Një rast i paprecedentë është shënuar me gazetarët shqiptarë të cilët janë akredituar për të ndjekur vizitën historike të kryeministrit Edi Rama në Serbi. Autobusi me të cilin grupi i gazetarëve udhëtonte nga Beogradi drejt Luginës së Preshevës, u bllokua të shkojë në Preshevë perreth 50 minuta.
Ata u bllokuan rreth ores 09:00 te mengjesit për arsye sigurie të kryeministrit Rama, sipas policise serbe. Me tej grupi i gazetareve dhe delegacioni shqiptar qe mberriti pas tyre sebashku me kryeministrin Rama u nisen drejt Presheves, ne diten e dyte te vizites historike ne Serbi.
Drejtori i Përgjithshëm i televizionit A1 REPORT Ilir Babaramo tha në një lidhje telefonike se nuk i është dhënë asnjë shpjegim tjetër, dhe se kanë zbritur në autostradën që lidh Beogradin me Luginën e Preshevës, në dalje të qytetit të Nishit rreth një orë larg Preshevës.
/Shqiptarja.com

VIDEO