë, nuk u shitën por besuan tek projekti i Benet Becit dhe Edi Ramës. Le ta gjejnë forcën të mblidhen dhe të kuptojnë se Shkodrën e kanë keqtrajtuar s ai takon investimeve, duke menduar se Shkodrën e kanë në xhep”-tha Spiropali.

Ora 16:02
Gjysmëfinalja e volejbollit mes shkollave të qyteteve të ndryshme, Rama ndjek nga afër aktivitetet sportive në Shkodër

 

Të rinjtë e talentuar të shkollave të mesme të qarkut të Shkodrës, Lezhës dhe Kukësit  ishin sot protagonistët e ndeshjeve gjysëm finale të volejbollit për ekipet e vajzave dhe djemve që garuan për skuadrën më të mirë, në kuadër të projektit “Ekipet Sportive në Shkolla”, financuar nga qeveria për nxitjen dhe masivizimin e sportit tek të rinjtë.

Gjatë periudhës 15 Maj dhe deri me 5 Qershor zhvillohen ndeshjet gjysmë finale me sistem grumbullimi në 4 qarqe të Shqipërisë, ku sipas rezultateve, ekipet fituese të volejbollit dhe basketbollit për shkollat e mesme dhe 9-vjecare do të kualifikohen në finalen e madhe në mesin e qershorit.

Kryeministri Rama i cili i ka ndjekur nga afër ndeshjet e nxënësve edhe në qytete të tjera, nuk mungoi mes të rinjve shkodranë, kuksianë e lezhianë, së bashku me Kryetarin e Komitetit Olimpik Shqiptar Fidel Ylli, Kryetarin e Bashkisë së Shkodrës Benet Beci, si dhe qindra nxënës të tjerë, mësues dhe prindër, të mikpritur në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër.

Nga projekti “Ekipet sportive në Shkolla” përfitojnë direkt më shumë se 10,000 vajza dhe djem, në shkallë vendi, si dhe janë formuar rreth 700 ekipe basketbolli dhe volejbollit për të dyja gjinitë.

Ora 15:10
Rama këshilla Becit: Duhet të mbash presionin që të të mbështesin sërish! Të përsërisësh fitoren është e vështirë

 

Gjatë një bisede të zhvilluar në një prej lokaleve të Shkodrës, kryeministri Edi Rama këshilloi Benet Becin sesi të veprojë pasi të marrë detyrën si kryebashkiak. Ai tha se nuk duhet të ketë lëvizje në pozicionet e punës në bashki, duke shtuar se duhet të ketë një vlerësim meritokratik për të gjithë.

Ai tha se pjesa më e vështirë pas fitores së Shkodrës për herë të parë pas 30 vitesh, është përsëritja e fitores, për shkak të punës së madhe që duhet bërë në mënyrë që njerëzit të besojnë plotësisht.

“Duhet bërë një vlerësim meritokratik, vajzë dhe gratë duhen motivuar. Hera e parë që kanë votuar për PS është këtë herë. Vota është e fshehtë se atz te ajo kutia, është dashur të hyjë disa herë për të kthyer zemrën. Duhet të mbash presionin, të bësh një bashki të të gjithë qytetarëve të Shkodrës. Nëse do të të mbështesin siç të mbështetën, sepse një herë mund të fitosh por të përsërisësh fitoren është e vështirë.

Unë e njoh këtë pjesë këtu çfarë ndodh. Këtë herë kanë votuar me mend jo me zemër. Puna është t’u fitosh zemrën, atë nuk ta japin këta se e kanë si puna jote djathtas. Kur të hysh në zyrë je vetëm, duhet të dish të thuash jo. Në momentin që ta kanë dhënë besimin me mendje, të vënë lupën. Pritshmëria është shumë e madhe. Ndërsa aty ku e merr me zemër besimin, sic e kanë marrë këta 30 vite, aty e mbyllin njërin sy. Kurse ty nuk të fal njeri asgjë”- u shpreh Rama.

Ora 14:10
Rama nis vizitën në Shkodër: Do transformojmë muzeun e krimeve të komunizmit, do kthehet në destinacion kyç për turistët por edhe nxënësit shqiptarë

 

Kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën në Shkodër. I shoqëruar nga Benet Beci dhe Elisa Spiropali, Rama është ndalur te muzeu i krimeve të komunizmit, për të cilin thotë se do ta transformojnë për ta kthyer në një destinacion kyç për turistët por edhe nxënësit shqiptarë kudo që jetojnë.  

“Vizitë në ‘Vendin e dëshmisë dhe kujtesës’, ku do të bëjmë një transformim rrënjësor, për ta kthyer nga një hapësirë pa jetë, në një muze mbresëlënës të tragjedisë së persekutimit komunist, destinacion kyç të Shkodrës historike, jo vetëm për vizitorët e për turistët, po edhe për nxënësit shqiptarë kudo jetojnë”, shkruan Rama.

SI.E./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gani: 19/05/2023 21:26

    Me Benetin ne krah qe nuk eshte shkodran, elisen e doganave qe sla gje pa katranos, dhe ti vete personalisht si shefi xhepistave do pesoni disfate ne Shkoder. Toma , bajrat, etj etj do ju gjobisun

    Përgjigju
  • Ditmir: 19/05/2023 20:28

    Ne momentin qe sjell investime ne qytet vetem nese ke Bashkine tende o Rame normal qe lind dyshime per spekullime dhe vjedhje fondesh ndryshe do i kishe sjelle me kohe se ti pazaret me “kundershtaret politike” i ke pike te dobet apo jo ?! E bere miliarder Bashen dhe pse ishte ne opozite !!! Me leket e Tom Doshit dhe Agron Celes blete mbi 20.000 vota o Spiropali mos bej sikur se di tani se e kishe me merak se un te dilje fitimtare o goce pa limite !!! Nejse Shkodranet te shiturit dhe te pa shiturit i pifshin lengun PS dhe diktature te mbare per te gjithe !!!

    Përgjigju
  • Eni: 19/05/2023 18:25

    E merituat fitoren ne kete qytet

    Përgjigju
  • Roni: 19/05/2023 18:25

    Ky qytet do behet akoma dhe me i zhvilluar

    Përgjigju
  • Stela: 19/05/2023 17:01

    Shkodra ka bere zgjedhjen e duhur

    Përgjigju
  • Petrit: 19/05/2023 16:58

    Cudi e madhe , flasin per shkodren sikur e zbulun dje, aty pertej dritares e keni pas.

    Përgjigju
  • Alisa: 19/05/2023 16:48

    E meritoni fitoren ne shkoder se vetem ju mund te sillni ndryshim ne kete qytet

    Përgjigju
  • goni: 19/05/2023 15:44

    per 4 vjet 400 pallate do beje rama ne shkoder,,,,c'ju desh ju o shkodrane qe zgjodhet mafiozin....nuk e keni pare si e ka bere tiranen....

    Përgjigju
  • Arditi: 19/05/2023 15:18

    Bukur, cojeni 4000 euro metrin katror si nTirane tani se boll pastrut paret vetem ne kryeqytet. Ta bejm dhe Shkodren te banueshme vec per oligarket e te hujt.

    Përgjigju
  • Stela: 19/05/2023 15:05

    Shkodra ka nevoj urgjente te transformoj fasadat e pallateve,dricimin,rruget,trotuaret dhe pastaj muzeumet.Per te arrit tek muzeumi duhet te pershkosh qytetin qe esht lene si germall nga bashkia e Berishes.

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 19/05/2023 14:25

    Tom Doshi do marre pjese?

    Përgjigju
  • pellumb: 19/05/2023 14:17

    Bravo dhe vetem bravo per shkodren

    Përgjigju
  • Gimi: 19/05/2023 14:08

    Qyteti i Shkodres tani e tutje do kete vetem investime dhe projekte te bukura fale PS

    Përgjigju
  • Ani: 19/05/2023 13:50

    Fitore mese e merituar

    Përgjigju
  • titi: 19/05/2023 13:34

    shkodra u zgjua nga gjumi letargjik i saliut

    Përgjigju
  • Flora: 19/05/2023 12:52

    Per Shkodren tani e tutje nis nje epoke e re.Investimet qe per shume vite i kane munguar vetem se e perdoren kete qytet per interesat e tyre personale

    Përgjigju
  • Lola: 19/05/2023 12:50

    Nje fitore mese e merituar e partise socialiste ne qarkun e Shkodres

    Përgjigju
  • e drejta: 19/05/2023 12:10

    PERPARA GJIGAND...VETEM ME JU DHE PS SHQIPERIA DO TE ECI PERPARA

    Përgjigju
    • Italia si moter: 19/05/2023 21:46

      I qafshi hallin Rames me Tom Doshin do ta ndriçoje Shkodren ,ju a ndricoi salikja qe e la si germadhe ? JU demokratet jeni kriminela ju mbyshni vetem xhepat tuaj popullin e late fukara .ju shpelafte mortja shpifesa te dreqit salike .mbrapa diellit shkofshi .

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë