Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregëtisë e Sipërmarrjes ka organizuar sot një ceremoni në të cilën ka vlerësuar sipërmarrësit më të mirë të vitit 2015, në aksitivtetin “Bleta e artë 2015”.

I pranishëm në këtë aktivitet ka qenë edhe Kryeministri i vendit, Edi Rama i cili ka theksuar se tashmë qeveria nuk detyron sipërmarrjen që të bëjë punë publike në kurriz të saj, por qeveria ka kthyer borgjet e akumuluara në vite nga qeverisja që përfitonte nga sipërmarrja, duke i zënë frymën asaj me punë publike të papaguara.

bleta e arte

720 milion dollarë borxhe deri në 2012, i ishin biznesit.Shteti mori me forcë borxhe nga ju. Nuk jam krenarë për atë çka qeveria ka bërë për marrëdhënjen me sipërmarjen, por jam krenar që qeveria është e para që nuk i lejon vetes të drejtën e ushtrimit të forcës ndaj sipërmarjes për tu mbajtur gjallë përmes punës e shërbimeve të papaguara. Shlyerja e borxhit nuk ishte shlyerje detyrimi të prapambetur, por themeli i një filozofie të re qeverisëse në marëdhënjen me sipërmarjen provate. Shteti nuk është më i fortë se sipërmarja dhe ai ska të drejtë më shumë sesa cdo sipërmarrës” ka thënë Kryeministri Rama.

bleta e arte

Rama ka theksuar se sipërmarrja private në Shqipëri është një nga monumentet më të rëndësishme dhe se historia e saj është e mbushur me dritë.

Historia e re dhe e shkurtër e sipërmarjes është histori me plotë dritë. Sot nuk janë më vitet kaotike, as fillim vitet e këtiij shekulli. Dekada e dytë ku kemi hyrë përkon me konslolizdimin e gjithçkaje. Shumëçka nuk i ka rezistuar dot kohës e rregullave” ka shtuar ai.

Sipas Kryeministrit pa sipërmarësit ky vend nuk jeton dot ansjë ditë, por dramatike, sipas Ramës është fakti që mbi 70% e të rinjve duhet të punojnë në shtet. Ndërkohë që më dramatik është fakti që për 20 e kusur vite ansjëherë nuk u promovuan shembujt e sipërmarjes së suksesshme.

Ai ka shtuar se në këto vite nuk u investua asnjë gjë, për një sistem të arsimit profesional që mbështet sipërmarjen e zhvillimin e kapaciteteve të administratës.

Cmimin “Blerta e Artë 2015” e ka fituar drejtoresha e përgjithshme e QSUT-së, Ogerta Manastirliu si administratorja e vitit.

manasterliu

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)