Rama në podcastin ‘Flasim’, thirrje emigrantëve të kthehen në atdhe: Ejani! Ka një gjë këtu që s’e gjeni në asnjë vend tjetër (VIDEO)

Në episodin 11 të sezonit të katërt të podcastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama kishte të ftuar katër personazhe të angazhuar në fusha të ndryshme. Sara dhe Naimi nuk janë shqiptarë, por jetojnë prej vitesh në Shqipëri.

Sara është me origjinë indiano-iraniane, por është lindur dhe rritur në Angli ndërsa Naimi prindërit i ka të huaj, vetë ai ka lindur në Shqipëri. Prindërit e tij janë shpërngulur në Shqipëri në vitin ‘91. Të dy janë njohur në Qendrën Botërore Bahá'í në Izrael, ku Naimi ka qenë vullnetar për një vit.

“Jam rritur në Shqipëri. Prindërit kanë ardhur në ‘91. Babai është me origjinë nga Irani dhe vetë është lindur dhe rritur në Itali, ndërsa mami gjysmë gjermane dhe iraniane dhe rritur në Itali. Vendosën të vinin në janar ‘91 dhe më pas u zhvendosën përfundimisht. Erdhën për të jetuar këtu dhe ndihmuar në zhvillimin e Shqipërisë. Pak a shumë ndihem shqiptar ngaqë kam 30 vjet këtu.”, u shpreh Naimi.

Sara tregoi se Angli punonte si dentiste ndërsa sot në Shqipëri ushtron profesionin e këngëtares. Të pyetur nga kryeministri Rama se si vendosën që të kthehen në Shqipëri. Naimi tregoi se u largua jashtë për të studiuar, ndërtoi disa biznese ndërsa aktualisht synon që të merret me një platformë për dixhitalizimin e turizmit në Shqipëri.

“Unë qëllimin e ngritjes së bizneseve e kam pasur që të kthehem këtu, por duke mos pasur disa problematika. Por gjërat kanë ndryshuar dhe jam kthyer për të bërë diçka. Kam edhe një kompani për marketimin e turizmit. Në bazë të asaj, po punojmë për një platformë për dixhitalizimin e turizmit në Shqipëri.”, shtoi Naimi.

Dy të ftuarit e tjerë, Ersi dhe Fatjoni merren me sportin e kite surf. Fatjoni tha se dëshiron që këtë sport ta bëjë sa më popullor në Shqipëri. 

“Këtë sport e mësova në Itali. Shikoja këtu që nuk kishte njerëz që e bënin këtë sport. Avash avash duke i tërhequr njerëzit që njihja, u afruan shqiptarët. Duke ardhur në det e duke praktikuar u mësuan. I vura zotim vetes që ta bëj sa më të popullor këtë sport”, u shpreh ai. 

Gjatë podcastit, kryeministri iu bëri thirrje që të kthehen dhe të investojnë në atdhe. Teksa mori shembullin e dy të huajve të ftuar, kreu i qeverisë tha se “këtu ka një gjë që s’e gjeni në asnjë vend tjetër”. 

“Se ka një gjë këtu që nuk e gjen dot në asnjë vend tjetër, ajo gjëja që kam kuptuar unë kur jam kthyer e merrni vesh ju. Hajdeni mër, kthehuni mër. Për hir të vetes, kthehuni të pini një kafe tamam, a pihet kafja në Angli më thuaj mua?! E para verën nuk e pi 33 mijë euro se është estradë fare kjo, e shijoj vetëm me miqtë, nuk ulem të pi verë. Kur jam me miq, sidomos kur janë miq të huaj që vijnë, e shijoj, por krejt qetë domethënë”, u shpreh Rama. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:42
Rama batuta me të ftuarin në podkastin ‘Flasim’: Me nejt 6 muaj me ty erdhi Luli në pushtet (VIDEO)

Gjatë podcastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama nuk kurseu batutat me të ftuarit. Teksa njëri nga ata po fliste për sportin kitesurfing, kreu i qeverisë thotë me ironi se ‘me nejt 6 muaj me ty erdhi në pushtet Luli.’

Pjesë nga diskutimi:

Fatjoni: Ne kemi një shok nga Kosova dhe tani është 66 vjeç, e ka mësuar tek ne për gati gjashtë muaj.

Rama: Qenka dedikim i madh të rrish gjashtë muaj.

Fatjoni: Jo jo gjashtë kuaj, që ta mësosh duhen dy tre ditë, që ta ushtrosh…

Rama: Me nejt 6 muaj me ty unë erdhi Luli në pushtet.

Fatjoni: Deti është i mrekullueshëm, kitesurf është shumë i bukur.

 

Xh.D/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 23/03/2025 04:08

    O Ramke,nuk e kupton qe zor se kthehet me njeri?! Me mire puno qe te mos humbasesh dhe ata qe te kane mbetur aty.

    Përgjigju
  • goni: 22/03/2025 10:35

    EShte e vertete,,ketu kemi dicka qe nuk e gjejme asgjekundi,,,nje kryeminister qe na vjedh perdite me tendera e koncesione.....

    Përgjigju
  • Beni: 22/03/2025 10:06

    O Rame tregoju dhe historin e dy vëllezërve Edmir dhe Gëzim Frroku, pronarë të hotel "Holiday' Velipoje, u kthyen nga emigracioni te investojn ne Shqiperi ja ben gropen vetes.!!!

    Përgjigju
  • jani: 22/03/2025 09:35

    JAM EMIGRANT,,KAM 1 HAVE QE KAN ARDHUR,,,,PER VIXITE,,,PO ME MERR FRYMEN PLUHURI QE KA RRUGA NE TIRANE,,,,QE BASHKIA AS NUK E CAN KOKEN PERTE BERE PASTRIM,,,DJE E DYTA ESHTE NDOTJA NGA KARBURANTI I MAKINAVE,,,,JAM I BINDUR QE NJEREZIT JETU VDESIN PARA KOHE NGA NDOTJA....DHE PER TI VARROSUR ESHTE BERE PROBLEM NE SHARRE SE NUK KA ME TOKE....KETO JANE SHQETESIME....PLUS RROGAT E VOGLA...VARFERA SHIHET KUDO....

    Përgjigju
    • Turi: 22/03/2025 13:00

      O Jani greku besoj. Që je drejtor ti jashtë e kuptoj, dhe që paguhesh nja 15.000€ në muaj edhe këtë e kuptoj. Ajo që nuk kuptoj është që duket sikur punon në varreza or Gon dhe numëron sa vdesin në Tiranë nga pluhuri. Ik ore idiot

    • adecj: 22/03/2025 09:57

      Mos moreeee....

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Rama ironizon sërish Berishën me një buf:  Sy m’sy ke këneta

Rama ironizon sërish Berishën me një buf: Sy m’sy ke këneta