Zv presidenti i shoqatës së Diasporës në Itali Dritan Trimçev tregon për Report Tv çfarë po ndodh në Pallatin e sportit Busto Arsizio, lokalitet afër qytetit të Milanos ku pritet të nisë takimi me kryeministrin Edi Rama, i cili zbriti në aeroportin e Milanos rreth orës 11:00.
Pallati i sportit u hap në 09:15 minuta dhe është mbushur plot. Është atmosferë kombëtare. Njerëz që këndojnë shqip, valëvisin flamurin ndërsa kanë veshur bluza me shqiponjën të stampuar në mes.
“Ky takim është mjaft pozitiv për shqiptarët. Për herë të parë shohim një aktivitet të tillë që mblidhemi kështu, me përjashtim për rastet e ndeshjeve të futbollit. Takova njerëz që kanë ardhur nga Toskana, Veneto, krahina që janë larg. Unë vej vij në Piemonte, kanë ardhyr nga Asti. Një pjesë shumë e madhe janë të rinj, nën moshën 31 vjeç. Shoh shumë pak njerëz të moshuar. Ka dhe fëmijë’ tha ai në një lidhje me skype direkt nga stadiumi ku pritet të shkojë kryeministri Edi Rama.
Ky është takimi i dytë i Ramës, pas Athinës, në kuadër të turit që ka ndërmarrë me diasporën.