Rama: Në prill fillojmë montimin e parafabrikateve, shtëpitë do të grupohen! Veliaj: Familjet me fëmijë nga çadra në kontinier

TIRANE-Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj ishin në Farkë në familjen Shkalla, banesa e së cilës u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit, e që tashmë është sistemuar në kontinier, deri në ndërtimin e shtëpisë së re, që sipas kreut të qeverisë do të jetë model si nga cilësia dhe siguria.

Ai deklaroi se në fund të marsit dhe fillim të muajit prill do të fillojnë që të montohen shtëpitë e reja me parafabrikate, të cilat do të grupohen. Sipas kryeministrit, pavarësisht se familjet që janë prekur nga tërmeti do të grupohen në një vend të caktuar, toka që kishin banesën që u shemb do u mbetet po atyre. 

Rama nënvizoi se lagjet e reja që do të krijohen do të plotësojnë të gjitha kushtet për familjet që do të vendosen aty dhe do të krijojnë një perspektivë të re. “Do kenë shumë më tepër kushte të mira dhe do jenë më afër me njëri-tjetrin, por jo thjesht për njeri-tjetrin, por më afër me shërbimet, më afër me çerdhen, me kopshtin, shkollën, qendrën shëndetësore. Ndërkohë që toka i mbetet atij që e ka, është tokë bujqësore, fermë e vogël, me bagëti etj. Të shkojë i zoti i punës ta punojë dhe të kthehet në shtëpi, jo të shkojë e gjithë shtëpia”, theksoi Rama.

Kryebashkiaku Veliaj tha se familjet që kanë fëmijë të vegjël do të zhvendosen nga çadrat në kontinier. Bashkia e Tiranës ka porositur 200 shtëpiza në formë kontenieri për strehimin provizor të këtyre familjeve në këto ditë të ftohta, kryesisht në zonat rurale, ku familjet nuk kanë pranuar që të largohen nga toka. Një prej përfitueseve të para është edhe familja e Bedri Shkallës në Farkë të Tiranës të cilës iu shemb shtëpia nga tërmeti i 26 nëntorit. 

Bisedat mes kryeministrit, kryetarit të bashkisë dhe kryefamiljarit të familjes Shkalla
Erion Veliaj: Nesër kanë një takim do ta shikojnë nëse i konvenon parafabrikati dykatësh që keni porositur, se janë dy kurora do të zbatojmë atë dëshirë, nëse i konvenon. Do rrëzojmë këtë dhe më pas. Për dimrin kemi zgjidhjen me kontenier

Edi Rama: Kjo nuk është cështje parafabrikati apo tullash, por të kemi shtëpi më të mira dhe më të forta, anti-sizmike dhe ato që do të ngremë i kanë këto parametra, janë shumë komode, i përdor Amerika, Gjermania. Nuk duhet pasur ideja se po u bë me llac dhe tulla është më e fortë. Mos u mërzit se do ta kapërcejmë këtë situatë.

Kryefamiljari: Faleminderit që na kujtoni, edhe ne qajmë hallin tuaj, ndoshta u fusim në siklet, por hallet bashkë do i qajmë.

Erion Veliaj: Kryeministri na la një porosi që ku ka fëmijë të vegjël, që çadra nuk është komode, kemi porositur konteniertë, kemi porositur 200. Kemi filluar edhe pastrimin e territoreve ku do të jenë lagjet e reja. Familjet do i grupojmë.

Edi Rama: Këtu janë bashkë, thjeshtë në këto raste do të rindërtohet shtëpia ku ka qenë, ndërsa në rastet e tjera do i bëjmë bashkë, nuk do i pyesim shumë, pasi është e mira e tyre, do të kenë shumë më tepër kushte të mira. Do të jenë afër njëri tjetrit, por edhe shërbimet, dhe jo nga maja e malit për të marrë pensionin poshtë, apo kur ka nevojë për një urgjencë të vijë në majë të malit, apo fëmijë ik dhe eja në majë të malit.

Ndërkohë që toka i mbetet atij që e ka dhe të shkojë ta punojë. Krijohet edhe format e tjera, mblidhen familjet....Këtë do ta bëjmë, po ecim shpejt me punët edhe besoj që në fillim të pranverës në fund të marsit me ndihmën e Zotit të fillojmë të montojmë shtëpitë e reja. Thoshte një mik i babait tim nga jugu, me rakinë e Tiranës lajmë xhamat, është ujë. Unë që katundar që jam nga Tirana mund ti bie rakisë sonë. Të japim edhe lëngun e frutave të këtij.

Edi Rama: Këtu ju frynë erë? Se te unë erë e madhe

Kryefamiljari: Frynë shumë

Edi Rama-Veliajt: Na ranë ca edhe  nga ata filizat e tu

Erion Veliaj: Do i mbjellim prapë, fillon stina. Patëm shumë dëme...do i rikuperojmë.

Edi Rama-Veliajt: Mbilli një cikë më të trasha, mbilli

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 07/01/2020 16:06

    Bejini rreze maleve dhe Pastroni fushat nga bajgeria fshatareske qe dhunoi vendin me ndertime të shemtuar për 30 vjet. Gjej fushë e nderto haure bajgash. Fshatarëve tu vihet kufiri tek thana!

    Përgjigju
    • Ehhh: 08/01/2020 05:44

      mor Ilir sa inad i paske pasur fashataret,ca te kane bere??? Apo se kane marre serish token qe gjyshat e tu iu kane blere perpara per nje grosh lek

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive