Kongresi i PS, Rama: Përafrimin e 4000 ligjeve me legjislacionin e BE do e bëjmë në kohë rekord me ChatGpt! Na ndihmon Mira Murati! Asamble dhe Kryesi e re në pranverë

Javën tjetër në Bruksel vendoset nëse do çelen negociatat për kapitujt e parë me Shqipërinë apo jo. Pasditen e sotme në Kongresin e PS-së kryeministri Edi Rama u shpreh i pashqetësuar nga kërcënimi me veto i Greqisë në këmbim të lirimit të kryetarit të bashkisë së zgjedhur Fredi Beleri nga burgu për të bërë betimin.

“Asnjë cic mic apo gërr gërr politik nuk e vonon dot Shqipërinë në këtë proces” tha Rama duke zbuluar madje dhe planin edhe nëse do të kthehet nga Brukseli me “JO”  për shkak të ‘arsyes e mos arsyes të Greqisë që nuk ka lidhje me procesin e negociatave’.

Rama tha se Shqipëria do të vijojë punën për përafrimin e legjislacionit me BE-në. "Pa e prishur gjakun" me t'u kthyer në Tiranë do t'i përcjellë si kartolinë për vitin e ri 'detyrat' që ministrat do të kenë për vitet në vijim me qëllim përshpejtimin e procesit të përafrimit të legjislacionit 

"Për Shqipërinë do të thotë të ndërvendosë në legjislacionin e saj 280 mijë faqe të 3484 masave ligjore të KE-së, ose ndryshe ne do të miratojmë mbi 4 mijë akte ligjore e nënligjore. Që kur Shqipëria ka nisur ta bëjë këtë përafrim të përbashkët me BE-në e deri tani ka arritur të bëjë ndërvendosjen e vetëm 510 masave, pra 15% të volumit që duhet transferuar e ndërvendosur në legjislacionin tonë"

Madje zbulon se për të realizuar detyrat e shtëpisë, ndërvendosjen në legjislacionin të 280 mijë faqeve, ka kërkuar ndihmë dhe Mira Muratit, për të përshpejtuar këtë proces me Chat Gpt.

"Ajo qeshi se mendoj se po bëja humor. Unë e pyes a është e mundur që në vend që në të rekrutojmë një armatë me përkthyes dhe një batalion me juristë dhe të shpenzojmë dhjetëra miliona euro, për të bërë gati në shqip malin me masat ligjore të BE-së ta bëjmë këtë përmes Chat GPT. Mu përgjigj që më duket e mundur. Kështu nisi puna me Mirën dhe një skuadër të përbashkët që krijuar me AKSH-in".

Për Ramën ky është modeli revolucionar jo thjesht thjesht përkthim-

"Në 13 dhjetor në Bruskel, kur të mbarojë mbledhja, do ua lë si kartolinë të vitit të ri të Shqipërisë, të gjithëve liderëve të BE, rezultatin e testit të suksesshëm të modelit shqiptar të inteligjencës artificiale, për ndërvendosjen në legjislacionit tonë të 280 mijë faqeve, masa ligjore te BE".

E për rrjedhojë, Shqipërisë nuk mund t’ia pengojë asnjë shtet për interesa politike, integrimin në familjen Europiane.-

“E qartë asnjë cic-mic ballkanik, apo gërr-gërr perëndimor për interesa politike nuk e vonon dot Shqipërinë në anëtarësimin në BE"

Megjithatë nuk mjafton që vetëm Shqipëria të jetë gati, por edhe BE duhet të jetë gati.

"Tani ka dalë Greqia… nesër mund të dalë dikush tjetër. Por përse për këta do ta prishim gjakun ne? Nuk duhet ta humbasim kurrë busullën ku BE, Europa është amaneti ynë dhe është borxhi historik vijën ndarëse mes demokracisë"

Rama u ndal dhe tek vetoja e Greqisë.

“Ne do të shkojmë në Bruksel javën e ardhshme për mbledhjen e KE-së në Ballkanin Perëndimor me kokën lart dhe me bindjen në meritat e Shqipërisë për të gjitha rezultatet. Nuk ndryshojmë qëndrim. Nuk ndryshon as deri më 13 dhjetor dhe as nuk do të ndryshojë përtej 13 dhjetorit.  Nuk pranoj ta besoj deri më 13 dhjetor që Greqi do vërë tapën e vetos shishes së hapur me aq përkushtim"

Pasi përmendi transformimin e bërë dhe Shqipërinë e vitit 2023 kryeministri Edi Rama nënvizoi dhe sfidat kryesore me të cilat janë përballur gjatë qeverisjes.

“Sot  kemi shpalosur prioritetet tona kryesore të zhvillimit për ta ngjitur Shqipërinë në majën e lartë drejtë si cilës u nisëm 10 vite më parë. Morëm në kurriz borxhe, krim të organizuar varfëri por edhe krim ordiner të shtrirë në të gjithë zonat e banuara të vendit dhe në një kohë kur askush nuk e merrte seriozisht emrin Shqipëri dhe Shqipëria goditej sa herë zihej me gojë qoftë në institucionet ndërkombëtare qoftë në mediet e botës së lirë.

Kemi punuar në çdo front dhe kemi luftuar me mijëra plagë të trashëguara me plagët e zakonshme të fatkeqësive të reja që na sprovuan njëra pas tjetrës një tërmet shkatërrimtar një pandemi marramendëse... Nëse do ishte PD përballë këtyre sfidave sot do ishim në humnerë, pa asnjë ekzagjerim të ngjashme me humnerën e 1997. Vetëm falë PS të treja furtunat na gjetën në këmbë dhe të gatshëm për të mbrojtur njerëzit e zakonshëm të këtij vendi me forcën dhe dinjitetin e një shteti që ende nuk ua plotëson dot shumë gjëra qytetarëve por ama nuk i lë vetëm në momentet e vështirësive të mëdha", tha Rama.

Duke krahasuar zhvillimin e vendit me para vitit 2013 tha se vendi ka bërë një progres të jashtëzakonshëm, por socialistët duhet të fokusohen për shumë më tepër.

Rama foli edhe për reformën në drejtësi për të cilën tha se vendi nuk do të kishte një reformë të tillë pa Partinë Socialiste dhe pa fitoren në 2013.

"Le të hidhet përpjekjet kush të dojë - nuk kishte anglo-amerikan apo euro perëndimor që bënte dot në Shqipëri."

Në fund të këtij kongresi Rama dha lajmin se në pranverë do mbahet kongresi zgjedhor i PS për të bërë zgjedhje brenda partisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:20
Asambleja votëbeson emrat e rinj të sekretariatit të PS-së (Lista)

1702063412_979e26bd807045fd9856616de3ffbc58.jpg

Pas Kongersit të Jashtëzakonshëm u mblodh Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste. Anëtarët votëbesuan aparatin përbërës të Sekretariatit të Partisë Socialiste të Shqipërisë!

U bë e mundur zgjedhja e Sekretarëve të Rinj si më poshtë:

Blendi Klosi – Sekretar i Përgjithshëm

Ardian Çela - Sekretar Organizativ

Eduart Ndreca - Sekretar i Burimeve Njerëzore

Evis Kushi - Sekretare e Gruas

Etjen Xhafaj - Sekretar Digjital dhe i Rinisë

Eridjan Salianji - Sekretar për Çështjet Zgjedhore

Milva Ekonomi - Sekretare e Programit

Romina Kuko -  Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë

Ora 18:09
Kongresi i PS-së, Rama: Do çojmë në Kuvend një projekt për futjen e Inteligjencës Artificiale në prokurimet publike

1702053978_rama.jpg

Në fjalën e tij në Kongresin e PS-së, kryeministri Edi Rama tha se do të çojnë në Kuvend një projekt për futjen e Inteligjencës Artificiale në prokurime. Sipas Ramës kompania thjesht do të sjellë projektin, do të japë çmimin dhe më pas do të presë rezultatin.

‘Do i çojmë parlamentit një projekt të ri për futjen e inteligjencës artificialë në prokurime. Ambicie është që brenda këtij mandati të prezantojmë sistemin prokurimeve me sistemet artificialë. Do të thotë se do të prokurohet pa letra me procedura ku të gjithë konkurrentet nuk do të kenë asnjë kontakt me asnjë lloj komsioneri ku çdokush që mund të jetë më sipër nuk do të mund dot ta influencojë tenderin. Kompania thjeshtë do të sjellë projektin do të japë çmimin dhe do të presë rezultatin e gjitha kjo transparente për të gjithë. IA do të bëjë të gjithë pastrimin e procedurave.’- tha Rama.

Ora 18:09
Rama: Në pranverë do mbajmë Kongresin Zgjedhor të PS për të pasur një Kryesi dhe Asamble të re

1702050892_rama.jpg

Në fund të Kongresit të PS kryeministri Edi Rama dha lajmin se në pranverë do mbahet kongresi zgjedhor i PS për të bërë zgjedhje brenda partisë.

"Duhet të përgatitemi që në pranverë te kemi një kongres zgjedhor të PS për të pasur një kryesi të re për të pasur një asamble të re sepse dhe vetëm këtë pikë kam. Ne nuk na shkon më që themi ejani jemi të hapur, ejani jemi të hapur dhe që fatkeqësisht ata që na votojnë të mos kenë besim se ne jemi vërtet të hapur. Edhe ne nuk na shkon që ndërkohë që marrim komplimente dhe lëvdata nga e gjithë familja e madhe ne ta kemi barazinë gjinore të sanksionuar në nivele të larta dhe kur vjen puna kemi në statutin e partisë që drejtimi i organizatës socialiste të drejtohet të bëhet nga një grua apo djalë. Sot ka kryetarë të tërë organizatash që thonë ne këtu s’kemi gra. Po kush i ka pjellë këta dhe me kë i kanë bërë fëmijët këta. Kjo është skandaloze ashtu sikundër ne nuk na shkon më që ti duam nga larg dhe ti respektojmë nga larg dhe ti dëgjojmë nga afër vetëm kur vijnë periudhat e zgjedhjeve njerëzit e punës e njerëzit e Shqipërisë që jeton jashtë administratës shtetërore dhe që meritojnë të dëgjohen rregullisht nga PS dhe që meritojnë të bëhen pjesë e saj aktive...", tha Rama.

Ora 18:09
Kongresi i PS-së, Rama: Në sistemin e drejtësisë të përdoret Inteligjenca Artificiale, mund të përshpejtoje trajtimin e dosjeve

 

Kryeministri Edi Rama tha se sistemi gjyqësore mund të përdorë Inteligjencën Artificiale për të bërë përshpejtimin e trajtimit të dosjeve.

‘Sistemi ynë gjyqësor ka një mentalitet aq të dobët aq të vjetër sa që edhe tenderat për shërbimet e internetit mendon se janë të pavarura nga gjithë sistemi shtetëror i të dhënave. Ndërkohë që me IA mund të bëjmë një përshpejtim të trajtimit të dosjeve. Ne do të përdorim Inteligjencën Artificiale tani menjëherë që nga janari.’- tha Rama.

Ora 17:57
Rama: Në 2024 pensionistët do pajisen me kartën e tyre! S’do e marrin pensionin në postë, por në bankë

Kryeministri Edi Rama në kongresin e PS-së tha se në vitin 2024 pensionistët do të marrin kartën e tyre dhe pensionin do ta marrin nga banka. Një koment ironik, kreu e qeverisë bëri edhe për Partnë e Lirisë, e cila kur ishte në bashkëqeverisje me PS-së, kishte në drejtim Postën Shqiptare.

Akoma sot në 2023 pensionet merren në zarf dhe pastaj dalin grupe kriminale brenda postës siç ishte një grup diku lart. Grupe të organizuar brenda postës që merrnin pjesën e tyre. Zarfet që shkojnë me korrierë paguhej korrierë pafund me një sistem që kemi pasur një aleat të vogël. Kishim dikur një aleat të vogël që tha se do bëhej më i madh se PS dhe këta korrierët e postës do t'i përdorete për partinë e vet. Në 2024 ne pensionistëve do tu japim kartën e tyre dhe do e fillojmë tani projektin pilot dhe ne pensionistëve do u japim kartën e tyre dhe pensioni i tyre do të jetë në bankë dhe kudo ku shkojnë do të përdorin kartën e tyre. Do na mërziten bankat.’- tha Rama.

Ora 17:54
'Karrigia e pushtetit është një kafshë e egër', Rama: Ndëshkim për keqbërësit e veshur me pushtet

Kryeministri Edi Rama u shpreh në kongresin e PS se drejtësia kërkon një mendësi europiane dhe se luftën kundër korrupsionit nuk mund ta bëjë vetëm drejtësia, por edhe vetë qeveria.

“Karrigia e pushtetit është një kafshë e egër që po e le të të hyjë në trup, të mbush xhepin por të merr mendjen, ndaj kush e harron se ajo karrige është e popullit dhe e shtetit, meriton çdo ndëshkim që parashikon ligji.  Në këtë pikë nuk do zgjatem. Për ata që harrojnë se për çfarë e kanë këtë karrige dhe kur i kap rrjeta e drejtësisë presin ndihmë nga partia apo bëjnë viktimën e konspiracioneve, është detyrë dhe përgjegjësi e tyre për ta mbajtur”, tha Rama.

“Lufta kundër korrupsionit kërkon një drejtësi që ndëshkon keqbërësit e veshur me pushtet. Karrigia e pushtetit, kush e harron se ajo karrige është e popullit meriton çdo ndëshkim që parashikon ligji. Qëndrimi im nuk ndryshon, të gjithë ata që e harrojnë se për çfarë e kanë karrigen e dhënë nga kjo parti dhe më pas presin t’i mbrojë partia. Për ta mbajtur karrigen me dinjitet është nderi yt, por paralelisht me këtë dhe pavarësisht se sa individë të korruptuar do të ndëshkohen nga drejtësia e re korrupsioni do të mbetet një problem jo vogël sa kohë modernizimi i sistemeve nuk do të arrijë në nivelin e duhur të transformimit. Këtë vit u mbyllën e edhe sportelet e turpit në PS. Sportelet e hipotekave u mbyllën është një proces dhe sot njësoj ti ke përballë pasqyrën e kompjuterit apo telefonit”, tha ai.

 

Ora 17:41
Rama: Prokurorët dhe gjyqtarët në vend kanë pagat më të larta në rajon, kemi të drejtë të kërkojmë rezultate për njerëzit

Në kongresin e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama u ndal tek sistemi i drejtësisë. Rama tha se gjyqtarët dhe prokurorët në vendin tonë kanë pagat më të larta në rajon. Kreu i qeverisë shtoi se qeveria ka të drejtë që jo vetëm të japë mbështetje pa rezervë, por edhe të kërkojë rezultate për njerëzit.

'Ka dy vjet që flitet për një grup të ri propozimesh dhe ky grup i ri propozimesh vjen jo nga ne, por nga vetë sistemi i drejtësisë. Ka nisur fillimisht nga disa ndërhyrje racionale të lidhura me SPAK dhe misionet ndërkombëtare për asistencë dhe monitorim dhe më pas është zgjeruar me propozime nga të gjitha institucionet e sistemit të drejtësisë të cilat janë relevante për këtë bisedë sepse mund të përmblidhen si kërkesa për më shumë pushtet, por dhe për më shumë privilegje.

Unë nuk pendohem aspak që kjo shumicë qeverisëse ka miratuar në parlament një rritje pagash. E dëgjuat ministrin e Drejtësisë. 200-300 % për prokurorët dhe gjykatësit. Ndërkohë që rritja e pagave për forcat e armatosura, punonjësit e policisë, mësuesit, mjekët, të gjithë punonjësit është larg të qenit kaq. Nëse ne fatmirësisht kemi nisur t’i afrohemi nivelit të lartë të pagave të rajonit. E dini ju që prokurorët dhe gjykatësit e Shqipërisë kanë pagat më të larta në rajon me diferencë me presidentët e rajonit. E kemi bërë të vetëdijshëm për të gjitha arsyet që nuk ndryshojnë. 10 herë të ktheheshim mbrapa 10 herë do ta bënim, por ama kemi detyrën përveçse të drejtën që jo vetëm të japim mbështetje pa rezervë për strukturën speciale, por edhe të kërkojmë rezultate për njerëzit nga i gjithë sistemi i drejtësisë se nuk janë rritur vetëm për strukturën special.  

Dy vjet pas dyerve nëpër korridoret e institucioneve është krijuar dhe ushqyer perceptimi që e gjitha kjo bëhet për qoka, për influencim dhe deri për kapje të sistemit nga pushteti ynë ekzekutiv. Edhe vetë formatimi ka pasur vonesa të ndjeshme, por edhe problematika të rënda të cilësisë së përbërjes dhe përfaqësimit. Ne sot duhet ta njohim dhe ta marrim përgjegjësinë lidhur me mbështetjen dhe koordinimin e këtij procesi madhorë nga Kuvendi, komisionet dhe strukturat e ngritura posaçërisht pranë Kuvendit. Për të adresuar nevojën e një strategjie të re që të rriten prurjet në shkollën e magjistraturës, të plotësohen vakancat në një kohë sa më të shpejtë.

Të ruhet cilësia dhe profesionalizmi, por edhe për mënyrën e rritjes së shpejtësisë në hetim dhe gjykim për çështjet e pahetuara ndër vite dhe janë çështje pafund familjesh që kanë të drejtën e tyre të marrin përgjigje. Rritja e aksesit në drejtësi, garantimi i standarteve, zbatimi më i mirë i parashikimeve të ligjeve të reformës dhe zbutja e kostos, se janë kosto gjithë këto mbingarkesa të sistemit që janë në ndryshim e sipër. Nuk janë probleme që ne mund t’ja lejmë në derë të tjerëve sepse ne këtu nuk jemi qiraxhinj, por jemi të zotë shpie që të gjithë së bashku.

Kjo është Republika e Shqipërisë dhe jo Republika e Prokurorëve dhe gjykatëse. Janë një pushtet i pavarur nga parlamenti dhe qeveria, por nuk janë i vetmi pushtet i pavarur i kësaj republike, e cila ka edhe dy pushtete të pavarura që nuk varen nga pushteti gjyqësor në vendimmarrjen e tyre dhe as nuk japin llogari pushtetit gjyqësor për ushtrimin e kompetencave të tyre kushtetuese dhe ligjore. Kështu funksionin drejtësia evropian dhe kjo është panorama e të ardhmes që ne duhet të punojmë bashkë që drejtësia e re të bëhet një drejtësi evropiane.'- tha Rama.

Ora 17:32
Rama: Vënia para përgjegjësisë e individëve që e mendonin veten të paprekshëm, vetëm zgjimi i një shpirti drejtësie në koma në nëntokën e shtetit

 

Reforma në Drejtësi, ishte një nga ndalesat e kryeministrit Edi Rama në kongresin e PS. Ai tha se pa PS-në, kjo reformë nuk do ecte përpara. Ndalur te vendimet e fundit, Rama tha se drejtësia e re i ka vendosur para përgjegjësisë individë që e mendonin veten të paprekshëm.

"Problemi i madh është çfarë të bëjmë që ta afrojmë ditën që drejtësia në Shqipëri të jetë e tëra drejtësi  e drejtë e ndershme. Gjithçka po ndodh sot me hetimin vendosjen në akuzë të një sërë individësh me profil të lartë në nivelin qendror të politikës është vetëm zgjimi i një shpirti drejtësie të fjetur prej më shumë se 100 vitesh në koma në nëntokën e shtetit shqiptar. Nuk është drejtësia evropiane që duam. Ky zgjim ka vetëm një arsye kalimin e fuqisë sonë si forca më e madhe e vendit që udhëheq rrugën e ndërtimit të shtetit të së drejtës te një strukturë e re që lindi nga reforma në drejtësi.

Kjo është arsyeja është shumë pak. Është shumë në aspektin e moralit politik sepse një pushtet ekzekutiv shqiptar të transferojë të gjithë fuqinë e vetë në raport me gjithçka që ka të bëjë me drejtësinë kjo është historike. Por nuk  është drejtësia Europiane. Nëse ne mendojmë për një moment të vetëm që e bëmë tonën ky progres nuk ka asnjë garanci U deshëm disa vite që kjo strukturë ti zgjaste duart e pavarura drejt pushtetit të politikës dhe të vinte para ligjit individë që nuk imagjinohej se mund të prekeshin nga drejtësia.

Prandaj do vazhdojmë ta mbështesim pa kushte këtë krijesë të sapolindur në jetën e një njeriu që çdo vit ka një peshë të veçantë. Nuk mjaftojnë disa ditë për të kaluar nga një fazë shekullore pa liri pa shtet të të së drejtës. Pavarësisht vullnetit tonë dhe gatishmërisë së vullnetit tonë, armiqtë e reformës në parlament na morën thuajse tre vjet. Teksa ne do vazhdojmë ta mbështesim drejtësinë e re në hapat e saj ka ardhur koha që ne ti ngremë pyetje të rëndësishme vetes të bëjmë shumë më tepër."

 

Ora 17:29
Rama: 21 janari, peng i drejtësisë së vjetër, i mbyllur në sëndukët e maskarenjve! S’ka vajtur ende drejtësia e re te prokuroria e Tiranës

 

Nga Kongresi i PS, kryeministri Edi Rama u ndal te 21 janari, duke e cilësuar një çështje që ka mbetur peng i drejtësisë së vjetër. Drejtësia e re tha Rama, nuk ka vajtur ende te prokuroria e Tiranës. Ai nënvizoi se duhet menduar që drejtësia e re të rrisë dhe më tej profesionalizmin e saj.

“21 janari është peng i drejtësisë së vjetër. Dy kilometra janë. S’ka vajtur ende drejtësia e re te prokuroria e Tiranës. 21 janari është i mbyllur në ato sëndukët e gjysheve, jo gjysheve mos tu biem në qafë. Në sëndukët e maskarenjve të Shqipërisë që nga 1912 që penguan sabotuan dhe rrëzuan këdo  që tentoi t’i bënte gjërat pak më ndryshe. Imagjinoni prokurori të tjera gjykata të tjera se në çfarë gjendje janë por ne duhet të mendojmë seriozisht se çfarë duhet të bëjmë ne që drejtësia të rrisë profesionalizmin e saj. Drejtësia Europiane është në çdo rast garantë e shtetit ligjor e lirive dhe të drejtave të çdo individi të barazisë reale të të gjithë individëve para ligjit përfshirë dhe vetë prokurorët dhe gjykatësit që kurrsesi nuk duhet të bëhen një pushtet i pakontrolluar...”, tha Rama.

Ora 17:21
Rama: Reformë në Drejtësi pa PS-në s’ka as anglo-amerikan apo euro-perëndimor që e bënte dot në Shqipëri

Në Kongresin e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama foli për Reformën në Drejtësi, ku nënvizoi se nuk do të ishte bërë nëse në pushtet nuk do të ishte Partia Socialiste.

‘Ne duhet të bëjmë detyrat tona me përpikmëri pasi Shqipëria e gatshme si vend anëtar i BE-së para se ti duhet Francës, Holandës, Gjermanisë na duhet ne i duhet fëmijëve tanë dhe fëmijëve fëmijëve tanë ku ne duhet të sigurojmë për njerëzit e këtij vendi progresin pa kthim për një shtëpi të përbashkët Evropiane dhe mirëqeverisje evropiane. Duke garantuar lirën dhe barazinë e konkurrencës dhe meritokracinë.

Reforma që ne ndërmorëm në Drejtësi është reforma më e thellë për ndërtimin e shtetit modern Evropian të Shqiptarëve, asnjëherë askush qysh nga shpallja e Shqipërisë shtet nuk e ndërmori një reformë të tillë. Sot ka shumë përpjekje që thonë se është një produkt i imponuar nga BE dhe SHBA. Asgjë më të pavërtetë se kjo nuk ka. Le të hidhet përpjekjet kush të dojë por reformë në drejtësi pa PS-në dhe pa fitoren tonë në 2013 nuk ka anglo-amerikan apo euro perëndimor që bënte dot në Shqipëri. Ambasada e SHBA-së dhe BE nuk erdhën në 2013. Ishin këtu dhe më para.

Ju thonë merrni shembull si bëhet një organizim tërësor i drejtësisë.  Nuk e solli koha këtë transformim po e solli PS. PS nuk e solli Amerika dhe as Europa por e solli populli shqiptar. S’e bëmë vetëm por jemi në gjendje ti bëjmë Shqipërisë aleatë miq dhe parterë në atë nivel që Shqipëria si ka pasur kurrë.’- tha Rama.

Ora 17:01
Rama zbulon bisedën me Mira Muratin: I kërkova ndihmë për integrimin në BE që vendi ynë bëjë gati në shqip masat ligjore të BE-së përmes Chat GPT

 

Kryeministri Edi Rama në kongresin e Partisë Socialiste ka zbuluar se ka biseduar me Mira Muratin, shqiptarja e cila krijoi Chat GPT për ta ndihmuar në rrugën e vendit drejt anëtarësimit në BE. Kreu i qeverisë tha se përmes inteligjencës artificiale, Murati do të ndihmojë në përkthimin e masave ligjore të BE-së që duhet të ndërvendosen në legjislacionin shqiptar. Kjo gjë do të reduktojë kohën drejt integrimin.

‘Që një vend të jetë teknikisht gati për tu bërë shtet anëtar i BE-së duhet të harmanizojë plotësisht legjislacionin e tij me atë të BE-së. Për Shqipërinë do të thotë që të ndërvendosë në legjislacionin e saj 280 mijë faqe të 3484 masave ligjore të komuniteti evropian, ose ndryshe ne do të miratojmë mbi 4000 kate ligjore dhe nënligjore. Qëkur Shqipëria ka nisur që ta bëjë këtë shkrirje të përbashkët ka rritur të bëjë ndërvendosjen e 500 masave, rreth 15% të gjithë volumit që duhet transferuar dhe ndërvendosur. Tradicionalisht kjo punë kolosale ka marrë 7-10 vite, Shqipëria këtë punë do ta bëjë shumë herë më shpejt se më i shpejti i vendeve pararendëse. Ky nuk është një qëndrim retorik është një argument i mbështetur në shkencë në inovacion teknologjik.

Askush nga ne nuk e kishte dëgjuar më parë emrin e një vajze vlonjate një talent gjenial shqiptar që quhet Mira Murati. Të gjithë e dëgjuam emrin e Mira Muartit ku mahniti të gjithë me krijesën e Chat GPT. E kërkoj Mira Muratin me thënë të drejtë i ndrojtur nga një ndrojtje që s’më karakterizon dhe më jep një takim telefonik. Dëgjoj një zë miqësor dhe marr guximin ti kërkoj ndihmë ta bëjmë gati Shqipërinë më shpejt për anëtarësimin në BE. Ajo qeshi se mendoj se po bëja humor. Unë e pyes a është e mundur që në vend që në të rekrutojmë një armatë me përkthyes dhe një batalion me juristë dhe të shpenzojmë dhjetëra miliona euro, për të bërë gati në shqip malin me masat ligjore të BE-së ta bëjmë këtë përmes Chat GPT. Mu përgjigj që më duket e mundur. Kështu nisi puna me Mirën dhe një skuadër të përbashkët që krijuar me AKSH-in. Në 13 dhjetor në Bruksel kur të mbaroj mbledhja bashke me dilemën greke, unë do do ua lë si kartolinë të Vitit të Ri të Shqipërisë të gjithë liderëve të BE rezultatin e testit të suksesshme të modelit shqiptar për ndërvendosjen në legjislacionin tonë të 280 mijë faqeve masa ligjore të BE. Dhe modeli ynë revolucionar këmbë e krye nuk bën thjeshtë përkthim, por edhe një sërë shërbimesh të tjera, por në thelb na mundëson një qërim farmaceutik të gjithë thasëve të pafundme të orizit të legjislacionit tonë në fuqi.’- tha Rama.

