Rama në Kosovë,Vuçiç:Ç'do thoshte
bota po të takoja ekstremistët serbë?

Rama në Kosovë,Vuçiç:Ç'do thoshte<br />bota po të takoja ekstremistët serbë?
“Unë nuk kam koment. Por imagjinoni nëse unë kisha shkuar diku në rajon për të vizituar përfaqësuesit më ekstrem të partive serbe, si do të reagonin Europa dhe bota”, është kjo deklarata që dha kryeministri serb Vuçiç kur u pyet mbi vizitën e Ramës në selinë e AAK.
 
AAK drejtohet nga Ramush Haradinaj i cili u arrestua në Francë me një urdhër ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia që e akuzon për krime lufte.
 
Kryeministri i Edi Rama ndodhet për vizitë në Kosovë ku ka mbajtur një konferencë për media së bashku me nënkryetarin e AAK-së, Ardian Gjini.
  
Duke folur edhe për ndalimin e Ramush Haradinajt, Rama u shpreh: “Shpresoj me gjithë zemër që të jetë përfundimi që e duam të gjithë”.
 
Ai më tej ka deklaruar se Qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë po punojnë që urdhër-arrestet e kohës së shkuar të fshihen.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie