Kryeministri Edi Rama thotë se sfidat si ndryshimi i klimës, kërcënimet kibernetike apo luhatjet e tregjeve financiare globale, kërkojnë veprim të përbashkët dhe zgjidhje novatore gjithëpërfshirëse. Teksa mori pjesë në Konferencën Vjetore të Organizatës Botërore të Mbikëqyrësve të Sigurimeve (IAIS), që mbahet për herë të parë në Ballkan, kreu i qeverisë theksoi se industria e sigurimeve po përballet me një sfidë dhe se është e nevojshme që të ndërtohet një “fortifikim” rezistence përballë katastrofave.
Këtu, tha kryeministri, luan rol të rëndësishëm edhe dixhitalizimi, përmes të cilit, po krijohen tregje më efikase dhe të aksesueshme, përfshirë sigurimet.
"Për një të ardhme të qëndueshme duhet të përqafojmë një qasje tërësore ndaj rezistencës që merr në konsideratë morinë e sfidave me të cilat përballen familjet, bizneset e kombet. Për ekonomitë më të vogla pasojat e këtyre rreziqeve globale janë të amplifikuara. Shpesh na mungon rezistenca financiare, forca institucionasle dhe mbulimi i nevojshëm i sigurimeve që mund t’i përballojmë ato. Vitet e fundit na kanë treguar se sa shpejt mund t’i trazojnë krizat ekonomitë tona, të sfidojnë shërbimet tona publike dhe të stresojnë komunitetet. Megjithatë mes këtyre sprovave ka mësim të fuqishëm, mund të mos parashikojmë dot çdo katastrofë por mund të fortifikohemi për të përballur dhe rimëkëmbur. Të ndërtosh një rezistencë të tillë duhet mendësi e ndryshme dhe në shumë vende ka hendeqe domethënëse të mbulimit.", theksoi Rama.
Duke u ndalur te Shqipëria, Rama tha se "pavarësisht përppjekjeve për mbulim më të mirë për sigurime, ende shumë familje dhe biznese të vogla mbeten pa mbrojtjen e nevojshme." Duke i edukuar qytetarët me dije financiare, shtoi ai, do t’i ndihmojë qytetarët që t’i shohin sigurimet si pjesë e të ardhmes së tyre.
"Dëmi i katastrofave të tilla si përmbytjet, zjarret e tërmetet mund të fshijnë vite pune të mundimshme, duke i lënë të pambrojtur, të vujanë më gjatë dhe të investojnë më pak në të ardhmen e tyre. Rruga përpara është e qartë, na duhet të zgjerojmë rrjetet tona të sigurisë dhe të sigurohemi që këto zgjidhje të merren nga gjithkush. Ka zgjidhje, platforma dixhitale po ndimon të zgjerojmë dhtritjen tonë. Evoluimi i vazhdueshëm synon të krijojë tregje më efikase dhe të aksesueshme përfshirë sigurimet. Edukimi i qytetarëve me dije financiare do t’i ndhmojë t’i shikojnë sigurimet si pjesë thelbësore e jetës së tyre dhe investim në të ardhmet e tyre.", tha Rama.
Më tej, përsëriti nevojën e bashkëpunimit rajonal dhe më gjerë, sepse siç shtoi ai, "rreziqet nuk mbeten brenda kufijve".
"Duke harmonizuar politikat midis vendeve, ndërtojmë një përgjigje më të fortë midis vendeve. Ne mund të transformojmë pasigurinë në rezistencë dhe kompleksitetin në forcë dhe krizën në mundësi të reja. Kjo është gjithmonë e më tepër botë e guximtarëve dhe moment kur zgjedhja nuk mund të jetë më e qartë ‘o të ecim përpara në rrugëtimin e inercisë, të mbyllim sytë përpara se ajsbergu të na fundosë të gjithë, apo të jemi të guximshëm, krijues dhe të bashkuar për një shteg të ri që do na shpëtojë të gjithëve’. Në botën e sotme është me interes është se askush nuk mund ta shpëtojë veten apo kombin e tij i vetëm. Ose të gjitha kombet do të bëhen bashkë për të shpëtuar njerëzimin, ose njerëzimi do të shkojë në ferr me të gjitha kombet së bashku. ", tha ai.
Sipas Ramës, modernizimi i mbikëqyerjes të sigurimeve në Shqipëri dhe harmonizimi gradual me standartet e BE shënoi një hap të rëndësishëm drejt një sistem më të sigurt e të integruar financiar.
“Përfshirja e sigurimit në politikat tona publike duke e lidhur me rezistencën klimatike, bujqësinë, infrastrukturën dhe rrjetat e sigurisë sociale do të përmirësojnë qasjen tonë ndaj financimit të rrezikut nga katastrofat. Një strategji gjithëpërfshirëse që bën bashkë sigurimet, fondet rezervë dhe buxhetimin zbut në mnyrë të jashtëzakonshme rreziqet fiskale nga katastrofat natyrore. Për më tepër, orientimi i sistemeve financiare drejt praktikave të gjelbra është jetike. Do të orientojë burimet drejt nismave që forcojnë zbutjen e rrezikut mjedisor dhe përshtatjen me klimën.", tha Rama.
Komente












Qe shqiptari duhet te edukoet me konceptet e inshurencave eshte ide e mire,por nga ana tjeter,kur u kerkon kete,duhet te mendosh anen financiare. A u pergjigjen rrogat,pensionet,te ardhurat nga bizneset, tregut te inshurencave? P.sh le te leme bizneset e le te mendojme vetem per nje cast,vetem individin.Inshurenca ka te ndryshme:shendeti,jete,pune,aksidenti,shtepie,makine,bizhuterish,veprash arti me vlere qe zoteron,etj,praktikisht mund te sigurosh cdo gje,por a ka mundesi p.sh nje pensionist ne Shqiperi qe mbasi ka paguar ushqim,transport,ilace,billat e shtepise t'i mbeten para dhe per te paguar inshurence shtepie,jete,aksidenti,ose mjekesore?!
Përgjigjuduhet nje qasje europiane per tregun e sigurimeve pasi shume emertesa edhe te huajt qe sollen nje eksperience te cmuar te ketij tregu iken ne maqedoni sepse nuk i kuptojne as dine ta matin efektin e tyre ne tregjet aktuale te vendit qofte per sigurimet e jetes edhe ato te baneses. Tu ikim pervojave te shkuara me hov revolucionar qe nuk rrjedhin nga tregjet e kapitalit vetem lakmojne gropen e buxhetit ne raste fatkeqesish personale dhe natyrore
PërgjigjuPo e ktheve vendin si ne palermon e 70-80 -90 o kryeminister po kaq e veshtire eshte te vihet rendi po i ke strukturat po i ke te inkriminu te gjithe po juve su intereson se vete jeni te sigurt po turp per ministren e rendit dhe drejtorin e pergjithshem duhet te japin dohreqen
Përgjigju