Ora 16:56
Rama: Asnjë cic-mic ballkanik apo gërr-gërr perëndimor s’e vonon Shqipërinë drejt anëtarësimit! Mbështetje Kosovës për të përafruar legjislacionin me BE-në

 

Kryeministri Edi Rama nga Kongresi i Partisë Socialiste ka komentuar anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke dhënë një mesazh të qartë se asnjë "cic-mic ballkanik apo gërr-gërr perëndimor" nuk e ndalon procesin e integrimit nëse plotësohen kushtet. 

“Asnjë cic mic ballkanik apo gërr gërr perëndimor nuk e vonon dot Shqipërinë në këtë proces themelor pune për anëtarësimin në BE. Shqipëria jo vetëm që do ta bëjë përafrimin e legjislacionit por do ta bëjë më shpejt se më i shpejti që e ka bërë më parë. Por do të ndihmojë bujarisht dhe Kosovën që ende nuk është kandidat, por askush nuk e pengon dot që ta nisë mbivendosjen e legjislacionit dhe të jetë de facto një shtet që në legjislacion funksionon si një vend i BE-së. Askush s’e pengon që të nisë ndërvendosjen e të gjithë trupit ligjor të BE. Ne nuk do humbasim asnjë ditë çfarëdo pengese që të na vihet.

Gjatë fjalës së mbajtur në Kongresin e PS-së, Rama u ndal te përdorimi i inteligjencës artificiale në procesin e përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të BE-së. Sipas tij, “Shqipëria jo vetëm do ta bëjë procesin e përfarimit të legjislacionit, por do ta bëjë shumëfish më shpejt se vendi që i ka bërë më shpejt deri tani”.

"Tani e kemi 100% në dorën tonë kohën e kësaj përgatitje për tu bërë teknikisht gati si një shtet de fakto i integruar 100% në trupin ligjor të Europës së Bashkuar.

Që të integrohesh në Be duhet të bëhesh ti gati por edhe Be të bëhet gati për ty por edhe vendet e BE. 27 qeveri të Be që kanë agjendat e tyre politike programore dhe elektorale të mos kenë asnjë arsye të brendshme të nxjerrin bishta që në dukje pikturohen bukur që Shqipëria ka bërë shumë dhe duhet të bëjë edhe më Shumë.

Janë bishta të mungesës së gatishmërisë. Shqipëria ishte gati për të hapur negociatat që disa vite më parë por komisioni Europian shikon faktet dhe jo sondazhet”

 

Ora 16:51
‘Beleri’, Rama: S'ndryshojmë qëndrim! S'pranoj ta besoj që Greqia do vërë veto! Nga Brukseli do kthehem krenar! Do e bëj gati Shqipërinë për në BE para se BE të jetë gati

 

PS nuk do të ndryshojë qëndrim për çështjen “Beleri” pavarësisht presioneve të Greqisë. I prerë, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në Kongresin e PS.

“Ne do shkojmë në Bruksel për mbledhjen e KE, me kokën lart për të gjitha rezultatet e nënvizuara qartë në raportin e kongresit amerikan dhe të përshëndetura nga 26 shtete anëtarë te Be. Vetëm një shtet e ka lënë ende pezull opinionin e vet dhe jo për rezultatet e pamohueshme të Shqipërisë po për një arsye të mos arsyes tradicionale ballkanike. Greqia. Historia dihet. Duke përsëritur qëndrimin tonë ndaj arsyes në fjalë. Qëndrim që as nuk ndryshon deri në 13 dhjetor dhe as përtej 13 dhjetorit. Ky qëndron nuk do të ndryshojë jo sepse ne jemi kokëfortë por sepse arsyeja për të mos ndryshuar qëndrim është shumë më kokëfortë se ne.

Brez pas brezi ishte trashëguar gojëdhëna se nuk do të dilte kurrë. Unë nuk do ta pranoj ta besoj deri në 13 dhjetor se fqinjët tanë do ti vënë tapën e vetos shishes së hapur me aq përkushtim punë e profesionalizëm nga një skuadër më shumë se 100 veta në të gjithë sistemin e shtetit tonë që e ka përfaqësuar me dinjitet e seriozitet Shqipërinë në tryezat e dialogut për skanimin e plotë të gjendjes së vendit duke na nderuar të gjithëve

Të gjithë që na dëgjojnë dua tu them se në rast se kjo ndodh unë nuk do kthehem nga Brukseli i mërzitur, asnjë fije ju siguroj. Do kthehem edhe më krenar edhe më i motivuar për të vazhduar së bashku punët e mëdha të shtëpisë tonë të përbashkët edhe më i bindur se një absurditet i tillë s’do ta vonojë asnjë ditë procesin tonë në BE. Madje edhe më i vendosur për të përshpejtuar këtë proces për ta bërë gati Shqipërinë për në BE edhe më parë sesa Shqipëria të jetë gati.”

Ora 16:45
Kongresi i PS, Rama: Vendi në rrezik për tu rikthyer pas, nëse nuk fokusohemi te krijimi i garancive të progresit pa kthim e pa ndalim

 

Kryesocialisti Edi Rama në fjalën e tij në kongresin e PS-së duke krahasuar zhvillimin e vendit me para vitit 2013 tha se vendi ka bërë një progres të jashtëzakonshëm, por socialistët duhet të fokusohen për shumë më tepër.

Sipas Ramës, Shqipëria nuk është aspak jashtë rrezikut, të rikthimit mbrapa nëse nuk do të fokusohemi për angazhimin e përbashkët tek krijimi i garancive të progresit pa kthim dhe pa ndalim.

‘Sikur tërmeti të na kishte gjetur me borxhet mbetëse të vitit 2013. Imagjinojeni sikur pandemia të na kishte gjetur me shërbimet e urgjencës së 2013, apo pa investime digjitale sesi do të kishin shkuar gjërat. Merri me mend sesi egërsi e luftës që ngriti çmimet në qiell të na kishte gjetur me gjysmën e miletit që nuk paguante dritat.

Sot Shqipëria është një vend krejt tjetër i cili çmohet si kurrë më parë për përparimet e dukshme që ka bërë. Ka një mundeshe kombëtare më të forte se asnjëherë ecën çdo ditë para dhe ulet në çdo tryezë të komuniteti ndërkombëtar jo vetëm duke dhënë respekt por duke marrë të njëjtin respekt nga të gjithë, se sa ne ta sillnim Shqipërinë në këtë formë dhe pozicion. Pas 10 vitesh të pandalshme përballje me çdo hap me fakte të së shkuarës. Me ndryshimin si dita me natën mes të sotshmes dhe të djeshme. Dua të përqendrohem vetëm në disa tema kyçe të së nesërmes për Shqipërinë, Shtetin dhe Partinë. Unë besoj se Shqipëria nuk është aspak jashtë rrezikut të rikthimit mbrapa nëse ne nuk do të fokusohemi për angazhimin e përbashkët tek krijimi i garancive të progresit pa kthim dhe pa ndalim.

Vetëm merreni me mënd për një moment me çfarë ju shikojnë sytë rreth e rrotull sikur në të mos jemi këtu dhe të tjerë të jenë në vendin tonë se me çfarë shpejtësie mund të zhbëhet i gjithë ky progres. Na duhet tre garanci, vend i gatshëm të anëtarësohet në BE, shtet ku fryma e organizmit të hyjë në të gjitha venat e tij. Për ne asgjë nga këta që u thanë nuk mund të jetë mjaft. Ne do të ndërtojmë më shumë infrastrukturë patjetër, do e rrisim turizmit patjetër, do të bëjmë dhe të tjerat me radhë, por të gjitha këto nuk do ta bëjnë Shqipërinë një vend të gatshëm, nëse ne nuk do tre gëzojmë të thyejmë kornizën e progresit gradual përmes inovacionit gradual, jo vetëm teknologjik por në filozofinë e qasjes së institucioneve ndaj idesë së progresit.

Çdokush që ka një detyrë për këtë parti duhet ti verë gishtin kokës vet çdo ditë, unë ja vë dhe tja kujtojë mirë këtë fakt abslut se nëse PS ndalon ulet vetëkënaqet dhe nuk synon më lart, garancitë mungojnë dhe progresi vihet në diskutim serioz.’- tha Rama.

Ora 16:35
'Duroni edhe fjalimin tim si zakonisht të shkurtër', Rama e nis me batutë fjalën e tij në kongresin e PS

 

Me batutë e ka nisur kryeministri Edi Rama fjalën e tij në kongresin e PS që vijon prej disa orësh.

“Më vjen shumë mirë që megjithëse ishte një kongres goxha i gjatë, ditë pushimi me një vakt dreke në mes pasi ju nuk u thatë u lodhëm mbase disa këtu e menduan që na lodhën por e rëndësishme është që jemi të gjithë këtu për ta përmbyllur këtë ditë dhe prandaj duroni edhe fjalimin tim si zakonisht të shkurtër”, tha Rama.

B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Në Shqipëri do të prodhohen municione për Ukrainën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Varhelyi foli për dyfishim të ekonomisë në 10 vite, Malaj skeptik: Duhen përmbushur reformat

Varhelyi foli për dyfishim të ekonomisë në 10 vite, Malaj skeptik: Duhen përmbushur reformat