Kryeministri Edi Rama takon kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kreun e grupit parlamentar socialist në Kryesinë e Kuvendit. Takimi vjen një ditë para seancës plenare dhe mësohet se në fokus të takimeve kanë qenë pikërisht zhvillimet e pritshme në Kuvend.
Opozita prej dy javësh po tenton të bllokojë punimet e Kuvendit dhe të komisioneve parlamentare pas akuzave të ngritura në adresë të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Të shtunën dhe PD dhe LSI kanë njoftuar mbajtjen e një protestë në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" nga ku do të kërkojnë dorëheqjen e ministrit për problemet e të vëllait me drejtësinë.
Komento