Rama në Pragë: Ballkani do jetë pjesë e takimit të BE për përballimin e krizës energjetike! Kam insistuar që të ndihmohen të 6 vendet

PRAGË- Ballkani Perëndimor do të jetë pjesë e diskutimeve sëbashku me Bashkimit Europian sa i takon çështjes së përballimit të krizës energjetike. Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se edhe ministrat e Energjisë së Ballkanit do të marrin pjesë në takimin e BE-së për krizën energjetike që do të mbahet në Pragë sëshpejti.

Kjo dakordësi, Rama tha se është arritur pas kërkesës së tij ndaj kryetares së Komisionit Europian, ndërsa zbuloi edhe detaje nga bisedimet në të takimin e Komunitetit Politik Europian. Rama tha se fokusi kryesor në këto tryeza bisedimesh ka qenë kriza energjetike, ndërsa u tregua i qartë se ka kërkuar me insistim që 6 vendet e Ballkanit Perëndimor që të marrin ndihmë konkrete nga BE, ndonëse i kanë hapur ose jo negociatat.

“Lajmi i mirë është që me kërkesën time drejtuar kryetares së komisionit është pranuar që të thirren edhe ministrat tanë të energjisë në takimin që do zhvillohet në Pragë për të trajtuar çështjen e energjisë si një çështje europiane dhe jo si një çështje të BE. Në tryezën e rrumbullakët ku kam qenë bashkë me kryeministrin e Holandës tonë fokusi kryesor ka qenë kriza energjetike dhe si vendet tona, duke filluar nga vendet tona, duke nisur nga vendet që kanë hapur negociatat për anëtarësim, do duhet të ndihmohen drejtpërdrejte.  Unë kam insistuar që duhet të përfshihen të 6 vendet, pavarësisht nëse i kanë hapur apo jo negociatat”, tha Rama.  

Rama tha për gazetarin e Report Tv, Ermal Qori se mbledhja e Komunitetit Politik Europian për ishte tejet pozitive, i cili thekson se Kriza Energjetike, Kriza Ushqimore, Siguria..etj, janë tema me të cilat komuniteti europianë dhe vendet aspirantë duhet të përballen bashkërisht, pasi janë sfida që prekin të gjithë kontinentin, jo vetëm komunitetin europianë.

Është një krahasim i dobishëm për të kuptuar se për çfarë bëhet fjalë. Komunitet vendesh që bashkohen për të adresuar çështje që janë gjithmonë të përbashkëta. Nuk mund të ndahet në pjesë kriza energjetike, kriza e klimës, demografike, për këtë arsye e ardhmja na i sjell bashkarish problemet sepse jemi në një epokë të re rreziku. Kemi dalë nga epoka e perspektivës së sigurt dhe jemi futur në epokën e rrezikut. (...) Të gjitha duhen. Me këtë format jemi në një tjetër hapësirë të integruar dhe ajo që është me e rëndësishme është që Shqipëria ka një zë dhe peshë tjetër se pse e përfaqëson më së miri një pjesë të euorpës që nuk është në europën e bashkuar, por që mbetet europë.

Kreu i qeverisë do të zhvillojë një takim bilateral me homologët grek Kyriakos Mitsotakis, spanjoll Pedro Sanchez dhe atë irlandez Micheal Martin. Sa i takon takimit me homologun grek, Rama tha se ende nuk është arritur një dakordësi sa i takon çështjes së detit, por do të vijojnë bisedimet.

Ky është një proces ligjor që ka një sërë rregullash dhe ne do i respektojmë nga fillimi në fund se duhet të bëjmë të qartë pozicionin tonë, çfarë ne synojmë në këtë proces. Qëndrimi i unifikuar që kërkohet nga gjykata se çfarë synon njëra palë dhe tjetra kërkon kohën e vet. Nuk kemi konsensus me palëve.

Në takimin e Komunitetit Politik Europian morën pjesë 44 vendeve 27 vende anëtarë të BE dhe vende aspirante për të qenë pjesë e unionit, mes tyre, Ukraina, Kosova..etj. Mes 5 folësve ishte edhe kryeministri Edi Rama, presidenti Zelenksy, kryeministrja britanike Truss, kryeministri Store dhe kryeministri Fiala.

 

 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arber: 06/10/2022 19:25

    Ja dhe lideri i open balkan

    Përgjigju
  • Mini: 06/10/2022 19:24

    Kshu bohesh i pari ne tgjitha venet kur mer iniciativen per grupin bravo i qofte

    Përgjigju
  • Erta: 06/10/2022 19:22

    Le te jet ky fillimi i rruges tone europiane

    Përgjigju
  • Gani: 06/10/2022 19:22

    Na nderoni me keto fjalime zoti rama bravo

    Përgjigju
  • Marjus: 06/10/2022 18:41

    Me vjen mire qe dita dites Shqiperia po merr zhvillime te rendesishme ne tavolin e arenes nderkombetare

    Përgjigju
  • Marjo: 06/10/2022 18:40

    Gjithmone takimet e duhura per ta zhvilluar vendin ne arenen nderkombetare

    Përgjigju
  • Zana: 06/10/2022 18:39

    Ju pergezoj sepse jeni duke bere te pamunduren per te pasur mbeshtetjen e duhur per te kaluar krizen

    Përgjigju
  • Ana: 06/10/2022 18:38

    Asnjehere nuk ndalon se beri gjera ne te mire te vendit. Bravo

    Përgjigju
  • Dori: 06/10/2022 18:38

    Deri tani fale jush po e perballojme mire krizen energjetike

    Përgjigju
  • Petrit: 06/10/2022 18:37

    Vetem te mira i ke sjelle vendit tone

    Përgjigju
  • gledis: 06/10/2022 17:56

    si nuk la pa shku ne nje orgaizim ky rama. hallalll te qofte qe nuk ndalon se beri gjona per te miren e shqipriss

    Përgjigju
  • miri: 06/10/2022 17:55

    po sa ire qe po vazhdojne dhe nuk ndalojne keto organizime qe kane nje efekt teper pozitiv ne vendin tone

    Përgjigju
  • Reda: 06/10/2022 17:55

    Rama po punon shume per shqiperine

    Përgjigju
  • Elsa: 06/10/2022 17:54

    Sa mire qe Rama merr pjese ne takime te tilla te rendesishme

    Përgjigju
  • ilda: 06/10/2022 17:54

    per situaten ku jemi po realizohen plot plane mbrojtese dhe ne te miren tone

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK