Rama në Korçë: Duam një
Shqipëri me më pak taksa

Rama në Korçë: Duam një <br />Shqipëri me më pak taksa
KORÇË – “Duam një Shqipëri me më pak taksa”. Kështu është shprehur sot lideri socialist, Edi Rama, gjatë një takimi me simpatizantë të kësaj partie në qytetin e Korçës, të cilëve u dorëzoi edhe teserat e saj.

“Duhet një politikë që t’i bëjë gjërat siç duhet. Duam një Shqipëri me punësim real. Duam një Shqipëri me më pak taksa”, deklaroi Rama përpara simpatizantëve. “Së bashku bëjmë politikën më të mirë”, shtoi ai.

Rama i kujtoi socialistëve korçarë se “një qytetar i mirë është kundër importit të plehrave”. Duke iu referuar qeverisë së djathtë të Kryeministrit Berisha, ai deklaroi se “pushteti lindi duke treguar duart e pastra. Sot këto duar janë të zhytur në llumin e korrupsionit”.

“Korça po ndryshon edhe pse kjo qeveri nuk e ka ndihmuar”, tha Rama duke u ndalur në problematikat e qytetit. Kryetari i Bashkisë Niko Peleshi “ka projekte, por politika i pengon”, deklaroi lideri socialist.

Përpara se të mbërrinte në Korçë, Rama u ndal gjatë paradites në qytetin e Pogradecit ku dhe u takua me mbështetësit e tij. Ndërsa dje ai mbajti një takim me socialistët e Beratit.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Vranë për hakmarrje në Mamurras, Apeli lë në fuqi 47 vite burgim për 2 autorët!

Lezhë/ Vranë për hakmarrje në Mamurras, Apeli lë në fuqi 47 vite burgim për 2 autorët!